Ish-Mitrovica e Isa Boletinit, sot nënë e kontrabandimit

Ado

FISEBILIL-LAH
اështja e Mitrovicës është aq “top story” dhe aq e diskutueshme këtyre ditëve në Kosovë sa që për disa qytetarë të Kosovës ka filluar të bëhet edhe monoton.
Për që është bërë e mërzitshme për qytetarët kjo nuk është shumë problem i madh, por problemi kryesor është që, ky 15% i territorit të Kosovës është injoruar shumë haptas gjatë tërë kohës nga ana e klasës politike në Kosovë.

Deklaratat turpëruese nga ana e liderëve të Kosovës për çështje të Mitrovicës, injoranca të cilën pozita e opozita e ushtrojnë për pjesën veriore të Kosovës më bën të turpërohem mua si qytetar, turpërohem për popullin tim që ka zgjedhur lider të këtij niveli dhe i ka vendosur në krye të SHTETIT, nëse mund ta quajmë shtet. Thotë një fjale popullore “qysh është populli qashtu i ka udhëheqësit’’.

Të dashur lexues të këtij shkrimi, unë mendoj që janë dy arsye kyçe pse e tërë kjo poshtërsi dhe injorancë bëhet për 15% të territorit të Kosovës.

1. Thjesht dikujt po i konvenon një shtet pa kufi, një pjesë e Kosovës të jetë zonë e hapur për manovrime, pjesë në të cilën nuk funksionon ligji (kjo nuk do të thotë që në pjesën tjetër funksionon qysh duhet dhe sa duhet), nga deklaratat “fyese” kinse nuk po ndodh asgjë për të cilën duhet të shqetësohemi, si dhe mungesa e reagimit për të shtrirë “sovranitetin” në veri, vërejmë se vetëlejohet jofunksionimi i ligjit në veri, nga ana e vetë Parlamentit, Presidencës si dhe Qeverisë - krejt kjo lejohet me qëllim që mediat, gazetarët dhe intelektualët të fokusohen ose të përqendrohen në veri të Kosovës me kritikat dhe analizat e tyre, kurse ne 85%-shin tjetër të Kosovës të manovrohet, vidhet dhe të bëhen maskarallëqet e tjera sepse nuk ka “kontroll” në këtë pjesë, gjithnjë duke konsideruar gjoja se me këtë pjesë e kemi kryer, e kemi shtrirë “sovranitetin” po na ka mbetur vetëm veriu.

2. Në të njëjtën kohë ekziston frika që ndoshta udhëheqësia politike e Kosovës po toleron vetë që Serbia ta ndajë pjesën veriore të Kosovës, duke e ditur që toka ose “megja” për shqiptarin ka qenë dhe deri diku edhe sot është e shenjtë.

Mënyra më e mirë për të ndjellë ose shtyrë në kryengritje popullin është ndarja e Mitrovicës. Kjo do të ishe mundësi e mirë për leadership-in si dhe për mafinë kosovare që disa prej tyre thuhet që fshihen edhe në veri, sepse ajo pjesë është e sigurt për ta, nuk ka ligj as polici - që për herë të fundit gjatë këtyre trazirave, kur kësaj radhe prapë mediat, gazetarët dhe intelektualët kosovarë do të jenë të përqendruar në kryengritje ose trazirë, ata pastaj do të “ia mbledhin mazën” dhe do t’ia japin edhe “lamtumirën” e fundit kësaj dekade me plot liri për krim. Gjithashtu lamtumirën e fundit shpëlarjes së parave dhe arsyetimit të vjedhjeve të tyre prapë pa u kontrolluar nga askush, sepse ata që i kanë dërguar në ato pozita 1. populli dhe 2. ndërkombëtarët në këto momente do të jenë shumë të zënë.
Këta të parët ku bëj pjesë edhe unë, vet ne e kemi vetëdijen shumë të ulët dhe, në vend që të kërkojmë llogari nga pushtetarët për atë që ndodh, ne dimë të djegim shtëpi dhe të shkatërrojmë varreza. Mirëpo jemi shumë të sjellshëm se pastaj ndajmë kafshatën e gojës për t’ua ndërtuar prapë edhe më të mira se ato që ua kemi djegur. Ndërsa të dytët këta do të jenë të zënë duke i arsyetuar hajnitë e leadership-it kosovar, por të paktën këta shpërblehen sepse ne fund e ndajnë “tallin” bashkë me ta.

Ftoj të gjithë bashkatdhetarët që të vetëdijesohemi sa më tepër që ata që bëjnë keqpërdorime, jo të kërkojmë të largohen nga pozitat, por të kërkojmë që ata të burgosen, si dhe pasuria e tyre të konfiskohet me qellim që ta ngrisim vetëdijen edhe të klasës politike.

Jo vetëm të flasim për Mitrovicën, por edhe të punojmë në atë drejtim. Kontributi yni më i madh në këtë drejtim do të kishte qenë të kërkojmë sa më tepër përgjegjësi nga ata, të cilëve ua kemi dhënë votat. Të kërkojmë prej tyre në mënyra shumë demokratike atë që të gjithë ne e dimë se është më së miri - përqendrim sa më të madh në çështje të veriut, jo ti lihet një njeriu të vetëm, z. Bajram Rexhepit, një çështje kaq madhore, sepse logjikisht nuk ka mundësi e as kapacitet që një kryetar komune të “luftojë” kundër një shteti të tërë, Serbisë.

Të bëjë Parlamenti i Kosovës për territorin e vet aq sa bën ai i Serbisë për shkëputjen e territorit të fqinjit kaq na nevojitet dhe do të jenë përfitues i gjithë populli në mënyrë të barabartë, e nuk do të përfitojnë vetëm ata të cilët e “shesin” 15% të territorit të Kosovës./

Atdhe Hetemi
 
Last edited by a moderator:
Fatkeqesishte do vije nje dite kur nese Kosoves i ndahet vetem ajo pjese qe tash s eka nen kontroll do quhet suskes,pra nese nga Kosova ndahet pjesa edhe ashtu pothuajse e e legalizuar ajo ndarje sdo perbeje lajm,sepse ajo po shihet qe tani!

P.S.Jam kurioz te dij ,Thaqi dhe politikanet tane care flamuri do benin atehere???
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top