Islanda, ishulli buzagaz

braziljania

Anëtar i Nderuar
Sekreti i pasardhësve të vikingëve: humanizmi dhe shpirti i lirë

Sipas OKB-së, Islanda ndodhet në majë të listës së vendeve më të pasura, më të shëndetshme dhe më të shkolluara të planetit. Si ia doli të shndërrohej ishulli i peshkatarëve të varfër në një copëz parajse në mes të oqeanit

Numri më i madh i lindjeve në Evropë + përqindja më e lartë e divorceve + numri më i madh i grave që punojnë jashtë mureve të shtëpisë = vendi më i lumtur në botë, ai në të cilin të gjithë do të ndiheshin më mirë po të jetonin. Kur i sheh pjesët përbërëse të këtij ekuacioni, me siguri që të shkon ndër mend se diku duhet të jetë bërë ndonjë gabim. Shumë fëmijë, një numër i madh familjesh të shkatërruara, nëna që nuk ndodhen kurrë në shtëpi, kjo një tablo e një shoqërie të çorientuar dhe e një kaosi social. Në të kundërtën e asaj që mund të mendohet Islanda, ishulli i këtij ekuacioni ndodhet në krye të listës së Kombeve të Bashkuara për vendin me indeksin më pozitiv në botë për sa i përket pasurisë, shëndetit dhe shkollimit. Por, pas kësaj lind pyetja: a janë ata edhe të lumtur? Për sa është e mundur "matja" e lumturisë, del se islandezët janë edhe të lumtur, veç të tjerash. Sipas një studimi akademik të vitit 2006, islandezët janë njerëzit më të lumtur në botë.

