Ismail Morina, të lirohet dhe të vihet nën mbrojtjen e sigurisë së shtetit shqiptar!

legjenda

Tetova
Barometri diplomatik

Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI
*** Pse nuk e arrestuat dhe nuk e burgosët kriminelin Zhelko Razhnjatoviq-Arkan, i cili së bashku me gruan e tij, Cecën, me pasaporta fallso nga kufiri maqedon hynë në Pogradec të Shqipërisë në vitin 1996, por e arrestuat dhe e burgosët patriotin shqiptar Ismail Morina, i cili me shpalosjen e Flamurit të Shqipërisë Etnike të Isamil Qemalit dhe të Isa Boletinit në Beograd, ia zbardhi fytyrën gjithë kombit shqiptar.

-Pse të arrestohet dhe të burgoset Ismail Morina, le të arrestohen dhe të burgosën të gjithë ata liderë politikë korrupocionistë, hajdutë, plaçkitës dhe mafiozë, që varfëruan në skajshmëri popullin, që legalizuan krimin e organizuar dhe u involvuan në të për t’u pasuruar në kurrizin e popullit dhe të shtetit, këta nuk kanë kurrfarë të drejteje morale, ligjore dhe kushteteuse, që të jenë në krye të shtetit (qeveri, parlament dhe institucione të tjera shtetërore). Këta janë rreziku dhe amriqtë më të mëdhenj, që rrezikojnë interesat vitale të popullit dhe të Shqipërisë, jo Ismail Morina me “një revole pa leje”!?

*** Mahatma Gandi: “ Ju mund të më prangosni, ju mund të më torturoni, ju mund të shkatërroni këtë trup, mirëpo, ju kurrë nuk do të arrini të burgosni mendjen time.”

Kjo maksimë me përmbajtje filozofike, që buron nga ndjenja, gatishmëria dhe vendosmëria e sacrificës, nga thellësia e shpirtit dhe e mendjes liridashëse dhe paqëdashëse e Mahatma Gandit, historikisht është mishëruar edhe në shpirtin, edhe në mendjen, edhe në veprimin liridashës të të gjithë atyre heronjve dhe patriotëve shqiptarë, që me penë dhe me pushkë kanë luftuar për çlirimin dhe për bashkimin e gjithë kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike. Prandaj, ashstu siç është shprehur edhe simboli i lirisë së kombit dhe i shtetit indian, Mahatma Gandi se mendja dhe ideali për liri nuk mund të burgosen dhe të vritën nga armiqtë qoftë të brendshëm apo të jashtën, idealin, dashurinë, flijimin dhe aspiratën shekullore të patriotëve shqiptarë (sikundër që dëshmoi në rastin kopnkret, edhe Ismail Morina me shpalosjen e Flamurit të Shqipërisë Etnike të Ismail Qemalit dhe të Isa Boletinit në Beograd, më 14 tetor 2014) për BASHKIMIN GJITHثKOMBثTAR DHE Tث SHQIPثRISث ETNIKE, nuk do të mund t’i vrasin, as policia, as propaganda, as gjykatat politike të korruptuara dhe të shantazhuara të Shqipërisë së edi ramëve dhe të Sali berishëve.

Arrestimi dhe burgosja e shqiptarëve nga vetë shqiptarët, histori e dhimbshme shekullore

Shqiptarët nga trevat e Shqipërisë Etnike nën Jugosllavi (1948-1990), që kërkonin strehim për të shpëtuar jetët e tyre nga torturat, nga arrestimet, nga burgjet dhe nga ekzkekutimi i tyre nga policia, nga gjykatat dhe nga UDBA serbojugosllave, i arrestonin dhe i burgosnin lehtë, duke i vendsur nëpër kampet e përqëndrimit-pjesët moqalike të Shqipërisë dhe, duke i përdorur si diversantë në kufirin shqiptar-jugosllav (1948-1990).
Kështu vepruat edhe me Ismail Morinën, me patriotin e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, i cili me shpalimin e Flamurit të Shqipërisë në Beograd zgjoi ndenjën kombëtare nga gjumi njëshekullor, duke i bërë me dije armiqtë serboslllavë se në Ballkan jeton një komb shqiptar dhe një Shqipëri Etnike, që kërkojnë kthimin e borxhit të tyre shekullor nga invaduesit dhe nga kolonbizuesit barbarë gjenocidalë (1912-2015).
-Ismail Morina nga Kuksi (fal dronit të tij) shpaloi Flamurin gjithëkombëtar të Shqipërisë Etnike në zemër të Serbisë në Beograd, kurse liderët e djeshëm dhe të sotëm të Shqipërisë (1912-2015) asnjëherë nuk patën guximin që Serbisë kolonialiste, aneksuese dhe gjenocodale, të paktën, t’i thonin se Kosova, Medvegja, Bujanoci dhe Presheva janë të Shqipërisë Etnike. Mirëpo, këtë të vërtetë me shembull konkret, para gjithë botës ua tha Ismail Morina.

