Ishulli Hvar, Kroacia ne versionin VIP

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
hvar0.jpg


Ne zbulim te ishullit Adriatik ne Rivieren blu. Midis mureve mesjetare eshte nje breg ku bluja dhe e gjelbra duken sikur zhyten sebashku. E dashuroni mondanitetin? A ju entuziazmon ideja se mund te shetisni me nje aktor, kengetar ose stilist te famshem? Nese pergjigja eshte po, atehere Hvar eshte vendi ideal.
Ishulli eshte "Saint Tropez" i ri i Kroacise. Aktorja Eva Longoria, stilistet Armani dhe Valentino, princesha e Monacos Carolina, Sean Connery, Steven Spielberg, jane vetem disa nga te njohurit qe frekuentojne qytezen dhe plazhet e ishullit. VIP-i i fundit ne ren me kohen, ishte vellai i vogel i princit William, Harry.

hvar1.jpg



Mesa duket ia kaluar bukur, duke pare se frekuenton te gjitha lokalet ne fotot e paparaceve. Madje edhe kengetarja Beyonce eshte pare disa dite ketu, pergjate shtatezanise se saj me Blue Ivy, emer i nje lloji peme qe rritet ne keto ane dhe mbulohet nga degeza te vecanta.
Me pak fjale ishull me te famshem, mungojne vetem telekamerat dhe televizionet, megjithese spektaklet jane te siguruara, mbi te gjitha ne Hvar.

hvar2.jpg


Ketu te famshmit vjne shpesh dhe mesa duket i terheq dielli i vazhdueshem. Banoret thone betohen se dielli ndricon per 320 dite (sipas statistikave me shume se 2700 ore ne vit). Nje rekord i vertete. Do te jete prej atmosferes glamour ose per aromen e livandove qe mbulojne kodrat perreth. Ose akoma, prej ndikimit vanacian qe prek cdo qoshe, nje mbetje e zakonit italian dhe prej disa fjaleve dialektore te ngjashme me italishten.

hvar3.jpg

"Italia dhe Kroacia jane motra ne emra dhe ne ndienja", thote gjyshe Mary, nga kuzhina e restorantit te saj Junior, ku propozon kuzhinen italiane. Nga sheshi qendror i Santo Stefano (me 4500 metra katrore, eshte me i madhi ne rajon, aty eshte katedralja me kembanen e saj dhe teatri i komunes prej 1612-es, me antiku ne Europe) dhe nga Mandrac, porti, verehen jahtet e famshme te endrrave. Pavaresisht jetes shoqerore dhe nje karteli me programet gjate veres, Ne Hvar nuk ndihesh kurre i tepert dhe ishulli mbetet nje thesar i magjishem per t'u zbuluar me ritme te ngadalta dhe ne vetmi.
Te shkosh ne plazh per plazh : Mekicevica, Zarace, Dubovica, Bonj, jane vetem disa ku mund te relaksohesh ne diell ose te zhytesh ne ujerat blu transparente. Ose mund te shkosh me varkat taxi ne ishujt e afert Pakleni, (Paklinski, qe arrihen me varke nga porti i Hvar), qe e marrin emrin nga Paklina, rreshira e pishave te shumta, me plazhe per te gjitha gustot (Cala Stipanska eshte gjysem per nudistet, ndersa Palmizana eshte nje gji i madh me rere). Ngjyrat dhe lojerat ne drite jane te pabesueshme.
Shume here duket sikur qielli dhe deti kane ngjyre unike dhe nuk mund te percaktosh kufinjte. Nje parajse e vertete edhe per ata qe dashurojne zhytjet : Ujera te pandotur, shpella, rrenoja, me flora dhe fauna te pasur. Me pas mund te shetisesh ne rrugen me kalldrem te qytetit, por edhe pjesen e brendshme, me pallatet gotike dhe te Rilindjes, fortesa dhe ndertesa baroke, te rrethuar me arkitekturen prej gurave te bardhe, per te lene te infektohesh nga qetesia e embel. Do pak pune, por ia vlen barra qerane te hipesh ne shkallet e ngushta per ne "Fortika", fortesa spanjolle e shekullit XVI. Jane ende te dukshem burgjet e vegjel te gdhendur ne shkembinj, me shume zinxhira.

hvar4.jpg

Nga ketu lart pamja shtrihet mbi gjithcka, mbi catite e kuqe qe bejne kontrast me blune e detit. Pergjate rruges eshte manastiri benedetian. Me i izoluar dhe i vetmuar ne fakt eshte Stari Grad, qyteti me i vjeter, jo vetem i ishullit por i te gjithe Kroacise, qe edhe me diellin qe ndricon, ruan nje ajer te fresket. Fale pozicionit qendror te ishullit, ka qene i preferuar prej kohesh nga marinaret. Sot, trashegimi e UNESCO-s, admirohet per qoshet e fshehta, rrjetet e peshkimit, vendasit e vegjel./Infoalbania

 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top