Itali, Kryebashkiaku martohet dhe fton të gjithë Banorët

asus_dj

Antarë
lala.jpg

Kjo po që është një dasmë e artë, të kesh të ftuar të gjithë qytetarët. “Për të mos harruar askënd pa ftuar, i ftuam të gjithë qytetarët”, këtë e tha Uerner Disertori, kryetar i bashkisë së qytezës Termeno, i cili në dasmën e tij, që do të bëhet sot ka ftuar të gjithë bashkëqytetarët. Janë pikërisht mbi tre mijë persona që do të marrin pjesë në dasmë.
500 kg biftekë, 600 pula dhe 80 torta: këto janë vetëm disa nga shifrat e dasmës në qendër të qytetit. Sigurisht që nuk do të mungojë dhe vera e njohur që prodhohet në këtë vend dhe mban dhe emrin e qytetit “Termino”.Menuja e drekës nuk do të jetë mbretërore por numri i të ftuarve do të bënte që të kishin zili dhe çifti i Mbretërisë Britanike: Uilliam dhe Keit.
“Pas tre javësh që nuk pushonte shiu, isha shumë i shqetësuar për kohën. Lutjet e mia intence ishin që sot të shkëlqente dielli dhe ashtu ndodhi”, tregon kryebashkiaku i cili është diplomuar për filozofi dhe teologji.
Dhëndëri ka veshur kostumin klasik me një kravatë të argjendtë nëse bashkëshortja e tij një fustan të bardhë të dizenjuar nga “Armani”. Pas ceremonisë çifti ka hipur në një karrocë ku janë përshëndetur nga i gjithë vendi. Por festa më e madhe pritet të ndodh në banketin që do të shtrohet në darkë për të gjithë qytetarët. BURIMI: PUBLIALB.com
 
Back
Top