Ishulli i Pashkëve

ShkodranNe

Dwell in possibility
ishulliipashkes.jpg


Për nga largësia e vetmia, vështirë të gjesh ndonjë vend në Tokë që i afrohet Ishullit të Pashkëve. Amerika e Jugut është 4300 milje në lindje, Tahiti 2300 milje në perëndim.

Por, ndonëse në dukje të izoluar nga qytetërimet më të përparuar teknologjikisht, banorët e ishullit kanë skalitur qindra statuja gjigande monolite në formën e burrave, shumë prej të cilave më të larta se një ndërtesë trekatëshe.

Po kështu, në një farë mënyre po këta ishullorë i transportuan nëpër ishull, i ngritën shumë prej tyre mbi platforma guri, si dhe u vunë në majë blloqe gjigandë gurësh të kuq.

Statujat ishin ende në këmbë në vitin 1722, kur eksploratori holandez Jacob Roggeveen e pikasi ishullin të Dielën e Pashkëve (prej këtu buron emri). Roggeveen shkruan: "Këta pamje gurësh të mëdhenj fillimisht na lanë pa gojë, sepse nuk mund ta kuptonim si ishte e mundur që këta njerëz... kishin qenë në gjendje të ngrinin statuja të tilla".

Vetëm 50 vjet më vonë, Kapiteni James Cook u ndal për pak kohë në Ishullin e Pashkëve teksa ishte në kërkim të një kontinenti për të cilin flitej prej kohësh (por që nuk ekziston) në jug të Paqësorit. Edhe Cook mbeti i mrekulluar: "E kishim të pamundur të imagjinonim se si këta ishullorë, pa asnjë lloj fuqie mekanike, mund të ngrinin figura të tilla të jashtëzakonshme, dhe më pas të vendosnin gurë cilindrikë mbi krerët e tyre".

Kush i ndërtoi statujat e ishullit të Pashkëve, dhe përse?

Shumë shkencëtarë supozojnë se mund të kenë qenë imigrantë polinezianë, të cilët mbërritën në brigjet e ishullit pas një udhëtimi të gjatë, por jo të pamundur nga ndonjë ishull në perëndim, ndoshta në marquesas.

Shumë pak vetë e kanë marrë seriozisht Thor Heyerdahlin, një shkencëtar norvegjez që, në fundin e viteve '40 formuloi një teori që kishin qenë indianët e Amerikës së Jugut që kishin ngritur vendbanime në Ishullin e Pashkëve dhe kishin ngritur statujat.

Për të vërtetuar teorinë e tij, Heyerdahl vendosi të ndërtojë një Bukurosh primitiv dhe të përshkojë vetë Paqësorin. Heyerdahl mendoi fillimisht për teorinë e tij, pasi vërejti ngjashmëri mes legjendave të banorëve të Ishullit të Pashkëve dhe Inkasve të lashtë të Perusë.

Ishullorët adhuronin një perëndi të bardhë, Tiki dhe e konsideronin krijues të racës së tyre, ndërkohë që Inkasit flisnin për një Perëndi të bardhë Kon-Tiki, të cilin të lashtët e tyre e kishin dëbuar nga Peruja për në Paqësor.

Heyerdahl theksonte se, europianët e parë që kishin vizituar ishullin në shekullin e tetëmbëdhjetë kishin mbetur të habitur nga prania e mistershme atje e disa banorëve lëkurëbardhë që dallonin nga polinezianët lëkurëerrët. Tiki dhe Kon-Tiki duhej të ishin e njëjta gjë, dhe të bardhët e Ishullit të Pashkëve duhej të ishin pasardhësit e tij.

Të tjera legjenda gojore në ishull mbështesnin teorinë e Heyerdahl. Ishullorët flisnin për një racë "veshgjatësh" që i shponin veshët dhe varnin pesha të rënda në bulat e veshëve deri kur këta zgjateshin artificialisht.

Veshgjatët sunduan ishullin deri kur, sipas legjendës, veshëshkurtërve u erdhi në majë të hundës me ta dhe i përmbysën. Përderisa statujat kishin veshë që u shkonin deri tek supet, Heyerdahl natyrshëm supozoi që ato ishin ndërtuar nga veshgjatët. Dhe nga vinin këta veshgjatë? Historitë e ishullorëve nuk linin dyshime: nga lindja, prej ku dukej vetëm oqean... dhe Amerika e Jugut.

Nëse veshgjatët, dhe Tiki ose Kon-Tiki ishin në gjendje të përshkonin Paqësorin me një Bukurosh druri, mendoi Heyerdahl, po kështu mund të bënte edhe ai. Kështu që, ai u drejtua për në xhunglën ekuadoriane, atje ku ai dhe ekipi që e ndiqte prenë pemët më të mëdha që mund të gjenin.

