Ishujt Faroe vlejnë 3.48 milionë euro, Shqipëria favorite, fitorja është detyrim

[^_^]

If you understand me, you can overwhelm me.
1687251680501.png


Ndaj Moldavisë 3 pikët ishin jetike, por Shqipëria jo vetëm që doli me pikë të plota, por shfaqi dhe një futboll tërheqës, një futboll sulmues, duke dominuar kundërshtarin në çdo aspekt.
Sigurisht, Moldavia nuk është testi real për kuqezinjtë, por presioni ishte i madh pasi çdo përfundim tjetër do të ishte një zhgënjim. Ndaj Moldavisë, Sylvinho arriti t’u merrte më të mirën disa individëve si Nedim Bajrami dhe Jasir Asani, ndërsa nuk u dha asnjë shans rivalëve për t’i bezdisur në prapavijë.
Me këtë paraqitje, e para në shtëpi, Sylvinho, mbi të gjitha, fitoi tifozët, në “Air Albania” u krijua një atmosferë fantastike. Të gjitha këto detaje pozitive mund të bëhen “nul” nëse Shqipëria nuk fiton të martën, në transfertë përballë Ishujve Faroe.

1687251745540.png

Në letër, kjo është një sfidë me e lehtë se sa ajo kundër Moldavisë, kjo duke iu referuar edhe shifrave. E gjithë përfaqësuesja e Ishujve Faroe vlen 3,48 milionë euro, një shifër shumë modeste, pasi 8 lojtarë shqiptarë vlejnë më shumë se sa i gjithë ekipi rival.
Shqipëria nuk është përballur asnjëherë me Ishujt Farore në të kaluarën. Në dy ndeshje në këtë grup, Ishujt Farore kanë arritur të marrin një pikë përballë Moldavisë. Një fitore e mundshme e Shqipërisë vlerësohet me koeficientin 1,65.

BW
 
Xhelo pse e ke lene ne meshire te fatit sportin mer apo ngaqe ke fillu me u marr me bujqesi ne Londer e ste del me koha? 😂
 
Xhelo pse e ke lene ne meshire te fatit sportin mer apo ngaqe ke fillu me u marr me bujqesi ne Londer e ste del me koha? 😂
Sidomos tani pas bujes se Safetit 😂 as bujqesia nuk ka per ti ecur me . 😂
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top