Odni Sturuton është një 31-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, e cila ka një shoqe 25-vjeçare me 5 fëmijë, që sapo është ndarë nga bashkëshorti. E veçanta është se kjo grua nuk po përjeton asnjë lloj krize me këtë ndarje, ndryshe nga sa do të ndodhte me çdo grua tjetër në botë. E sapodivorcuara po përgatitet të vazhdojë jetën e të ecë përpara, si për sa i përket rritjes së fëmijëve, ashtu edhe karrierës. Mbi të gjitha, tek ajo mbizotëron optimizmi. Arsyeja e mospërjetimit të krizës nga ana e kësaj gruaje të re në një situatë të tillë është edhe thelbi i shpjegimit të fenomenit të mrekullueshëm me emrin Islandë, të veçantisë së ishullit, 313 000 banorët e të cilit janë thuajse në pjesën më të madhe të jetës së tyre të qetë e buzagaz. Sigurisht që ka shumë faktorë ndihmës për këtë buzagazje. Islanda zë vendin e gjashtë në botë për sa i përket Prodhimit Kombëtar Bruto për kokë në botë. Banorët e këtij vendi janë të pasionuar pas librave letrarë dhe historikë, jetëgjatësia e meshkujve është ndër më të lartat në planet, ajo e grave gjithashtu, edhe pse me një përqindje më të vogël. Islanda është i vetmi vend që është anëtar i NATO-s, por që nuk ka ushtri. Forcat e Armatosura u ndaluan në këtë vend 700 vjet më parë. Ka numrin më të madh të celularëve në botë për person dhe sistemin më të shpejtë bankar. Eksportet kanë kapur majat, ajri është i pastër si kristal dhe uji i nxehtë, që kanë nëpër shtëpitë vjen nga thellësitë e nëntokës në temperatura të larta. Por lumturia nuk do të kishte qenë e mundur pa vetëbesimin që i karakterizon islandezët, vetëbesim që /////////rrej nga themelet e një shoqërie të ngritur nga ana kulturore, një shoqërie që ka primare lumturinë e saj, rritjen e fëmijëve të shëndetshëm e plot vetëbesim, pavarësisht se///////// në familje jo tradicionale. Një pjesë e madhe e islandezëve kanë prejardhje vikinge, të cilët e kanë pasur në thelb të kulturës së tyre mungesën e xhelozisë ndaj grave të veta, që, nga ana tjetër, ishin gra të forta, të cilat mbanin familjet në kushtet e ashpra atmosferike të veriut të Evropës, ndërkohë që bashkëshortët ndodheshin larg për vite në udhëtimet e tyre detare. Ikja e burrave për një kohë të gjatë i bëri femrat sundimtaret e vërteta të ishullit. Ato drejtonin të gjitha punët dhe bënin fëmijë me skllevërit e tyre dhe kur bashkëshortët riktheheshin në familje, ata i pranonin edhe fëmijët e lindur nga lidhjet jashtëmartesore të bashkëshorteve. Motoja e një filozofie të tillë ishte "sa më të shumtë në familje, aq më shumë gëzim do të ketë". Odni është një pianiste që flet tri gjuhë të huaja, i pëlqen të përkthejë libra letrarë nga anglishtja në islandishte dhe ndërkohë është e punësuar edhe në një këshill bashkiak. Shkollën e ka kryer në Gjermani, Shtutgart dhe ndërsa studionte mbeti shtatzënë me një gjerman. Gjatë shtatzënisë i prishi marrëdhëniet me të dashurin dhe u rilidh me një të dashurin e saj të vjetër, me profesion shkrimtar dhe piktor. Të dy së bashku u rikthyen në Islandë, ku filluan një jetë së bashku me beben e re dhe më pas patën edhe një fëmijë të tyrin. Bashkëshorti është shumë i përkushtuar ndaj të dy fëmijëve. Nga ana tjetër, Odni kujdeset që lidhjet e fëmijës së parë me babanë biologjik të vazhdojnë edhe më tej dhe të jenë krejtësisht normale. Kjo është një familje tipike islandeze, ku njerëzit mund të vijnë nga martesa të ndryshme e me fëmijë të ndryshëm, por që kur vendosin të jetojnë bashkë e bëjnë me shumë gëzim dhe ndihen sikur të kishin qenë të lidhur prej shumë kohësh. Në rastet e festave familjare, të ditëlindjeve, apo ditëve të shënuara të gjithë mblidhen për të festuar. Islanda është një vend pagan. Duke qenë se ndodhej larg kontinentit e në mes të oqeanit Atlantik nuk ka qenë shumë në vëmendje të misionarëve të krishterë. Ndaj njerëzit janë të lirë nga tabutë që mbushin jetën e personave në vende të tjera të botës. Islandezët janë praktikë, që do të thotë se nëse një marrëdhënie nuk shkon mirë, ata shkëputen për hirë të të vazhduarit për t‘u ndjerë mirë edhe në vazhdim. Kjo është arsyeja e divorceve të shpeshta në këtë vend. Islandezët nuk qëndrojnë në marrëdhënie të kalbura e të marra fund për hirë të askujt. Nëse diçka ka mbaruar, ata