Më pas, ndërtuan një Bukurosh, duke i bashkuar drurët vetëm me litarë kërpi, pa përdorur as gozhdë dhe asnjë lloj metali. Mbi të vendosën një kabinë të hapur të bërë me bambu, dy direkë dhe një velë katrore. Ia vnë emrin Kon-Tiki. Në prill të vitit 1947, bashkë me pesë burra dhe një papagall, Heyerdahl u nis në lundrim nga brigjet e Perusë.

Kjo e tija ishte një aventurë detare e denjë për të rivalizuar Moby Dickun. Vetëm me fuzhnja, ekuipazhi i tij luftoi një peshkaqen kaq të madh saqë kur ai notonte poshtë trapit, koka ishte e dukshme në njërën anë, ndërkohë që i gjithë bishte dilte në anën tjetër. Uji i pijshëm u bë i helmët pas dy muajsh, por sidoqoftë shiu i rifurnizoi. Shpesh herë, mëngjesi konsistonte në bonitos-t dhe peshqit fluturues që kishin mbetur mbi Bukurosh jatë natës.

Rrymat oqeanike dhe erërat e shtynin Koken gjithnjë e më në perëndim, në fakt shumë përtej Ishullit të Pashkëve. Pas 101 ditësh në det, Bukuroshi u ndal në një ishull të pabanuar të Detit të Jugut në lindje të Tahitit. Të gjashtë i kishin mbijetuar udhëtimit, ndonëse një dallgë e madhe kish rrëmbyer papagallin.

Heyerdahli nuk e fshihte dot entuziasmin: ekspedita Kon-Tiki vërtetoi se ishte e mundur që një Bukurosh i thjeshtë të përshkonte Paqësorin.

Por vetëm faktiun që mund të ndodhte, nuk do të thoshte se kish ndodhur vërtetë. Për të vërtetuar që amerikano jugorët kishin ngritur vendbanime në Ishullin e Pashkëve, Heyerdahl kish nevojë për më shumë prova.

Në 1955, ai u nis edhe një herë drejt Ishullit të Pashkëve, këtë herë në një varkë peshkimi dhe i shoqëruar nga një grup shkencëtarësh profesionistë. Ironikisht, po ata shkencëtarë që fillimisht mbrojtën Heyerdahlin, do të ishin në fund ata që do të diskreditonin historinë e tij.

Së pari, përcaktimi i kohës prej tyre me metodën e radiokarbonit i vendoste njerëzit në ishull në shekullin 5 para Krishtit, me statujën e parë të ngritur diku mes viteve 900 dhe 1000. Megjithatë, kultura Tiahuanaco në malet e Perusë dhe Bolivisë, ku Heyerdahl besonte se e kishin origjinën ishullorët, nuk kish patur ndikim në brigjet amerikano jugore deri në vitin 1000 para Krishtit. Si mund të kishin përshkuar oqeanin këta amerikano jugorë, ndërkohë që as nuk kishin zbritur nga mali?

Veç kësaj, ekspedita nuk gjeti gjurmë në Ishullin e Pashkëve të qeramikës apo tekstileve, dy prej produkteve më karakteristikë të kulturës peruane. Ndërkohë, arkeologë në Galapagos, një grup ishujsh të Paqësorit më pranë Amerikës së Jugut, gjetën shumë fragmente poçesh, të paktën disa prej të cilave ngjanin shumë me ato të bërë nga amerikano jugorët e kohës përpara Inkasve.

Studime në disiplina të tjera vazhdonin të hidhnin poshtë teorinë e Heyerdahl. Botanistët përcaktuan se kallami totora i gjetur në ishull ishte ndryshe nga ai i gjetur në Peru. Patatet e ëmbla në ishull, të cilat Heyerdahl i përdori si provë lidhje me Amerikën e Jugut, mund të kishin ardhur nga vende të tjerë të Polinezisë. Edhe analizat linguistike të çonin në perëndim.

Shumë prej fjalëve të ishullorëve kishin më shumë ngjashmëri me ekuivalentet e tyre polinezianë, dhe mospërputhjet mund të vinin për shkak të viteve të gjatë në izolim. Shkrimi 'Rongorongo" i ishullit kishte gjithashtu më shumë ngjashmëri me shkrimet polinezianë se sa ata peruanë.

Edhe matjet e skeletëve tregonin se ishullorët kishin më shumë ngjashmëri me aziatikët juglindorë se sa me amerikano jugorët, dhe shumica e shkencëtarëve konkluduan se vizitorët e hershëm europianë kishin ekzagjeruar me përshkrimet e tyre për njerëz lëkurëbardhë.

Në fund të fundit, vetëm disa prej rrëfimeve të hershëm për Ishullin e Pashkëve flisnin për lëkurë të bardhë; të tjerë, si i famshmi Kapiten Cook shkruante se, "nga ngjyra, tiparet dhe gjuha ata kanë shumë ngjashmëri me njerëzit e ishujve më në perëndim, saqë nuk mund të dyshohet se kanë të njëjtën origjinë".

Sa për legjendat e vjetra të Tiki dhe Kon-Tikit, këto ishin thjeshtë përralla, sipas shumicës së shkencëtarëve.

