LeVoyageur
RDM 33 NSOE
-
- Anëtarësuar më
- Jul 12, 2011
-
- Mesazhe
- 24,655
-
- Reagimet e mara
- 20,739
-
- Vendndodhja
- Me kembe te ngulura mire....mbi re😁

Duket e pabesueshme, por e vërtetë; grupi ekstremist ISIS ka nxjerrë jashtë ligjit burkat, veshjen tipike të disa vendeve myslimane që mbulon plotësisht fytyrën e grave. Vendimi është marrë në një qytet verior të Irakut, pavarësisht se dënimet janë brutale për ato gra që nuk zbatojnë veshjet e vendosura nga ISIS.
Shkak është bërë siguria në zonë. Në jo pak raste, disa gra kanë hyrë në ndërtesa në Mosul ku më pas u vranë disa komandantë. Më herët, gratë janë rrahur apo edhe janë vrarë nga “policia morale” e ISIS për shkak se nuk kishin vënë vello në fytyrat e tyre.
Dita
Lajmin e bërë publik një faqe interneti iraniane, e cila tha se e kishte marrë informacionin në Ninive të Irakut të premten. Megjithatë, gratë në zona të tjera të territorit të kontrolluar nga ISIS do të kenë kodin e tyre të veshjes.