thjesht shkëputen dhe kërkojnë gjënë e re, që do të vazhdojë t‘i mbajë lart shpirtërisht. Islandezët janë të lirshëm, sepse shoqëria nuk i sheh me sy të keq, nuk i stigmatizon personat e divorcuar. Ata nuk qëndrojnë në një marrëdhënie jo të mirë, sepse janë të bindur që një situatë e tensionuar nuk është e mirë as për rritjen e fëmijëve, ndaj zgjidhja më e mirë edhe për ta është ndarja. Fëmijët do të ////vazhdojnë të jenë mirë, pasi prindërit janë të përgjegjshëm dhe do të ////vazhdojnë t‘ua kushtojnë gjithë vëmendjen dhe do të vazhdojnë t‘u falin dashurinë, pavarësisht ndryshimit të gjendjes civile. Islandezët e dinë se e ardhmja e fëmijëve të tyre është e sigurt dhe kjo shpjegon faktin se përse gratë irlandeze, që janë më modernet dhe më të përparuarat në botë (Islanda zgjodhi femrën e parë Presidente në botë, Vigdis Finnbogadotir, një nënë beqare me një fëmijë) ngulmojnë që të sjellin në jetë fëmijë, që në moshë fare të re dhe sa më shumë. Janë normale rastet e vajzave universitare, që ndërsa ndjekin studimet ndodhen në shtatzëninë e tyre të parë në moshën 20, 21-vjeçare. Në Islandë, nëse je i punësuar, shteti të jep 9 muaj leje të paguar pas lindjes së fëmijës, e cila ndahet mes nënës dhe babait. Kësisoj, punëmarrësit e dinë se burri që punësojnë ka të njëjtin përfitim për sa i përket lejes së lindjes, si edhe një femër, ndaj këtu kemi të bëjmë me një rast barazie të pastër. 10 vitet e fundit ka qenë një bum i vërtetë ekonomik për Islandën. Bankat e ishullit operojnë në 20 vende të botës. Kryesisht bizneset janë ata ushqimorë dhe ai i telekomunikacionit. Sigurisht që vitet e fundit është promovuar shumë edhe turizmi. Peizazhi i ishullit është shumë i veçantë. Nëse do të hedhësh vështrimin nga dritarja, sytë do të të zënë hapësira blu, çati të kuqe shtëpish dhe male me kapuçë dëbore. Një peizazh i bukur për t‘u parë, por shumë i vështirë për t‘u jetuar. Nëse nuk arrin të vësh në punë imagjinatën ke marrë fund. Sikurse edhe në periudhën e vikingëve islandezët i pëlqejnë mjaft udhëtimet dhe lidhjet me pjesët e tjera të botës. Edhe pse arsimi vendas është shumë i mirë, një pjesë e madhe e njerëzve kanë studiuar dhe studiojnë jashtë, në shkollat më të mira të Britanisë së Madhe, apo Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pas viteve të gjata të shkollimit, një pjesë e mirë rikthehet në atdhe, pasi nuk gjen vend më të mirë në tërë planetin se shtëpia në ishull. Tani që vendi e ka marrë shumë mirë veten ekonomikisht, islandezët preferojnë që të tjerët të vijnë në vendin e tyre. Në Islandë punojnë shumë të huaj. Universiteti i Rejkjavikut, kryeqyteti i ishullit, ka një staf me një kombësi nga 23 vende të ndryshme. Universiteti është dygjuhësh, në islandisht dhe anglisht dhe kjo, si dhe ndikime të tjera, ka bërë që në ishull të jenë të paktë ata që nuk kanë një anglishte perfekte. Po a ka mundësi që me kalimin e kohës anglishtja ta kalojë islandishten? Sipas njerëzve kjo nuk është e mundur, pasi ishullorët janë shumë të lidhur me gjuhën e tyre, që e kanë gjuhën e nënës, por krahas saj ata preferojnë që të mësojnë edhe të tjera. Sipas Kryeministrit të vendit, Geir Haarde, Islanda është një përzierje e suksesshme e traditës evropiane dhe asaj amerikane. Pavarësisht një sistemi taksash të sigurta, edhe Islanda u prek nga kriza financiare botërore. Kështu, bankat e vendet që shquhen për një politikë të guximshme dhe optimiste mund të futen shumë shpejt në një periudhë krize. Megjithatë nuk ka tregues krize për sistemin ekonomik. Islandezët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë me vite të tëra para se të kthehen në atdhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga ky vend kanë marrë moton se "nëse punon shumë çdo gjë është e mundur". Ish-kryetari i Bashkisë së Rejkjavikut thotë se ajo çka ka ndodhur në Islandë nga pikëpamja ekonomike është një çudi. "Në vitet ‘80 dhe ‘90 të djathtët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Britaninë e Madhe ngulmonin se sistemi skandinav nuk mund të funksiononte për një kohë të gjatë dhe se investimet e mëdha shtetërore në sektorët publikë do ta "vrisnin" biznesin. Ja ku jemi në vitin 2008 dhe siç e shihni nga statistikat ekonomike nuk jemi aspak keq. Gjithë këto