ISIS, video me varjen e të burgosurve për ditën e Bajramit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
ISIS, video me varjen e të burgosurve për ditën e Bajramit

147380629113916_ISIS-VIDEO_22_7.jpg


ISIS e ka treguar makabritetin edhe në ditë të shënuar për kalendarin islam si festa e Kurban Bajramit. Grupi i vetëshpallur islamik ka varur të burgosurit e tij me kokë poshtë për ti bërë “kurban”.

Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi nëpër rrjete sociale. Sikurse pretendohet, shumica e të burgosurve janë akuzuar si spiunë amerikanë. Videoja, e titulluar "The Making of Illusion", ka zgjuar reagim të madh, edhe pse vërtetësia e tij pritet të konfirmohet.

Të burgosurit shfaqen si gjithnjë me veshjen karakteristike ngjyrë portokalli. Këtë herë ekzekutuesi i tyre me thikë në duar mban veshur rroba të bardha.

Abu Mohammed, themeluesi i grupit të të drejtave të njeriut ne Raqqa, e përshkroi videon si më të tmerrshmen e publikuar ndonjëherë nga ISIS.

Ajo zgjat 12 minuta dhe klipit i janë bashkëngjitur dhe imazhe nga sulmet në Paris dhe ai në Nisë në muajin korrik.

/ Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top