Ish- Kryeministri, Majko: Jam pesimist për koalicion PS-LSI

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
62036_3.jpg


Ish- Kryeministri, Majko: Jam pesimist për koalicion PS-LSIDy herë Kryeministër i socialistëve, Pandeli Majko e sheh të pamundur bashkëpunimin e PS-së me LSI-në në zgjedhjet e 23 qershorit. Majko sheh defekte brenda opozitës, të cilën, sipas tij, e rrezikon konkurrenca mes “opozitash”, duke stimuluar rolin e Berishës si garant i stabilitetit paszgjedhor. Majko flet dhe për FRD-në, AK-në, FRESSH-in e sotëm, rivlerësimin e figurave historike etj.

Ditët e para të janarit duket se i kanë futur partitë politike në ethet e koalicioneve zgjedhore për zgjedhjet e qershorit. E mendoni të arritshëm koalicionin PS-LSI? Mund të ketë kosto politike dhe elektorale PS-ja nga një bashkëpunim zgjedhor me LSI-në ndërkohë që gjatë katër viteve në qeveri, PS ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj kësaj partie?
Mendoj se një pyetje e “lodhur” ka një përgjigje të stërlodhur. Ajo vjen nga fakti se në kohë krizash, perceptimi është qëndra e veprimit të politikës. Kjo ka sjellë që ndjeshmëritë politike të lidhen me nevojat dhe jo idetë.

Opinioni im është që nuk ka asnjë “ftesë” speciale nga Partia Socialiste për cilindo fraksion politik sot në qarkullim. Ka vec një gatishmëri për bashkëpunim në varësi të vendimarrjes të cdo partie që e konsideron veten opozitare me qeverisjen aktuale.

E di që realizmi politik në kohë krize nuk është as frymëzues as nxitës. Pesimizmi është një përgjigje morale dhe më e vërtetë se sa e kundërta.

Kolegët e mi në PS e dinë që qëndrimi im për bashkëpunimin me LSI është pesimist. Ka pasur edhe që kanë shprehur habi me këtë pasi në zgjedhjet e 2009 unë kam qenë nxitës për aleancën e PS me LSI.

Mendoj se tani nuk jemi më në kushtet e vitit 2009. Le ta analizojmë qetësisht. LSI aktualisht është në qeverisje më të djathtën e pas 1990-ës dhe para 1944-ës. Ajo përbën eksperiencën qeverisëse të saj si parti politike. Eshtë e qartë që LSI në kushtet aktuale nuk diskuton “ndryshimin” por “llogarinë” e vet elektorale dhe cështjen e influencës së saj pas zgjedhjeve të 2013. Nga cfarë kuptohet LSI po përpiqet të krijojë bindjen në publik se atë “po e lusin” të gjithë... Ajo më e rëndësishmja është që LSI dëshiron të hyjë në këto zgjedhje me kartën cinike se cilido që të jetë rezultati i zgjedhjeve ajo do të jetë pjesë e “ndarjes” së pushtetit të ardhshëm. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Por numurimi mbrapsht ka filluar dhe ai mbaron në 23 prill, datë në të cilën në bazë të kodit zgjedhor duhet të depozitohen dokumentat e aleancave në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Cfarë mendoni se do të bëjë LSI?
Mendoj që këtu pa dashur të dramatizoj do të funksionojë “dara” e plakut të vjetër të politikës dhe kryeministrit aktual Berisha. Eshtë brenda “llogarisë” të tij fakti që kalimi në opozitë i LSI me një akt politik dhe zyrtar duke dalë nga qeveria është fare pak i mundëshëm.