Sipas Paul Bahn, të gjitha duhej të mos merreshin në konsideratë aq shumë. Bahn kritikoi Heyerdahlin për përdorimin selektiv që u kish bërë gojëdhënave, duke theksuar ato që mbështesnin teorinë e tij, ndërkohë që kish injoruar të tjerat - për shembull atë që Hotu Matua, mbreti i parë i ishullit, vinte nga një ishull i quajtur Hiva. Ky është një emër i zakonshëm në Marquesas, 2100 milje në veriperëndim të Ishullit të Pashkëve. Edhe udhëtimi dramatik i Kon-Tiki nuk u kursye nga sulmet e idhët të shkencës.

Indianët para inkasve kishin përdorur rrema dhe jo vela, thanë disa, dhe bregu i shkretë i Perusë nuk kish patur dru të lehtë të nevojshëm për trape apo kanoe. Veç kësaj, Kon-Tiki ishte rimorkuar deri 50 milje detare nga bregu, duke shmangur kështu rrymat që do ta kishin çuar Heyerdahliin diku pranë Panamasë, dhe jo në Polinezi.

Sulmet e analizave shkencore që nisin me ekspeditën e Heyerdahlit në vitin 1955-'56 sollën një konsensus edhe më të gjerë se banorët e parë të Ishullit të Pashkëve kishin qenë polinezianët. Ndryshe nga indianët amerikano-jugorë, polinezianët kishin përvojë të madhe në dete, pasi kishin kolonizuar ishuj të tjerë si Hauai dhe Zelanda e Re. Disa shkencëtarë shkuan aq larg sa të supozonin për një përzierje kulturash që mund të kish ndodhur, pasi detarë polinezianë mund të kishin shkuar deri në Botën e Re dhe ishin kthyer mbrapsht.

Kjo nuk e ngushëllonte aspak Heyerdahlin, që vazhdoi të këmbëngulë se zbuluesit kishin lundruar drejt Perëndimit dhe jo Lindjes. Ai vazhdoi të kundërsulmojë valën historiografike, duke vizituar ishullin dhe mbrojtur tezën e tij edhe pse gjithnjë e më pak veshë e dëgjonin.

Megjithatë, kjo nuk i zbeh arritjet e tij. Ishte Heyerdahl që organizoi ekspeditën e parë në Ishullin e Pashkëve dhe që lejoi shkencëtarët që e shoqëronin që të kryenin në mënyrë të paanshme studimin. Dhe ishin ekspeditat e tij që frymëzuan shumë shkencëtarë të tjerë që të shkojnë vetë dhe të vazhdojnë kërkimet për skulptorët e statujave gjigande.

Pikëpamja e përhapur se polinezianët ishin të parët banorë të Ishullit të Pashkëve ofron një shpjegim të pjesshëm për statujat gjigande. Adhurimi në lashtësi ishte i zakonshëm nëpër Polinezi, kështu që statujat mund të kenë qenë një lloj monumenti i ngritur nga tributë e ishullit për të nderuar të vdekurit. Blloqet e gurëve të kuq të vendosur mbi krerët e tyre mund të kenë ardhur nga tradita Marquesas-e e vendosjes së një guri mbi imazhin e një të vdekuri si shenjë vajtimi.

Megjithatë, kishte edhe një tjetër mister që rrethonte këto statuja, që Cook e kish vënë re gjatë vizitës së parë. Shumë prej tyre ishin rrëzuar nga platformat, dhe disave u ish-prerë qëllimisht koka. Përse një popull që ish lodhur aq shumë për t'i ndërtuar duhej t'i rrëzonte? اfarë ndodhi në periudhën ndërmjet vizitës së Roggeveen në 1722 dhe mbërritjes së Cook në 1784?

Heyerdahl fajësoi imigrantët polinezianë, që ai thoshte se mbërritën përpara evropianëve në luftë kundër pasardhësve të banorëve të hershëm amerikano jugorë. Ai iu rikthye edhe një herë legjendave të ishullit, që flasin për revoltën e veshëshkurtërve kundër sundimtarëve veshgjatë të ishullit. Ndoshta, veshëshkurtërit përmbysën veshgjatët dhe statujat e tyre, hamendësoi ai.

Por sërish, mungesa e provave arkeologjike ka dobësuar teorinë e Heyerdahl. Nuk ka gjurmë arkitekturore të një prurje të papritur të ndikimeve të reja kulturore në atë pikë të historisë së Ishullit të Pashkëve. Arkeologët kanë gjetur sasi të mëdha majash shtizash dhe kama që u përkasin periudhave para zbulimeve europiane, duke mbërritur në konkluzionin se luftërat kanë patur pjesën e tyre në shembjen e statujave dhe të kulturës që i adhuronte ato.

Shumica e shkencëtarëve besojnë se një krizë ekologjike i bëri ishullorët të luftojnë për burimet gjithnjë e më të pamjaftueshëm. Mbipopullimi dhe shpyllëzimi ishin probleme seriozë në shekullin 16, kur u ngritën disa prej statujave më të mëdha.

