Isa Boletini, armik i diplomatit rus”, ‘L’Aurore’: Erdhi me një bandë prej rreth 100 shqiptarësh…

Hera

Έτερος εγώ
“Isa Boletini, armik i diplomatit rus”, ‘L’Aurore’: Erdhi me një bandë prej rreth 100 shqiptarësh…


image3.jpg

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 26 Shtator 2019

“L’Aurore” ka botuar, të enjten e 11 shtatorit 1902, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me refuzimin e vendosjes së konsullit rus në Mitrovicë nga Isa Boletini, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Armiku i diplomatit

image-11.jpg

Beograd, 10 shtator.

Popullsia e Mitrovicës, sidomos ajo serbe, është shqetësuar shumë që nga ardhja e liderit shqiptar Isa Boletini, i cili, me një bandë prej rreth 100 shqiptarësh, e ka vendosur veten si një gjykatës i plotfuqishëm.

Ai thirri parinë në një mbledhje dhe i bëri presion kajmekamit, i cili nuk guxon t’i rezistojë.

Propozoi që të parandalohet me çdo kusht, qoftë edhe me forcë, vendosja e konsullit rus, z. Chterbine.

Nën autoritetin e tij personal, ai arrestoi stafin e konsullatës dhe e dërgoi në Shkup.

Vetë konsulli ende nuk ka mbërritur nga Selaniku.




lg.php


lg.php
 

Attachments

  • image3.jpg
    image3.jpg
    77.2 KB · Shikime: 0
  • image-11.jpg
    image-11.jpg
    76.2 KB · Shikime: 0
  • image3.jpg
    image3.jpg
    77.2 KB · Shikime: 0
  • image-11.jpg
    image-11.jpg
    76.2 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top