Pe: Ishte miqësore, por maqedonasit fyejnë shqiptarët
Miqësore Maqedoni-Shqipëri, kuqezinjtë barazojnë 0-0
MAQEDONI-SHQIPثRI 0-0
Takimi miqësor Maqedoni-Shqipëri po zhvillohet në Prilep, takim i cili ka nisur në orën 13:00 dhe që mund ta shikoni vetëm në kanlin shtetëror të maqedonisë, i cili trasmeton edhe në satelit (MKTV sat).
Maqedonia: Pacovski (Nuredinovski ’46), Todorovski (Georgievski 46’), Shikov, Mojsov, Dimitrievski (Lazevski ’78), Demiri, Shumilikoski, Gjurovski (Ibraimi 46’), Hasani (Gligorov ‘68), Naumoski (Fetai 62’), Ivanoski. Trajner:Xhon Toshak
Shqipëria :Hidi, Lila, Dallku, Teli, Agolli, Cana, Bakaj (Januzi 36′) (Lika 84′), Hyka (Lilaj 84′), Roshi (Muzaka 46′), Vila (Veliu 90′), Salihi (Kapllani 56′). Trajner: Xhemal Mustedanagiç
Kartonë të verdhë: Shikov, Mojsov, Demiri / Dallku , Lila, Cana
Minuta 36 ndërrim i detyrueshëm, Bakaj i dëmtuar ia lë vendin Januzit.
Minuta e 37 shënojnë maqedonasit, por goli anullohet .
Pjesa e parë përfundon 0-0.
Minuta e 56-të ndërrim në sulm, del Salihi hyn Kapllani.
Minuta 84 del Januzi, hyn Gilman Lika. Del Hyka, hyn Sabjen Lilaj
Minuta e 90 del Vila hyn Veliu.
Shqipëria merr një barazim 0-0 në ndeshjen me Maqedoninë. Kuqezinjtë zhvilluan një lojë mesatarisht të mirë, por duket qartë se te kuqezinjtë ka shumë për të bërë. Miqësorja Maqedoni-Shqipëri u zhvillua në Prilep në një terren jo të përshtatshëm për një ndeshje ndërkombëtare. Orar i pazkontë, pasi ka më shumë se dy dekada që kombëtarja nuk luan në mesditë. Përpos kësaj fryma e këtij takimi nuk ishte aspak miqësore, pasi maqedonasit luajtën rëndë,si dhe nuk munguan thirrjet anti-shqiptare nga ana e tifozëve vendas. Edhe më herët Shqipëria ka luajtur ndaj Maqedonisë në këtë stadium, ku problemet raciste kanë qenë edhe të mëdha. Duke ditur historinë rreth këtyre përballjeve dhe kushtet e terrenit Shqipëria nuk duhet të pranonte që ta zhvillonte këtë miqësore në Prilep.
Thanë pas ndeshjes:
Xhon Toshak, trajner i Maqedonisë: “Në mungesë të lojtarëve titullar nuk kemi mundur të nxjerim më shumë nga kjo ndeshje. Ishim të dëmtuar për një penallti të pastër. Mandej edhe tereni nuk na lë të zhvillojmë lojë më të bukur. Shqipëria mu duk fizikisht më e fortë”.
Xhemal Mustedanagiç, trajner i Shqipërisë: “Ishte një ndeshje e mirë, nga e cila jam ndarë i kënaqur. Kemi mundur të fitomë, sepse patëm më shumë raste të mira, por fati s’ishte me ne. Nga dy ndeshjet e fundit miqësore mund të them se Shqipëria ka një potencial të mirë lojtarësh. Trajneri që do të vijë do të ketë në dispozicion futbollistë me perspektiv”.