Disa arkeologë kanë hedhur supozimin që furia e ndërtimeve mund të ketë ardhur për shkak të ndonjë dëshire të madhe për ndërhyrje hyjnore. Kur të lashtët nuk arritën të ndihmojnë, ishullorët mund të kenë humbur besimin tek ata, dhe të zemëruar mund të kenë shembur statujat.

Në vend të të lashtëve apo zotave të ishullorëve, ishin europianët që ndërhynë. Deri në shekullin 19, misionarë dhe tregtarë skllevërish kishin fshirë atë që kish mbetur nga kultura dhe feja origjinale e Ishullit të Pashkëve.

Megjithatë, europianëve dhe amerikanëve u duhet njohur merita për përpjekjet e tyre, ndonëse të vonuara, për të ruajtur kulturën origjinale të Ishullit të Pashkëve. Në vitet '60, shkencëtarët duke përfshirë disa pjesëtarë të ekspeditës së Heyerdahl, rikthyen në vendin e dikurshëm shumë statuja gjigande. Ato vazhdojnë të qëndrojnë në këmbë dhe përtej tyre, si gjithmonë, ndodhet Oqeani Paqësor.



 
Statujat misterioze të ishullit të Pashkëve

Shiko fotografinë 1807007Shiko fotografinë 1807008

Në shumë harta të botës apo atlase Ishulli i Pashkëve as që duket fare. ثshtë më i vogël se ishulli i Elbës, dhe krejt i humbur në mes të Oqeanit Paqësor. Rapa Nui gjendet në oqeanin Paqësor,në perëndim të Kilit, të cilit i përket. Ai është rreth 3.700 kilometra larg bregdetit kilian dhe 1.900 kilometra larg vendit më të afërt të banuar. Rapa Nui është një ndër vendet më të izoluara të botës.

Ekzistenca e këtij ishulli qe vënë re qysh më 1686, por ai që e eksploroi në terren duke u ndeshur edhe me rezistencën e indigjenëve, qe admirali holandez Jacob Roggeveen, i cili zbarkoi aty pikërisht të dielën e Pashkëve të vitit 1722. Me këtë rast admirali Jacob Roggeveen e pagëzoi këtë vend me emrin Ishulli i Pashkëve.

Fakti se ishin të izoluar bëri që banorët prehistorikë të këtij ishulli të zhvillonin një kulturë të veten krejtësisht të ndryshme nga kulturat e tjera. Sistemi i tyre i të shkruarit ideografik, është përshembull ndryshe nga çdo sistem tjetër i njohur deri më sot. Banorët antikë kultivonin artin skulpturës.

Mbetjet e kësaj tradite të lashtë mund të vërehen ende sot. Territori i ishullit është i rrethuar nga 600 koka kolosale prej guri. Ato arrijnë një lartësi prej 12 metrash dhe një peshë prej 80 tonësh. Për shumë kohë është debatuar rreth mundësisë që teknologjia primitive e popujve të lashtë të mund të ishte në gjendje të realizonte vepra kaq kolosale.

Shumë autorë me imagjinatë të harlisur mbështesnin mundësinë që këto statuja të ishin vepra njerëzore. Ndokush ka arritur të pohojë se është fjala për vepra të qytetërimit alien, meqë karakteristikat e fytyrave të gdhendura nuk përmbanin asnjë tipar tokësor. Në të vërtetë një shqyrtim i vëmendshëm i statujave bën që të vihen re ngjashmëri të dukshme me karakteristikat fizike të banorëve të ishullit.

Eksploratori Thor Heyerdahl

Në vitet 1955-1956 eksploratori dhe antropologu Thor Heyerdahl i hodhi poshtë këto teori fantaziste nëpërmjet një eksperimenti të suksesshëm. Gjatë një ekspedite që zgjati gjashtë muaj, ai vërtetoi se nëpërmjet një teknologjike arkaike banorët e ishullit ishin në gjendje të realizojnë statuja të ngjashme me ato prehistorike e t'i transportonin me lehtësi edhe në distanca të largëta.

Veç tjerash materiali shkëmbor është shtuf vullkanik që mund të zbutet thjesht nëpërmjet ujit. Përveç kësaj, nëpërmjet një teknike të veçantë por me mjete arkaike, ishte e mundur që shkëmbi të gdhendej lehtësisht duke marrë formën e dëshiruar. Gjatë këtij eksperimenti, vetëm gjashtë burra ia dolën mbanë të gdhendnin terësisht një statujë prej 12 tonësh.

Statuja mandej u transportua duke përdorur fuqinë e 180 burrave të paisur me litarë dhe me një slitë gjigande prej druri. Një tjetër statujë me peshë tridhjetë tonë u vendos mbi një muraturë me bazament prej guri. Veç kësaj, Thor Heyerdahl mbronte idenë se një pjesë e kolonëve të Rapa Nui-t kishin zbarkuar në këtë ishull duke ardhur prej Amerikës së Jugut.