Ky akt i Ismail Morinës dëshmoi se të jesh atdhedashës dhe patriot i vërtetë, nuk është kusht i domosdoshëm të jesh lider politik, shkencëtar a biznesmen miliarder…, por, para së gjithash, të mendosh dhe të veprosh kombëtarisht për interesin e përgjithshëm dhe për mbrojtjen e dinjitetshme dhe të pakursyer të identitetit të kombit dhe të atdhuet si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë Etnike.

- Ismail Morinën e quaj patriot dhe hero kombëtar, sepse atë që nuk e bëri politika dhe diplomacia e gjysmë Shqipërisë për të mbajtur gjallë dhe përherë të ndezur flakadanin e ndjenjës dhe të ndërgjegjës së patriotizmit dhe të atdhedashurisë për bashkimin gjithëkombëtar dhe të mbarë Shqipërisë Etnike, gjatë periudhës 100-vjeçare (1912-2015), e bëri patrioti shqiptar nga Kuksi, Ismail Morina, i cili më 14 tetor 2014, si dragua i vërtetë, pa u trembur fare nga armiku serb, ngriti Flamurin e Shqipërisë Etnike në zemër të Beogradit-Stadiumit futbollistik “Partizan” në ndeshjen kualifikuese të Kombëtares Kuqezi me Serbinë për Kampionatin Futbollistik Evropian 2016. Me këtë simbolikë patriotike dhe atdhetare, Ismail Morina i bëri me dije serbët dhe Serbinë se Shqipëria Etnike e Ismail Qemalit dhe e Isa Boletinit nuk ka vdekur, por ende është gjallë me Flamur, me gjuhë, me gjak, me komb, me abetare, me histori, me territor dhe me aspirata të përjetshme për bashkimin e saj.

Ismail Morina është arrestuar dhe burgosur në Tiranë për shkak të “armëmbajtjes pa leje” siç kanë bërë të ditur masmediat vendore dhe ato të huaja.

Mirëpo, arrestimi dhe burgosja e tij është nonsens, sepse ai me armën e tij nuk e ka kërcënuar askë, domethënë nuk e ka rrezikuar rendin dhe sigurinë publike të qytetarëve, por e ka mbajtur për ta mbrojtur vetëvetën nga rreziku eventual nga kërcënuesit serbë.
Sikur të kishte pasur shtet të së drejtës në Shqipëri, ndaj Ismail Morinës, do të zhvillonte një procedurë krejtësisht të drejtë ligjore, jo ta arrestonin, ta burgosnin dhe t’ia konfiskonin revolën, por duhej t’ia legalizonin atë, duke i lëshuar lejen e ligjshme të armëmbajtjes.
Duke qenë se Isamil Morina gjendet në rrezik permanent nga bandat dhe organet e fshehta policore dhe të sigurisë si brenda, ashtu edhe jashtë Serbisë, të bashkërenduara edhe me qarqet mafioze të nëntokës serbe në emigracion në Evropë dhe në vende të tjera të botës, organet shtetërore përkatëse të Shqipërisë, jo vetëm se do duhej t’ia legalizonin armën Ismail Morinës, por edhe t’i caktonin edhe sigurinë mbrojtëse personale dhe familiar.

Kjo do të duhej të ishte procedura e drejtë dhe humane e trajtimit ligjor të patriotit dhe të heroit shqiptar, Ismail Morina. Jo, kursesi të mbahej në burg si “peng” i kërcënimeve serioze të Serbisë.

Nuk ka asnjë dilemë se mbajtja në burg dhe dënimi eventual i Ismail Morinës, është turp dhe padrejtësi sui generis, sepse ai nuk ka bërë ansnjë vepër që ka kërcënuar direkt ose indirekt rendin dhe sigurinë shtetërore të vendit.

Sa njerëz janë burgosur dhe janë dënuar për armëmbajtje pa leje (1990-2015)?

