Love
βeℓℓe â๓e
Sapo ka dale ne treg albumi i pare i grupit 'Spartiti per Scutari' me titullin “Ketu eshte gjithnje pranvere” qe permban 14 kenge, nje pjese jane perpunim i kengeve popullore shqiptare e nje pjese jane kenge te panjohura.
Orkestra e drejtuar nga Bardh Jakova, djali i Cesk Jakoves dhe nip i Prenke Jakoves, perbehet nga rreth njezet instrumentiste, shumica italiane. E veçanta eshte se ata kendojne dhe interpretojne kenge shqiptare, qe nga “Mora mandolinen” e “Dy zymbyla”, apo vallet dibrane e sarandiote. Me kembengulje kane studiuar pjese te muzikes popullore shqiptare dhe kane arritur te mesojne shqiptimin e sakte te kengeve.
Pasioni i tyre nuk eshte flake kashte, ka vite qe ata marrin pjese ne festivale dhe aktivitete te ndryshme ne te gjithe vendin. Sjellin per publikun italian muzike nga te gjitha trevat shqiptare, instrumente tipike si lodra apo fyelli, melodi dasme apo kenge dashurie. Pjeset jane arranxhuar nga Bardh Jakova i cili i eshte perkushtuar ketij projekti duke mbledhur rreth vetes kete grup te rinjsh, perçues te tradites shqiptare edhe pse kane lindur e jane rritur ne zona te ndryshme te Italise.
Top Channel