Ai mbështet në faktin se xunkthi që rritet në liqenin e brendshëm të vullkanit Ranu Raraku e ka origjinën nga liqeni Titikaka; të njejtën origjinë ka edhe patatja e ëmbël, e cila përbënte një nga ushqimet bazë të popullsisë së Rapa Nui-t. Kështu, për të dëshmuar kolonizimin e mundshëm të Rapa Nui-t nga ana e Amerikës së Jugut, Thor Heyerdahl ndërtoi më 1947 një Bukurosh pres shtatë trungje balse, të famshmin Kon Tiki, e me të përshkoi oqeanin Paqësor brënda 101 ditëve lundrimi, zbarkoi në lagunën e Raroia-s, në ishujt Tuamotu.

Heyerdahl i mbetet merita e të qënit i pari në realizimin e një ekspedite shkencore arkeologjike në Ishullin e Pashkëve (1957) dhe e faktit se tërhoqi vëmendjen e studiuesve mbi këtë qytetërim të jashtëzakonshëm.

Statujat mohai dhe mbishkrimet enigmatike

Ishulli është plot me statuja gjigande prej gurësh vullkanikë, mohai, siç quhen nga indigjenët me përçmim. Aktualisht janë rreth 600. Më shumë se gjysma e tyre, në kohën e zbulimit të tyre, ishin të përmbysura, të tjera gjendeshin të pambaruara nëpër gurore.

Mendohet se një numur i madh mohaish janë hedhur në det, disa janë shkatërruar nga indigjenët, disa të jenë vjedhur. Ato mohai që kanë mbetur më këmbë në pozicionin e tyre origjinor, rrinë rresht pranë njera tjetrës me shpinë nga deti e me vështrimin në brendësi të ishullit.

Skulpturat kanë përmasa të ndryshme dhe lartësi që variojnë nga 90 cm deri në 12 metra. Më të mëdhatë fare, ato që kanë një lartësi prej 20 metrash kanë mbetur të pambaruara dhe dergjen nëpër guroret e vullkanit Rano Kao, ende deri sot të rrethuara nga veglat e nevojshme që shërbenin për reaalizimin e tyre.

Rreth skulptorëve që mesa duket e patën braktisur me ngut punën e tyre, nuk ka mbetur asnjë gjurmë. Vetë ishulli është një mister i padepërtueshëm: Si kanë mundur indigjenët të arrinë në këtë vend kaq të largët nëpërmjet mjetesh lundrimi aq primitive?

Teoria e jashtëtokësorëve

Ngjyra e bardhë e lëkurës dhe mjekra e banorëve origjinorë është akoma hamendje e paqartë, sepse përfshin dhe fut në lojë origjina etnike shumë të largëta. Si vallë kanë mundur të mbërrijnë nëpërmjet detit në këtë vend kaq të largët dhe të fitojnë aftësinë e nevojshme për të ndërtuar këto statuja prej guri me madhësi të tillë?

Disa studiues, mes të cilëve edhe Thor Heyerdahl, mbështesin idenë se banorët e këtij ishulli janë rezultat i përzierjes së qytetërimeve nordike, peruane dhe polineziane, të cilët në një farë mënyre duke përdorur argshe e trina prej thuprash mundën t'i mbijetonin udhëtimit të gjatë dhe të zbarkonin në këtë ishull.

Në këtë pikë, duke mos mundur t'i ribënin mjetet e tyre të lundrimit, prejse në këtë vend nuk kishte pemë, vendosën të rrinin aty përfundimisht. Në fazën e parë të dijes, të cilën e kishin trashëguar nga vendet e origjinës, banorët u morën me ndërtimin e mohajve. Më vonë, të ligështuar nga izolimi dhe varfëria e burimeve të jetës në këtë ishull, ata pësuan regres, duke harruar edhe vlerën origjinore të këtyre statujave.

Simbas një tjetër teorie, ishulli qe shpyllëzuar më vonë pikërisht për shkak të ndërtimit të mohajve dhe nevojave për mbijetesë të popullsisë, njëfarë ekoshkatërrimi që solli shkretimin dhe dekadencën kulturale të banorëve.

Simbas një hipoteze tjetër, Ishulli i Pashkëve është një mbetje e rishfaqur e Atlantidës ose e Mu-së apo e Lemuries (kontinente analoge që simbas legjendave antike janë fundosur në kohëra të largëta) dhe mohajt përfaqësojnë pamjen e banorëve të tij origjinorë ose të klasës në pushtet. Simbas një varianti të kësaj teorie, mohajt paraqesin qënie të një tjetër bote, jashtëtokësorë, të cilët sollën qytetërimin në botën e humbur para përmbytjes universale.

Një qytetërim dhe një progres teknologjik, rreth të cilit disa pak të mbijetuar në tërë botën e mes tyre edhe banorët e Ishullit të Pashkëve kanë humbur plotësisht kujtesën. Janë ruajtur vetëm disa dëshmi të shkëputura në disa punime artizanale dhe godina të lashta ndërtuar me një mjeshtëri shumë më të përparuar nga ç'mund të ishte niveli i njohurive që ata zotëronin asokohe.