vite sistemi skandinav veçse ka ecur përpara. Dikush e quan një magji ekonomike, apo edhe një rastësi, sigurisht është e vështirë që ta imagjinosh, por fakti është se jemi duke ia kaluar mirë". Një nga ndërmarrjet më të suksesshme në vend është "Rejkjavik Energji", kompania që furnizon ishullin me ujë të nxehtë dhe me elektricitet. Sondat zhyten në thellësi të tokës për të nxjerrë jo naftë, por ujë të nxehtë, që një kilometër në thellësi arrin temperaturën 200 gradë Celsius. Në vitin 1940, 85% e energjisë së Islandës nxirrej nga qymyri dhe nafta, ndërsa sot, 87% e saj vjen nga ujërat nëntokësore vullkanike, që furnizon gjysmën e vendit me elektricitet dhe me një çmim sa dy të tretat e mesatares së çmimit në Evropë. Islanda ka sistemin më të madh gjeotermal ngrohës në botë. Kompania e energjisë islandeze po përpiqet që modelin e saj ta fusë edhe në Xhibuti, El Salvador, Indonezi e Kinë. Suksesi i kësaj kompanie energjetike është një metaforë për arritjet e mëdha të Islandës në shumë fusha, ndër të cilat arritja më e madhe është zotërimi dhe respektimi i natyrës, me qëllim transformimin e saj në favor të jetësës më të mirë të individit. Një meritë të madhe kanë artistët. Islanda, pavarësisht popullsisë së vogël, ka shumë shkrimtarë, piktorë, kineastë dhe muzikantë. Ndër ta mund të përmendnim të famshmen Bjork. Një fakt interesant është se gjysma e popullsisë ka shkruar të paktën një libër. Ishte Islanda ajo që i dha botës sagën e famshme të vikingëve. Islandezët janë shumë të dhënë pas librave. Nëse do të dalësh nëpër rrugët e vendit libraritë janë dyqanet që hasen më shpesh. Për sa i përket pikturës, ajo si një art i mirëfilltë nuk ekzistonte në Islandë deri 100 vjet më parë, por tani është një ndër artet më të përhapura dhe një pjesë e mirë e islandezëve që merren me pikturë jetojnë mirë vetëm falë të ardhurave nga profesioni i tyre. Po përse një shpërthim i tillë letërsie e artesh? Sipas një psikologu vendas, kjo ndodh sepse islandezët duan që përmes artit t‘i shpëtojnë marrisë. Vetëm arti e mban "bishën" larg. Po kush është "bisha". Ajo është vetë Islanda, ishulli i veçuar, me një natyrë shumë të ashpër dhe një mot që ndryshon vazhdimisht. "Bisha" është humori i ndryshueshëm i gjithçkaje përreth. Islandezët nuk mund t‘i ikin vendit dhe natyrës së tij, ndaj vendosin të mbijetojnë dhe ta bëjnë këtë në të gjitha mënyrat kreative të mundshme. Dhe mënyra më e mirë është arti. Por ka edhe një "bishë" tjetër, të cilës Islanda i ka një borxh: Lufta II Botërore. Para saj Islanda ishte vendi më i varfër i Evropës. Befas në vitin 1993 gjërat ndryshuan. Islanda u kthye në një tokë të lakmuar më së shumti nga britanikët, por edhe nga gjermanët. Britanikët ishin të parët. Ata vendosën një bazë ushtarake në ishull. Kjo solli një mori vende pune, që nuk kishin të bënin as me peshkimin e as me fermat. Ky dhe ndryshime të tjera që ndodhën njëri pas tjetrit bënë që sot nipërit e peshkatarëve të varfër të studiojnë në shkollat më të mira të Londrës, Parisit, Berlinit e Nju Jorkut. Nëse sot Islanda është një ndër vendet më të preferuara në botë për të jetuar, kjo është edhe për shkak të politikave të qeverive të vendit dhe mënyrës së tyre për të aplikuar politika vizionare. Sipas ish-kryebashkiakut të Rejkjavikut, që është mjek dhe politikan për nga profesionet, ekziston një lidhje e rëndësishme mes cilësisë së shëndetit në vend dhe cilësisë së vendimeve të ndërmarra nga politikanët. 100 vjet më parë, Islanda ishte vendi më i varfër në botë, por tani nuk kemi asnjë analfabet dhe gratë tona janë të forta. Pikërisht mbi to ne kemi ngritur politikat tona. Sipas tij, sa më i shëndetshëm të jetë një komb, sa më pak cigare të konsumojë, sa më mirë të ushqehet, aq më i mbarë do të jetë dhe aq më i barabartë, i paqtë, demokratik dhe i shkolluar do të jetë. Një nga sukseset e vendit është përzierja e humanizmit tradicional skandinav me pragmatizmin amerikan. Pikërisht vetitë njerëzore janë eksporti më i mirë i Islandës. Islanda mund t‘i japë mbarë botës një mësim të mirë për sa u përket të drejtave të njeriut dhe barazisë mes burrit dhe gruas. E, megjithatë, islandezët janë modestë, gjithmonë njerëzorë dhe përjetësisht shpirtra të lirë e të pakompromis.

