Ja 10 femrat me te zgjuara te te gjitha koherave

GLOOM

Catch me if you can...
Images.jpg



Per here te pare ne 100 vjet, testet e inteligjences ne mbare boten tregojne se grate jane perpara burrave sa i perket inteligjences.Studiuesit thone se truri i grave trajnohet me mire pasi ato merren edhe me pune, por i perkushtohen edhe familjes.
Gazeta me e madhe gjermane, Bild, publikoi renditjen e dhjete grave me te zgjuara ne bote.
1. Margaret Thatcher
Zonja e Hekurt nuk ishte vetem kryeministrja e Britanise se Madhe, por edhe nje zbuluese. Ajo ka studiuar per kimi dhe shkenca juridike ne Oksford. Bashke me nje ekip ka zbuluar akulloren e bute.
2. Hannah Arendt
Filozofja shkroi kunder sistemeve totalitare dhe ndoqi si reportere procesin kunder nazistit Adolf Eichmann ne Jeruzalem. Vleresohet si nje nga mendimtaret politike me me shume ndikim te koheve moderne.
3. Sally Ride
Astrofizikantja e njohur u be amerikania e pare ne hapesire ne vitin 1983. Pas kesaj, ajo drejtoi nje sektor te rendesishem kerkimesh ne NASA dhe punoi per misionin e suksesshem ne Mars, te quajtur Pathfinder.
4. Marie Curie
Polakja studioi ne France, ne Sorbonne. Gjate kerkimeve te saj zbuloi radioaktivitetin. Mbajtesja e dy çmimeve Nobel ne Kimi e Fizike, eshte edhe krijuesja e fjales radioaktiv.
5. Sharon Stone
Aktorja 54 vjeçare eshte e bukur dhe e zgjuar. Biondina ka nje koeficient inteligjence- IQ- prej 154 pikesh dhe ka studiuar shkenca kulturore.
6. Mbreteresha Elizabeta e Pare
Ajo drejtoi Angline ne periudhen e Rilindjes, ku u promovuan mes te tjereve edhe William Shakespeare dhe Francis Bacon. Ajo fliste vete gjashte gjuhe dhe perkthente shkrimet e lashta.
7. Dr. Marion Doenhoff
Ishte gazetarja me e rendesishme e Republikes Federale gjermane. Editore e gazetes “Die Zeit”.
8. Kleopatra
Ishte faraonja e fundit femer. Ishte nje stratege gjeniale dhe nje mjeshtre e politikes. Zoteronte nente gjuhe dhe ndikimi i saj zgjati per shekuj ne Egjipt.
9. Alicia Keys
Eshte 31 vjeç, ka fituar 14 çmime Grammy dhe eshte nje legjende e muzikes soul. Eshte shume e talentuar dhe perveç kesaj ka qene nje nxenese shume e mire. Mori diplomen e shkolles se mesme ne moshen 16 vjeçare si nxenesja me e mire.
10. Rosa Luxemburg
Mbaroi shkollen ne menyre te shkelqyer dhe kreu doktoraturen per shkenca politike. Veprat e saj ne sociologji dhe shkenca politike jane edhe sot nje reference e domosdoshme.Ikub.
 
Titulli: Ja 10 femrat me te zgjuara te te gjitha koherave

5. Sharon Stone
Aktorja 54 vjeçare eshte e bukur dhe e zgjuar. Biondina ka nje koeficient inteligjence- IQ- prej 154 pikesh dhe ka studiuar shkenca kulturore.


kjo do mbete ikon .
 
Titulli: Ja 10 femrat me te zgjuara te te gjitha koherave

Po un jam e 11-ta?? LOL LOL LOL
 
Pe: Ja 10 femrat me te zgjuara te te gjitha koherave

Une kam lexuar shume Margaret Thatcher...Me pelqen forca e saj dhe vendoshmeria qe tregon,kembngulese,pothuajse kokeforte e mbi te gjitha teper e zgjuar me temperamentin e saj pedant:)

Se di pse disa qe me njohin me karakterizojne me te LOL
 
Titulli: Ja 10 femrat me te zgjuara te te gjitha koherave

Ka pasur dhe ka shum me te zgjuara se keto.
 
Pe: Ja 10 femrat me te zgjuara te te gjitha koherave

Kan qene dhe ca po hajt mo...:P
 
Titulli: Pe: Ja 10 femrat me te zgjuara te te gjitha koherave

Jane vertet 10 femrat me te zgjuara.
 
Back
Top