'Izraeli kërkoi leje nga SHBA për ta sulmuar Iranin'

alfonci

Veri investigatio
Në varësi të asaj se a shikon gazetat e botuara apo versionet e tyre online këtë mëngjes, titujt kryesor në thuajse secilën prej gazetave britanike janë pak të nxituar.

ثshtë e qartë se versionet në letër kanë shkuar për botim me pandehjen se është arritur marrëveshja rreth paketës së shpëtimit të institucioneve financiare siç është propozuar nga administrata e presidentit Bush. Në fakt, në përpjekjet për arritjen e marrëveshjes kanë dalë mosmarrëveshje pasi një grup kongresmenësh republikanë refuzon të pranojë planin prej $700 miliardë dhe sugjerojnë një skemë alternative. Bisedimet pritet të vazhdojnë gjatë ditës.

The Guardian, nga ana e saj në faqen e parë sjell një shkrim ekskluziv, siç e cilëson, me titullin "Izraeli ka kërkuar nga SHBA dritë të gjelbër për të bombarduar Iranin".

Sipas gazetës, burime të larta diplomatike evropiane i kanë thënë asaj se Izraeli ka menduar seriozisht këtë pranverë që të ndërmarrë sulme ushtarake kundër objekteve bërthamore të Iranit por i është thënë nga presidenti Bush se nuk do ta mbështesë atë dhe nuk pret që të rishikojë këtë qëndrim gjatë pjesës së mbetur të mandatit presidencial të tij.

The Guardian citon burime të saj që thonë se kryeministri Ehud Olmert ka shfrytëzuar rastin e udhëtimit të presidentit Bush në Izrael për gjashtëdhjetë vjetorin e themelimit të këtij shteti për të ngritur këtë çështje në një takim sy më sy më 14 maj. Ata shtuan se ' Olmert e mori refuzimin në atë moment dhe se qëndrimi amerikan nuk kishte të ngjarë të ndryshonte përderisa Bushi të jetë në postin e presidentit.

Gazeta thotë se burimet e saj punojnë për një shef qeverie evropiane që takoi udhëheqësin izraelit pak kohë pas vizitës së Bushit. Sipas gazetës, bisedimet e tyre kanë qenë aq delikate sa nuk kanë marrë pjesë as persona që mbajnë shënime, por udhëheqësi evropian më pas i ka njoftuar zyrtarët e vet për përmbajtjen tejet të ndjeshme të asaj që Olmert i kishte thënë për qëndrimin e Bushit.

Vendimi i Bushit për të refuzuar mbështetjen për një sulm kundër Iranit, sipas burimeve të gazetës, duket se bazohet në dy faktorë. Një ishte shqetësimi amerikan në lidhje me një kundërpërgjigje të mundshme të Iranit, që me siguri do të përfshinte një valë sulmesh kundër ushtrisë dhe personelit tjetër amerikan në Irak dhe Afganistan, ashtu si edhe kundër anijeve në Gjirin Persik. Faktori tjetër, thotë gazeta, ishte shqetësimi amerikan se Izraeli nuk do t'ia dilte të paaftësonte objektet bërthamore të Iranit me një sulm të vetëm madje edhe me përdorim të disa avionëve. Izraeli, sipas gazetës, nuk do të mund të ndërmerrte një varg sulmesh për disa ditë me radhë pa i hyrë rrezikut që kjo të shndërrohej në luftë të përmasave të plota. Së këndejmi përfitimet nuk do të ishin më të mëdha se sa kostoja, thotë The Guardian.

bbc
 
Një Izrael që për çdo ditë po i shtyp Palestinezët me 7.6 milion banor t'i kundërvihet një Irani me 70 milion nuk më duket e logjikshme. Armët e shkatërrimit në masë duhet të zhduken nga të gjitha shtetet. Ka armë tjera me të cilat mund të luftohen të këqijat e terrorizmi. Më duket hap i keq ky nëse ndërmerr Izraeli, dhuna dhe lufta pastaj do të mund ta përfshinin tërë botën!!!
 
Politike eshte kjo, vetem fjale s'ka sulme =)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top