
ISIS ka publikuar një video të re, ku u priten kokat tre burrave irakianë, të cilët akuzohen për spiunazh. Në videon 5 minutëshe shfaqen tre burra të veshur me portokalli dhe me duar të lidhura pas shpine.

Të tre “spiunët” janë të lidhur nga një xhelat i ISIS, të cilët kanë hipur mbi kuaj dhe po i çojnë ata drejt ekzekutimit. Burrat irakianë janë të lidhur me një zinxhir.

Në video dëgjohet zëri i një burri, i cili i fajëson ata për sulmet ajrore që janë kryer ndaj Shtetit Islamik ISIS gjatë javëve të fundit.
g.shqip