Deklarimet më të fundit që vinë nga zyrat e LSI është që cështja e kualicioneve do të vendoset me “votim të fshehtë”... Ajo që kuptohet është se me “votim të fshehtë” nuk dilet në opozitë. Ai mund të shmangë përkohësisht përgjigjen e pyetjeve të vështira për lidershipin e kësaj partie. Ndërkaq Berisha nuk ka “përtuar” dhe e ka shpallur kualicionin e madh djathtas dhe majtas ku LSI është nënkuptuar qartazi si pjesë e saj... Pyetja që ngrihet aktualisht nuk është ajo që shtruat ju se cfarë do bëjë PS me LSI? Pyetja drejtohet nga LSI dhe është se cfarë do të bëjë ajo me veten?... Përgjigjet janë disa. Ajo fillon me dilemën politike në se LSI do hyjë në zgjedhjet e qershorit duke qenë “brenda” apo “jashtë” qeverisë. Duket që me theksimin e faktit që drejtuesit e LSI po bëjnë për respektimin e “kontratës” së bashkëqeverisjes me PD janë të pakta shancet që ata ta dëshirojnë këtë. Këtu influencë ka fakti që LSI nga “administrata” mund të kontrollojë më shumë procesin e “vjeljes” së votave... Kjo është njëra nga pamjet e komplikuara që LSI duhet të sqarojë me veten e saj.

Mund të kemi një kualicion të LSI-së me PDIU-në dhe partitë e tjera duke krijuar një pol të tretë?
Ideja që LSI mund të ndërtojë një kualicion me PDIU e Shpëtim Idrizit nuk besoj se do ti qëndrojë kohës. Si LSI dhe PDIU kanë përballë dy parti “rishtare” konkurente me politikanë të vijës së fortë që konkuron polin e tyre të tretë. Ato janë FRD dhe AKZ e Kreshnik Spahiut. LSI duket që ngadalë do të vihet para zgjedhjes së “madhe” për të zgjedhur kampin dhe pozicionin politik. A e kanë mundësi drejtuesit e LSI që ti hedhin “dorashkën” të djathtës me të cilin qeverisi këto katër vjet? Diplomatikisht po përgjigjem...Nuk e di! Përgjigjet e LSI janë më të vështira se sa pyetjet që shtrohen për sjelljen e PS ndaj saj. E keqja nuk duhet nënvleftësuar as edhe si fjalë në politikë. Në misterin e saj e keqja është më “magjepsëse” se sa e mira, ndaj është shpesh edhe më imponuese. Shpresoj të jem i gabuar...

Ku e shikoni pozicionin e FRD-së dhe AK në zgjedhjet e ardhshme? Një koalicion i PS me këto dy parti do të rriste forcën e një fronti antiqeveritar siç e ka cilësuar dhe zoti Rama?
Ajo që di është e njohur. Këto dy forca politike po bëjnë opozitë. Ky është një kusht që nxit bashkëpunimin për qëllimet opozitare. Shpresoj që faktet të na cojnë në vendimarrje të arsyeshme. Në Shqipëri është krijuar një spektër mjaft i fortë politik që ka kuptuar se në mungesë të shtetit ligjor vendi do rrëshkasë drejt tiranisë së një i thëncin “oligarki” politike dhe financiare. Opozita aktualisht ka probleme të lidhura me perceptimin për veten e cila moskuptimin rrezikon ta kthejë në një konkurencë “opozitash” aspak produktive. Kjo, do ti japi shancin kampit të Berishës të paraqesë veten brenda dhe jashtë vendit si strukturë politike që garanton stabilitet postzgjedhor... Dhe kjo nuk është pak! Opinioni im për këtë cështje dihet. Ai nuk nis nga politikanët po nga qëndrimi i votuesve për atë që ndodh në Shqipëri. Padyshim që do vendosin politikanët. Fitorja do të jetë për ta kurse kostua e një humbje do të ndihet sipas opinionit tim në prodhimin e historisë për 20 apo 30 vitet në vazhdim. Zgjedhjet e qershorit 2013 edhe nga ky këndvështrim janë vërtet historike. Ky nuk është kompliment!...