S'ka dyshim se mohajtë ta kujtojnë shumë artin Inkas, qoftë në strukturë qoftë në mënyrën e punimit. Besohet që banorët e ishullit të kenë pasur lëkurë të bardhë dhe karakteristika fizike si të europianëve ashtu dhe të polinezianëve, paçka se të tretur në Oqeanin Paqësor. ثshtë e sigurtë që për të bërë të mundur ndërtimin e këtyre statujave ka qenë i nevojshëm njw motivim i fortë dhe një strukturë sociale e organizuar dhe e aftë për të përfshirë në këtë punë shumë njerëz.

ثshtë po aq e sigurtë që nevojitej një mjeshtëri e mirë për të prerë gurin nëpër gurore, për ta gdhendur simbas një projekti të saktë, për ta transportuar në vendin e pozimit, pra për ta ngritur dhe kthyer në drejtimin e duhur. Diçka duhet të ketë ndodhur doemos në të kaluarën historike të ishullit, diçka që ka shkaktuar humbjen e kujtesës së tyre historiko-kulturore.

Për të arritur nga Ishulli i Pashkëve në Indi nëpërmjet detit duhet të lundrohet përreth Amerikës së Jugut, të kalohet nën Afrikën, për t'u ngjitur mandej deri në destinacion: një ndërmarrje detare absolutisht e pakonceptueshme për një trinë thuprash apo një kanoe! ثshtë fjala për të përshkuar nëpërmjet detit gjysmën e botës (me të arritur në Indi, mandej është prapë një rrugë shumë e gjatë për t'u përshkuar nëpër tokë përgjatë luginës së lumit Indo).

Dy mbishkrimet kanë mbetur të padeshifruara, edhe pse më 1996, studiuesi amerikan Steven Fisher ka publikuar në revistën ?New Scientist? se kishte arritur të deshifronte 22 pllaka të Ishullit të Pashkëve. Simbas Fisher është fjala për shkrime të shenjta që përshkruajnë krijimin e botës nëpërmjet një vargu mitesh me karakter të theksuar erotik.

Në fakt misteret e Rapa Nui-t mbeten ende sot kokëfortësisht të paprekura. Ishullorët, në ritualet e tyre, i japin një rëndësi të madhe kultit të njeriut-zog. Një kult që vërehet edhe në shumë mite të popullsive tjera antikë, si keltike, afrikanoveriore, arabike e të Lindjes së Mesme.

Skulpturat e rralla në dru paraqesin trupa të paraardhësve të ekpozuara për ritualin e çmishërimit, një ceremoni funebre ngushtësisht e lidhur me kultin e zogut (hutinit kryesisht), që ushtrohej në qytetërimet e lashta të Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme.

Gdhendjet mbi gur përvijojnë figurën e njeriut-zog që mban një vezë, në kujtim të kohës kur njerëzit viheshin në garë për të marrë vezën e parë mbi një ishull të vockël që duket që nga Rapa Nui ; ثshtë i njejti zog që gjejmë në Afrikën e Veriut, në Lindjen e Mesme dhe në kulturën Keltike.

Thjesht koinçidenca ceremoniale apo mbetje të hallakatura të një kulture shumë të lashtë e të përbashkët për të gjithë botën? Tashmë gjithnjë e më shumë studiues priren kah hamendja se në evolucionin e njeriut mund të ketë qenë një çast kulmor në shkencë dhe teknologji, rreth 10.000 vjet para Krishtit, i cili për shkak të një katastrofe botërore është pasuar nga barbarizimi i papritur i atyre pak të mbijetuarve, të cilët kanë qenë të detyruar të rifillojnë gjithçka nga e para.

Në vazhdën e shekujve dhe të mijëvjeçarëve, të mbijetuarit i kanë shndërruar dalëngadalë në mite kujtimet e të shkuarës së tyre. Kjo teori e shpjegon këtë lloj trashëgimie të përbashkët kulturore të përhapur në tërë botën antike.//explorerunivers.com//

Dëshmi se keto statuja kanë trupa !

Shiko fotografinë 1807009
Shiko fotografinë 1807010
Shiko fotografinë 1807011
Shiko fotografinë 1807012
Shiko fotografinë 1807013

 
Pe: Ishulli i Pashkëve

Nje prej mistereve me te medha ne Toke eshte misteri i statujave qe qendrojne ne Easter Island. Easter Island (Ishulli i Pashkeve) eshte nje prej ishujve me te vjeter ne toke.


easter_island_statues.jpg

Eastern Island ndodhet ne Oqeanin Paqesor, 3200 milje larg bregut te Kilit dhe 2500 milje ne juglindje te Tahiti-t.

Ishulli me i afert me te eshte 1400 milje larg, dhe ai ishull eshte i pabanuar. Eastern Island eshte vetem 15 milje i gjate dhe 10 milje i gjere.

