Itali, 13-vjeçari emigrant që shpëtoi 50 shokët nga vdekja

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Itali, 13-vjeçari emigrant që shpëtoi 50 shokët nga vdekja 106121788_hi053082478.jpg
Një nga fëmijët që u përfshinë në pengmarrjen e autobusit me nxënës shkolle, në Itali, po lëvdohet si hero pasi u ka shpëtuar jetën të gjithëve.


Shoferi i autobusit i mori peng 51 nxënësit, pranë Milanos, dhe pasi i kishte hequr të gjithë mini-çekiçët e brendshëm që thyejnë xhamat, u sekuestroi telefonat dhe nisi të lyejë autobusin me benzinë, duke u thënë se do të vdisnin të gjithë.

Mrekullisht, të gjithë fëmijët mbijetuan. Ata ia japin meritën Ramy Shehata, i cili kishte arritur ta fshihte telefonin, kur pengmarrësi ua kishte konfiskuar të gjithëve. Më pas ai kishte telefonuar policinë, e cila mundi të mbërrijë në kohë. Policët nisën të thyejnë xhamat e autobusit, dhe pengmarrësi, i cili e kishte lyer tashmë autobusin me benzinë, i vuri zjarrin.

Agjencia e lajmeve italiane, ANSA, thotë se Ramy e kishte telefonuar policinë teksa bënte sikur po lutej në arabisht, pasi familja e djalit kishte ardhur nga Egjipti, ndërsa Ramy ka lindur në Itali, në vitin 2005, edhe pse nuk e ka marrë kurrë nënshtetësi italiane.

Pengmarrësi, një senegalez me nënshtetësi italiane, tha se i kishte marrë fëmijët peng i nxitur nga fëmijët e emigrantëve që po vdesin në det. Qeveria italiane, pas ardhjes së Salvinit në pushtet, ka ushtruar masa të ashpra kundër emigrantëve.



2-44.jpg
Pengmarrësi, një senegalez me nënshtetësi italiane, tha se i kishte marrë fëmijët peng i nxitur nga fëmijët e emigrantëve që po vdesin në det. Qeveria italiane, pas ardhjes së Salvinit në pushtet, nga Lega, ka ushtruar masa të ashpra kundër emigrantëve.
 

Attachments

  • 106121788_hi053082478.jpg
    106121788_hi053082478.jpg
    39.4 KB · Shikime: 0
  • 2-44.jpg
    2-44.jpg
    35 KB · Shikime: 0
  • 106121788_hi053082478.jpg
    106121788_hi053082478.jpg
    39.4 KB · Shikime: 0
  • 2-44.jpg
    2-44.jpg
    35 KB · Shikime: 0
Back
Top