Janë shprehur mendime nga deputetë të Partisë Socialiste se listat e deputetëve duhet të përzgjidhet nga anëtarësia, duke zhvilluar në këtë mënyrë dhe një votim paraprak brenda partisë. Ndani të njëjtin mendim dhe ju?
Nuk jap mendim për mendimet e kolegëve. Arsyeja është se kam mundësi më të mira për ti diskutuar me ta opinionet për të cilat më pyetët. Padyshim është një nga cështjet që po diskutohet me shqetësimin për të bërë më të mirën.

Ka gjithashtu edhe mendime se lista e deputetëve të PS duhet të bëhet publike shumë kohë para afatit ligjor, ndoshta në fund të muajit janar. Do të kishte efektivitet elektoral një gjë e tillë?
Mos prisni përgjigje që nuk i kam. Kjo do të diskutohet në forumet e PS...

Do të ketë risi, ndryshe nga partitë e tjera, PS në bërjen e listave të deputetëve, apo dhe të bërjes së kabinetit qeveritar në rast se fiton zgjedhjet?
Nuk e di. Deri tani kjo nuk është diskutuar.

Në 15 janar FRESSH mbush 21 vjet aktivitet, një forum që ka pasur ulje ngritjet e veta, por dhe kulminacione duke zgjedhur nga radhët e tij dhe kryeministra dhe ministra, si ju, Ilir Meta, Ilir Zela, Gjergj Koja etj. Ky forum e ka humbur forcën e dikurshme dhe për shkak se partisë së vjetër i duhej më shumë forumi i të rinjve. Si e vlerësoni sot këtë forum?
Forumi Eurosocialist ka humbur forcën?! Ku e keni gjetur këtë konkluzion!? Fressh-i është në rrugën e vet në kushte të reja. Eshtë e panatyrshme që ai të ketë qëllim vetëm imitimin e së kaluarës e tij... Në Shqipëri në këto vite kanë ndodhur ndryshime thelbësorë në shoqëri. Emigracioni, urbanizimi i popullsisë, ndarja e pasurisë dhe teknologjia e komunikimit kanë krijuar rrethana të reja për brezin e ri shqiptar. Po tronditet tradicionalizmi familjar. Jeta personale është bërë më komplekse. Koha e trajtimit të problemeve komunitare është zvogëluar. Kompjuteri po forcon pushtetin e individit por nga ana tjetër po varfëron individualitetin. Aftësia e përdorimit të teknologjisë dhe menaxhimi i informacionit duket se do të bëhen ndarja e re “klasore” në shoqërinë e së ardhmes...
Shqipërisë po i vjen një brez i ri me përbuzje për politikanët e korruptuar, grindavecë dhe të paaftë për të përkthyer problemet e kohës që jetojnë. Ata refuzojnë ta shohin demokracinë si një koncept abstrakt të lidhur vetëm proceset zgjedhore. Në brezin e ri po trokasin idetë e vjetra të kombit shtet. Pyetja e të riut “Kush jam unë?” nxit kërkesë dhe vëmendje. Lëngu i ri social po derdhet në venat e kombit. Kujdes! Ky brez si cdo brez tjetër dëshiron të fitojë betejën e vet. Ai dëshiron identitet dhe të “rishpikë” kombin. Janë ndryshe dhe më të zgjuar për të kuptuar dyzimin dhe dobësitë e botës që i rrethon. FRESSH është pjesë e kësaj gjenerate të vecantë që dëshiron të shkruajë historinë e vet dhe jo të lexojë vec atë ckemi bërë ne të shkullit të njëzetë... I pëlqej kështu si janë të pakalkuluar por të vërtetë!

Ju jeni shprehur se në ato fillime jeni paragjykuar për shkak të simbolit të lulëkuqes, duke vendosur trëndafilin. Si zhvillohej në atë kohë debati mes PS të riformuar dhe të rinjve të sapo ardhur nga fakultetet?
(Qesh) Po pse mendoni se ka pasur debat për këtë cështje?! Ne nuk na bashkoi lloji i “lules” në stemë me Partinë Socialiste. Ai ishte një vendim kongresi dhe kaq. Debat real brenda partisë ka patur për cështjen e marksizmit por që ruajti limitet dhe respektin e për njëri-tjetrin. Kjo është një histori pak e gjatë për një intervistë si kjo.