Nëse Ismail Morina është i vetmi person në Shqipëri, që ka shkelur ligjin, duke mbajtur armën pa leje, atëherë, veprimin e organeve policore dhe gjyqësore përkatëse, duhet përshëndetur për zbatimin konskeunet të ligjit. Mirëpo, vrasjet, plagosjet, kidnapimet dhe aktet ndryshme të banditizimit mafioz pothuajse të përditshëm në Shqipëri dëshmojnë të kundërtën- ka me dhjetra e qindra njerëz, që mbajnë armë të ndryshme pa leje, e askush prej tye nuk janë dënuar.
Edhe pse kjo, ajo është çështje e organave dhe e institucioneve përkatëse të shtetit shqiptar, përpara ligjit dhe Kushtetutës të gjithë shtetasit , duhet të jenë të barabartët me liri, me të drejta dhe me detyrimee tyre ndaj shtetit.
Ndërkaq, rasti i Ismail Morinës është specifik, që dallon nga të gjitha rastet e tjera, sepse jeta e tij rrezikohet drejtpërdrejt nga kërcënimet e organeve policore të Serbisë dhe të ekstremistëve çetniko-fashistë në emigracion, të cilët publikisht përmes mediave janë deklaruar se japin me qindra e miliona dollarë, kush e zë dhe e arreston Ismail Morinën për shkak të hedhjes së dronit në stadiumin futbollistik “Partizan” të Beogradit, më 14 tetor 2014.

Zbritja e Flamurit shqiptar “ishte ide gjeniale”(Lorik Cana)!

Shpërfaqja e fuluturakes pa pilot(Dronit) me Flamurin e Shqipërisë Etnike me dy kryefigurat kombëtare të themelimit të saj, Ismail Qemali dhe Isa Boletini (28 Nëntor 1912) në stadiumin e futbollit “Partizan” të Beogradit, më 14 tetor 2014, ku zhvillohej ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë për kualifikimet e kampiontatit europian 2016 në futboll, nuk ishte shkaktar i ndërprerjes së kësaj ndeshjeje, por Provokimi i egër vandalist dhe racist i spektatorëve çetniko-fashistë, të cilët nga tribuna në kor brohorisnin parulla linçuese, vrastare dhe antisemitiste kundër shqiptarëve: “ Ubij kolji da siptar ne postoji” (Vris, therr që shqiptar të mos ketë) etj. Ata nuk u mjaftuan vetëm me kaq, por me të filluar ndeshja, hidhnin fishekzare, mjete të forta (gurë, copa hekuri dhe betoni etj.) dhe pirotkenike etj.

Në çastin, kur fluturakja me flamurin e Shqipërisë Etnike zbriti në fushën, ku zhvillohej loja, me dhjetra e dhjetra tifozë serbë, të qartur si bishat e uritura për të copëtuar viktimën e tyre, vërshuan në terren së bashku me pjesëtarët e forcave të sigurisë serbe, të cilët sulmuan fizikisht futbollistët e Kombëtares Shqiptare Kuqezi për shkak se djelmoshat tanë-heronj me trimëri, me dinjitet dhe me krenari ua morën nga dora rrëmbyese futbollistëve serbë Flamurin e Shqipërisë Etnike dhe, duke u kacafytur dhëmb për dhëmb me ta dhe me tifozët e tyre çetniko-fashistë, e mbrojtën që të mos shkyhej dhe të mos përdhosej nga futobollistët dhe nga tifozët serbë, që kishin hyrë në fushën e lojës për t’i “qëruar hesapet”, duke përdorur dhunën dhe forcën brutale ndaj futbollistëve tanë, të cilët m’u sikurse Isa Boletini dhe Ismail Qemali, e mbrojtën Flamurin e Shqipërisë Etnike në stadiumin “Partizan” të Beogradit, më 14 tetor 2014 në ndeshjen kualifikuese me Serbinë për kampionatin europian të futobollit më 2016.
largea_ismailmorina1450017791.jpg
 
Titulli: Ismail Morina, të lirohet dhe të vihet nën mbrojtjen e sigurisë së shtetit s

Si eterit edhe bijte arrestojne dhe mbajne ne burg balliste per llogari te vllezerve serbe!!!!

hajduti
 
Titulli: Ismail Morina, të lirohet dhe të vihet nën mbrojtjen e sigurisë së shtetit s

@Legjenda

Vendos burimin e lajmit dhe hapi tek aktualiteti jo tek politika.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top