Izraeli paralajmëron: Lufta në Gazë do të zgjasë disa muaj

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
gaza-6.jpg
balkanweb back buttonlogo balkanweb e madhe
Fillimi > Bota
Izraeli paralajmëron: Lufta në Gazë do të zgjasë disa muaj
23 Tetor, 2023 09:11GazaMadhësia e tekstit:
Balkanweb app Get it on Google Play


Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, ka thënë lufta e Ushtrisë Izraelite në Rripin e Gazës mund të zgjasë “dy deri në tre muaj”, duke u zotuar se “pasi të përfundojë ajo, nuk do të ketë më Hamas”. “Sa i përket anëve operacionale të manovrimit – në fund të fundit, asgjë nuk do ta ndalë IDF-në [Forcat e Mbrojtjes së Izraelit]. Është një përzierje e dy gjërave: aftësive tona ajrore dhe manovrimeve tokësore”, tha Gallant të dielën në Tel Aviv.

Një pushtim tokësor i Rripit të Gazës nga Ushtria e Izraelit mund të jetë i pashmangshëm, pas sulmit të tërbuar të militantëve të Hamasit në qytetet jugore të Izraelit para dy javëve. Ushtria e Izraelit e rrethoi Gazën dhe i nisi bombardimet hakmarrëse vdekjeprurëse në Gaza menjëherë pas sulmit të 7 tetorit, si dhe ka grumbulluar tanke dhe dhjetëra mijëra trupa në afërsi të kufirit me enklavën me popullsi të dendur prej 2.3 milionë banorë.
“Ky duhet të jetë operacioni jonë i fundit i manovrimit në Gazë, për një arsyeje të thjeshtë, sepse pas tij, nuk do të ketë më Hamas atje”, theksoi Gallant. Militantët e Hamasit i thyen pengesat kufitare dhe u futën nga Gaza në jug të Izraelit më 7 tetor, duke i vrarë mbi 1.400 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer mbi 200 të tjerë. Si pasojë, e bombardimeve të pareshtura izraelite që nga atëherë në Gaza janë vrarë 4.741 palestinezë, ndërsa 15.898 janë plagosur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila udhëhiqet nga Hamasi.

Balkanweb.com
 
e kane ndare mendjen me shfaros palestinen jo hamasin.
 
Kam peshtypjen qe do ingranohen shum shtete ne nje luft te madhe

Me ben cudi pse shtetet islamike nuk e perkrahin palestinen
e perkrahin
tjeter pune qe skane fuqi te ngrihen
po u perfshine plas direkt lufta 3te
 
e perkrahin
tjeter pune qe skane fuqi te ngrihen
po u perfshine plas direkt lufta 3te
Po e perkrahin indirekt por jo ne nje mase te duhur . Lufta e 3te ska brina. Kshu do vazhdoje me ritme te vogla
Esht si puna miellit qe e hap ne mes e shton ujin e kripen e avash avash behet brumi
 
:(:( A populli shkretë.
Ato fëmijë që dalin e qajnë për prindërit e tyre 😭😭💔💔💔
E ato nëna që qajnë për fëmijët.
Mir kjo,po kanë dal do shushka tik-toku israelite që tallen me fatkeqsinë e të gjorëve.
😡😡😡😡😡
 
Lufta ne Palestine nuk eshte vec se nje diversiv qe terheq vemendjen!!
Shume nga filmimet jane fake* fake news, hoax, terminologji te njohura tani e 22 vite qe pas 9/11.
Lufta e vertete po behet tjeter kund, dhe ne maj te 2024 do shfaqen ato qe sot po fshihen me trazirat ne Palestine/Israel.
Agenda 2030 nuk ka reshtur se punuari, madje po perparon dhe me me sukses sesa ishte parashikuar.
WHO dhe 194 shtete qe do votojne per masa paraprake te plandemive* , carbon tax, privatizimi i ujit dhe caktimi i 50lt perdorimi maxx, etj etj jane vec nje pjese e asaj qe kte vit qe vjen do shfaqet, vendime keto te firmosura nga WEF aka Davos-i i famshem.
 
Lufta ne Gaza do zgjase aq kohe sa i duhet Amerikes per te distancu mbeshtetesit e Rusise te lindjes se mesme dhe per ti afruar nga vetja.
Pastaj fap si me magji, paqe dhe oburra te rindertojme Gazen.🤦‍♂️
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top