Gazeta Shqip
 
Islanda magjike, vendi ideal

Shfaqet triumfues në çdo statistikë dhe është shndërruar në një model.Kryesojnë si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë të mirëqenies shpirtërore e jetës pa telashe

Hap një revistë apo gazetë dhe në një mënyrë apo në një tjetër flitet për Islandën. Kryeministri i këtij vendi të vogël është cilësuar nga "Newsweek" si "lideri politik më ambientalist". Edhe kuzhina islandeze, e cila preferohej vetëm në vend, ka filluar që të prezantohet jashtë vendit. Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Intelektualët dhe biznesmenët diskutojnë seriozisht për ekonominë e këtij kombi, që numëron vetëm 300 mijë banorë. Islanda është vendi më i bukur i momentit, "toka e ekstremeve" e ka cilësuar "Der Spiegel" dhe të shkruash për të duket se është shndërruar në një tendencë të vërtetë.

Pak ditë më parë, në Jug të vendit, librat filluan të binin nga raftet, pikturat tundeshin në mure, ndërkohë që dyshemeja dhe xhamat lëkundeshin si kurrë më parë. ا‘po ndodhte vallë? Mos ndoshta ekonomia vendase, me një inflacion prej dy shifrash, po bëhej kaq turbulente sa të dridhte tokën? Apo ishte një shenjë e mrekullueshme e gjallërisë së Islandës? Në fakt bëhej fjalë për një tërmet të fortë. Pas pak minutash, lajmi u bë i ditur nga një gazetare e CNN, e cila shpjegonte, me një qëndrim shumë serioz, atë që ndodhi në Islandë. Kjo ishte një shenjë e madhe ndryshimi pas tërmetit të fundit që lëkundi këtë vend në qershor të vitit 2000. Gumundur S. Hermannsson, drejtor i "Mbl.is", buletini më popullor i web-it irlandez, mendon se bëhet fjalë për një gërshetim të të gjitha gjërave. Për vite me radhë, ai ka ndjekur atë që shkruhej për Islandën jashtë shtetit dhe kohët e fundit kjo është bërë një biznes shumë i vështirë. E-mail-e të shumta vijnë pareshtur nga gazetarët e huaj. "اdo ditë ka një ‘rrebesh‘ e-mail-esh", thotë ai duke qeshur. Sot, Islanda nuk cilësohet vetëm si një vend i vogël dhe i çuditshëm: "Investimet e bëra nga shoqëria islandeze ‘Baugur‘ në Britaninë e Madhe dhe Danimarkë, para disa vitesh, kanë qenë një ndihmesë e madhe dhe shokuese. Cilët ishin këta financierë që hynë në skenë dhe bënin tregti me vendet e tjera? Papritur Islanda nuk ishte më vetëm një parajsë për turistët, por edhe një protagoniste e jetës ekonomike me biznesmenë modernë. Lajmi është përhapur me shpejtësi në Angli, Danimarkë dhe vende të tjera. Tashmë jemi bërë objekt kurioziteti për çdo gjë".

