Izrael, zbulohen 2000 monedha ari në fund të detit

LeVoyageur

Once upon a time...
Katër zhytës kanë bërë zbulimin më të madh të monedhave të arit që mund të jetë bërë ndonjëherë në Izrael. Zbulimi i pazakontë prej 2000 monedhave ari u bë gjatë një zhytje në portin e Cesarea, njëri nga vendet më të rëndësishëm arkeologjike të epokës romane në Izrael. Monedhat me një peshë prej 9 kilogramësh i përkasin epokës së Kalifatit Fatimide, që dominoi në pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme dhe në veri të Afrikës nga viti 909 deri në 1171. “Israel Antiquities Authority” po zhvillojnë kërkime arkeologjike në zonë me synim për të zbuluar origjinën e thesarit. “Ka shumë mundësi që të jetë një anije e vjetër e fundosur, e cila po transportonte drejt Egjiptit taksat e mbledhura”, shpjegon Guardian Kobi Sharvit, drejtor i “Israel Antiquities Authority”. Një tjetër teori sipas Sharvit, është se monedhat e arit i përkasin një tregtari të pasur që tregtonte në zonat bregdetare, ngarkesa e të cilit u fundos. “Israel Antiquities Authority” nuk ka komunikuar ende vlerën e këtij zbulimi dhe aktualisht monedhat janë cilësuar “pa çmim”./a.y/noa.al/
2uxv2n9.jpg
 
Titulli: Izrael, zbulohen 2000 monedha ari në fund të detit

Si nuk ndodhi njher vall te gjendet nje thesar ne trojet shqiptare se :mad:
 
Titulli: Izrael, zbulohen 2000 monedha ari në fund të detit

kur nuk ka , si ti gjeme mi ?

Po edhe keta nuk besoj se kan qen ne diejeni se ka dikun ni thesar....thash sikur te gjindet dhe teke ne .... sa mir do ishte.:yep:
 
Back
Top