Balkanweb
 
Titulli: Ish- Kryeministri, Majko: Jam pesimist për koalicion PS-LSI

Me 21 Janar 2011 jan vra 4 protestues qe po denonin nje supervjedhje 700.000 Euro te thata ne zyrat e Min. Ekonomise nga kryetari LSI,Ilir Meta e filmuar me video e audio.
Gjykata e nxorri Ilir Meten te pafajshem 5-0(te 5 gjyqtaret qe po shqyrtonin ceshtjen ishin dakord ne pafajsin e tij) u quajt rezultati me 11 Janar 2012 u dha pretenca perfundimtare per te,ky esht nje sinjal i qart se cfare fuqie ka ai njeri qe sot mban Qeverine e Sali Berishes ne kemb.
Pandeli Majko duhet ta kundershtoje nje koalicion te till sepse nuk vihet ne pushtet me koalicionist qe vjedhin haptazi dhe jo te shprehet pesimist.
 
Titulli: Ish- Kryeministri, Majko: Jam pesimist për koalicion PS-LSI

LSI eshte si ajo pika e ujit qe ndikon ne permbysjen e vazos. PD dhe as PS, ndonse jane me dimensione deti, nuk mund te bejne pa kete pike uji. Politikan eshte ai qe ushqehet me mish dheplre. Ilir Meta me duket nje nga ata me pozicionet qe merr ne momente te tilla si para votimeve..;)
 
Titulli: Ish- Kryeministri, Majko: Jam pesimist për koalicion PS-LSI

Nëse PS bashkohet me LSI do të bënte një vetë-vrasje politike të cilën votuesit e majtë nuk do e falnin kurrë.ثshtë për tu çuditur se si ka mundësi që LSI të ketë akoma votues
 
Titulli: Ish- Kryeministri, Majko: Jam pesimist për koalicion PS-LSI

Ky cf do qe te beje do kujtohet ne cdo gje si ish- lol
 
Titulli: Ish- Kryeministri, Majko: Jam pesimist për koalicion PS-LSI

Keto preokupimet se "i moralshmi" Rama duhet te bej koalicion me te "pamoralshmin" Meta jane budalliqe pa baze per realitetin shqiptar. Rama ka qene krahu i djathte i Metes, nqs Meta do iki ne burg nje dite Rama do jete mu mbrapa tij.

E verteta e hidhur per Ramen eshte qe ka perpara nje koalicion me 100 000 + vota perpara. Vete nuk e mund dot. Kshuqe zgjidhjet e tij jane dy nqs do ta mundi:

1) te ribashkohet me LSI

2) te hape partine e te pranoje te gjithe ata qe kane kundershti me ate vete, por qe nqs ju respektohet e drejta dhe ambicja e tyre mund ta pranojne si kryetar opozite

E para eshte me e sigurte si rruge, ne rastin e dyte duhet te thithe cdo vote te mundshme. Por dilema eshte e njejte, Rama duhet te ngrihet mbi veten dhe te heqe dore nga pushteti absolut. Askush nga grupimet qe i sigurojne fitoren nuk kane ndermend te bashkohen me te pa nje lloj kontrate te qarte qe ruan ata vete. Une nuk besoj se ai eshte ne gjendje ta bej, nqs mund ta kishte bere do e kishte bere. Ka 10 vjet qe jeton me idene e pushtetit absolut, nuk e imagjinon dot veten pa ate lloj pushteti.

Me shume gjasa ne 2013 do shofim nje perseritje te 2009. Nje fitore me 4-5% perpara e PD-LSI dhe nje Rame qe i cileson vjedhje per te ruajtur karrigen e tij.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top