E gjitha kjo ka nxitur sarkazmin e islandezëve. Bëhet fjalë për artikullin fantastik të publikuar kohët e fundit tek "Observer", që i jepte Islandës "një karakter afrikan", prej të cilit pjesa tjetër e Evropës privohej nga kjo gjë. Këtu fëmijët "duket sikur i ngjajnë një familjeje të bashkuar". A është vërtetë që islandezët kanë arritur të "kombinojnë vlerat më të mira njerëzore"? T‘i japin një mësim pjesës tjetër të botës, se si të jetojnë të lumtur dhe të bashkuar? Në fakt për islandezët nuk shkruhet gjë tjetër veçse janë të gëzuar e të lumtur. "Nuk është për t‘u habitur që islandezët janë populli më i lumtur i tokës!", ishte titulli i artikullit të së përjavshmes angleze "Time".

Islandezët i adhurojnë statistikat, sepse prej tyre dalin gjithmonë triumfues. Si nga pikëpamja shoqërore, ashtu dhe nga ajo ekonomike, islandezët, duke marrë në konsideratë fjalët e "Observer", janë padyshim kampionët e botës. Të qenit kampion dhe i lumtur janë dy gjëra krejt të kundërta. A është i lumtur kampioni i botës? Në fakt në shumë studime të lumturisë, Islanda qëndron në vend të parë. Por duke qëndruar te komenti kushtuar gazetës kombëtare "Gravepine" për lumturinë, opinionet e qytetarëve nuk përputhen me rezultatet e gazetës. Autori i saj, i intervistuar nga gazeta, ka pohuar se padyshim "lumturia nuk vlerësohet lehtë". Sipas "Economist", sekreti i lumturisë duhet kërkuar në Islandë. Por a është vërtetë kështu? Kush do t‘i përgjigjej më mirë kësaj pyetjeje se sa Vigdأ*s Finnbogadأ³ttir, që ka qenë Presidente e Islandës për 16 vjet. Ajo ka udhëtuar në të gjithë botën, duke diskutuar shumë herë për psikologjinë e bashkatdhetarëve të saj. "ثshtë bukur të jetosh në Islandë, por jo medoemos do të thotë se je e/i lumtur. ثshtë kultura jonë ajo që "dëshiron" që gjithçka të shkojë në mënyrën më të mirë. Në këtë vend askush nuk do ta pranonte se s‘është i lumtur. ثshtë e pamundur të mos bëhet pjesë e kulturës sonë. Mesa duket kjo është ajo që na bën të dukemi populli më i lumtur. Gjithmonë ka qenë kështu, mjafton të kujtosh sagat islandeze: edhe sikur njerëzit të jenë copë, arrijnë të ngrihen në këmbë dhe të thonë diçka të mrekullueshme!".

Gazeta Shqip
 
Kam lexuar nje artikull te ngjashem mbi Islanden gati dy muaj me pare, ne nje gazete italiane. Eshte e vertete qe Islanda konsiderohet si nje vend magjik, me pak strese e vuajtje. Ama t'i afrohesh Islandes eshte pothuajse e pamundur, nuk eshte e lehte te emigrosh atje, jane shume te rrepte ndaj emigracionit. Ndoshta kjo lloj mbylljeje (me gjithe pro-te dhe kontro-t qe mund te sjelle) i ndihmon ata te ruajne nje nivel te tille mireqenieje.. Gjithsesi, per t'u pasur zili.
 
ç'ke ti mer lal sa sh mendime i ven vetes ça menojn tjeret..
se mos thash dor per dore ncncncnc bohu çik serjoz dreqi e hongert :D
 
Pe: Islanda, ishulli buzagaz

Islandë, bukuria e pakundërshtueshme...

70521.jpg


70522.jpg


70523.jpg


70524.jpg


70525.jpg


70526.jpg


70528.jpg

Një peisazh i jashtzakonshëm, i përbërë nga vullkani dhe akulli.
Duke e parë ishullin duket një vend ku natyra mbretëron,
edhe pse përgjatë shekujve njerëzit (dhe delet) e kanë ndryshuar në mënyrë drastike.
(BalkanWeb)
 
Titulli: Islanda, ishulli buzagaz

Huuu sa bukur, duket e paimagjinueshme :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top