Itali, vajza jetonte si qen

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Kur e gjetën, vajza me emrin Lucrezia ishte 7 vjeç dhe nuk dinte të fliste, por vetëm lehte si qen. Ishte rritur në Bari të Italisë, bashkë me qenushin e saj e mbyllur në një dollap duke ngrënë në të njëjtin tas. Pikërisht mes plehrave të grumbulluara në dollap e gjetën edhe karabinierët, pasi prindërit, babai i papunë, invalid dhe e ëma me probleme të rënda psikike, kishin denoncuar zhdukjen.

Lucrezia sot është 9 vjeç, por nuk di të flasë dhe nuk është në gjendje që të tregojë se çfarë i ka ndodhur, ndaj përfaqësuesit e drejtësisë nuk kanë prova të mjaftueshme për të ndëshkuar prindërit e papërgjegjshëm./tch/

B;gjuha shqipe
 
Back
Top