Megjithate, Easter Island i cili ishte pothuajse i pabanuar kur u zbulua ne Diten e Pashkeve ne vitin 1722 nga nje kapiten hollandez, eshte i mbushur me statuja gjigande, e secila prej ketyre statujave peshon disa ton dhe disa prej tyre jane edhe shume te larta.

Kush i ndertoi keto statuja dhe si arriten ato deri aty?

Asnje person nuk e di me siguri pergjigjen per kete, por shume jane duke u munduar qe ta zbulojne. Eshte sugjeruar madje qe edhe alienet mund te kene luajtur nje rol te rendesishem ne lidhje me keto statuja.

Nje teori prej te shumtave sugjeron qe Easter Island ka qene i banuar nga detaret Polineziane, te cilet udhetuan mijera milje me kanoat e tyre te drejtuar nga yjet, ritmet e oqeanit, ngjyra e qiellit dhe dielli, format e reve, dhe pretenca e zogjve qe benin fluturime ne det per te gjetur ushqim.

Polinezianet arriten ne fillim ne ishull ne vitin 400. Megjithate rrymat e oqeanit te cilat i soole ata aty, nuk mund t'i kthenin serish. Ata ngelen ne kete ishull dhe pasi kishin arritur deri aty nuk mund te largoheshin.

Duket se kane qene dy klasa apo dy rraca banoresh, ata me veshe te gjate,dhe ata me veshe te shkurter. Ata qe ishin me veshe te gjate ishin sundimtaret. Ndera ata me veshe te shkurter ishin punetoret. Per kete arsye shumica e statujave kane veshe te gjate.

Me kalimin e kohes, ata qe ishin me veshe te shkurter u revoltuan dhe i vrane ata me veshe te gjate.

Ne ishull jane zbuluar 887 statuja. Megjithate vetem disa statuja arriten ne destinacionin e tyre. Pasi te tjerat u braktisen gjate rruges.

Duket se statujat jane ndertuar nga pjeset e larta te mureve te nje vullkani qe ndodhet ne ishull. Mbasi ndertohej nje statuje, mund te jete terhequr apo te jete zbritur duke e rrotulluar deri ne bazen e vullkanit.

Me pas statuja ngrihej dhe lidhej me litare me te cilet terhiqej per tu cuar ne destinacionin e vendosur.

Bari antik ne ishull ishte i forte dhe mund te behej edhe litare. Megjithate qe ne ate kohe, bari pothuajse eshte zhdukur komplet per shkak te dergimit te deleve dhe kullosjes se tepert.

Ashtu si u tha me siper, pasi litaret i lidheshin statujave, nje grup me burra, ndoshta 30 burra, do te terhiqin per perpara nje pjese te statujes. Nje grup me i vogel burrash, qe do te vepronin si kuderpeshe do te terhiqnin mbrapsh ne anen tjeter. Keshtu nje ane e statujes do te terhiqej pak perpara. me pas procesi do te behej ne ane te kundert keshtu qe ana tjeter e statujes te vinte drejt me pjesen e pare. Keshtu, mbas shume muajsh pune, statuja levizej me milje larg.

Me pas statuja vendosej ne linje me te tjerat dhe te gjitha statujat nuk shihnin nga deti por per nga qendra e ishullit.

Ky proces ishte shume i veshtire. Nese gjate rruges nje statuje rrezohej, ishte shume e rende dhe ishte shume e veshtire per tu ngritur serish, prandaj ne kete rast ishullorek ktheheshin dhe ndertonin nje statuje tjeter.

Per shkak se berja dhe levizja e ketyre statujave kerkonte bashkepunimin e te gjithe popullsise se ishullit, ka shume mundesi qe keta njerez te besonin qe Zotat e tyre ua kerkonin qe te ndertonin keto statuja.

Popullsia e Easter Island besohet te kete arritur me se shumti 11,000. Ne fund fare, burimet e ishullit u mbaruan dhe njerezit e ishullit filluan te beheshin kanibale dhe te hanin njeri tjetrin. Puna me statujat daloi dhe statujat u rrezuan. Kur europianet e pare arriten ne ishull, shumica e njerezve kishin vdekur.

Kjo eshte vetem nje teori, por ka edhe shume teori te tjera. Ne fakt kjo nuk eshte zgjidhur akoma. Dhe ehde kjo teori, edhe pse e menduar shume mire, nuk arrin akoma te zgjidhe te gjithe misteret e Easter Island.

banoret e Easter Island kishin sistemin e tyre te shkrimit, te ndryshem nga cdo sistem tjeter ne bote. Asnje tjeter prej ishulloreve te tjere te Oqeanit Paqesor nuk dinin se si te shkruanin. Edhe Indianet e Amerikes nuk dinin te shkruanin.

Kush i mesoi atehere ishulloret e Easter Island te shkruanin? Apo si ata e zhvilluan sistemin e tyre?

Banoret e ishullit jetonin duke ngrene patate te embla qe i mbillnin ata vete. Patatet e embla vijne nga Amerika. Si arriten t'i merrnin ato banoret e Ishullit te Pashkeve?A eshte e mundur qe nje pjese e banoreve te ishulit te kee udhetuar me shume se 3000 milje, te kene shkuar ne Kili, te kene marre patatet e embla dhe te jene kthyer serish ne ishull? Kjo nuk eshte e besueshme.

Distancat ishin shume te medha, me te medha se distanca nga Europa ne piken me te afert ne Amerike qe eshte kolonizuar vetem ne vitin 1492. A mund te ishte kolonizuar Easter Island nga njerezit nga Kili?

Kjo ishte nje teori e cila formoi bazen e librit dhe filmit Kon-Tiki.

Megjithate ADN-ja e marre nga varret qe jane germuar ne Easter Island ka treguar qe keta njerez ishin Plineziane, dhe jo Indiane te Amerikes. Polinezianet jetonin ne det dhe dinin se si te udhetonin mijera milje me kanoat e tyre. Ata e dinin se ku po shkonin. Indianet e Amerikes nuk dinin se si ta benin.

Megjithate, eshte e mundur edhe qe disa Indiane Amerikane, te kene arritur ne Easter Island, per shkak te ndonje stuhie, dhe te kene sjelle me vete ehde farat e patateve te embla me to. Gjithashtu, farat mund te jene sjelle nepermjet zogjve.

Sic e shihni, ka shume teori te lidhura me Ishullin e Pashkeve dhe ne lidhje me statujat qe ekzistojne ne kete ishull edhe sot e kesaj dite.

Ishulli i Pashkeve vazhdon te jete nje prej mistereve me interesante te planetit. (F.B/Infoalbania)
 
Statujat e Ishullit te Pashkeve jane "shoqeruar" deri aty ku ndodhen tani

easter.png


Sipas dy shkencetareve statujat gjigande te Ishullit te Pashkeve jane "shoqeruar" per tek vendi ku ato ndodhen tani.

Deklarata e cuditshme eshte bere nga arkeologu Terry Hunt i Universitetit te Hawaii dhe Carl Lipo nga California State University Long Beach te cilet treguan se si mjaftojne vetem 18 njerez per te levizur nje statuje te rende 5 ton, vetem duke perorur disa litare.

Kjo gje duket e pabesueshme dhe eshte ne kontradikte me teorite e tjera te deritanishme, por megjithate, perputhet me nje legjende te vjeter.

"Ekspertet te thone cfare te duan, por ne e dime te verteten; statujat 'ecnin'." - thote 25 vjecari Rapa Nui.

Disa kane sugjeruar qe 887 koket gjigande qe jane dokumentuar deri tani e qe ndodhen ne ishullin ne mes te Oqeanit Paqesor jane ndertuar nga jashtetokesoret, ashtu si mendon edhe autori Zvicerian bestseller Erich von Daniken. Te tjere mbeshtesin teorine qe statujat jane ndertuar nga Inkasit Peruviane. Ndersa shkenca moderne i lidh ato me Polinezine.

Por se si keto statuja gjigande jane levizur neper largesi prej shume miljes, ishte ende nje mister.

Megjithate tani shencetaret mund te kene zbuluar se si.

Ne eksperimentet e bera vitin e kaluar dhe te financuara nga National Geographic Society, Hunt dhe Lipo treguan se si mund te levizeshin ato statuja gjigande. Vetem me tre litare te forte dhe me pak praktike, aq persona duhen per te levizur nje statuje te tille 5 ton.

Eksperimenti eshte bere me kopje te statujave.

Por statujat e verteta duhet te jene levizur per shume milje gje qe do te duheshin shume vjet me kete proces, por gjithesesi ky proces tregon tekniken se si funksionon.


Por kjo nuk eshte e vetmja teori mbi levizjen e statujave.

Etnologu Jared Diamond beson se ndertimet gjigande jane levizur dhe jane terhequr me slita te drunjta. Ne fakt kjo teknike eshte testuar nga arkeologja Jo Anne Tilburg dhe ka qene e suksesshme. Ajo eshte zedhenesja jozyrtare e ishullit.

Ne fillim Van Tilburg dokumentoi statujat e ishullit dhe ato qe jane cuar neper muze; jane 887 ne inventarin e saj megjithese ajo thote qe jane me prane 1000. Me pas ajo filloi fazen e dyte te punes per te pare se cfare fshihen nen toke (ne kohen kur mendohej qe statujat ishin vetem koka).

Ky proces deri tani ka zgjatur 12 vjet dhe mund te duhen edhe shume vite te tjere.

"Eshte hera e pare qe dikush ka germuar ne nje menyre qe dokumentimi te ishte i plote dhe shkencor." - tha ajo per FoxNews.com muajin e kaluar.
A do te jete e duhura kjo teoria e litareve? Eshte e veshtire te thuhet. Statuja e fundit eshte ndertuar rreth viteve 1800 dhe debati eshte e sigurte qe do te vazhdoje, si edhe joshja e ketij ishulli se bashku me misteret e tij./info.al/
 
  • Më pëlqen
Reactions: E3
Back
Top