Isa Boletini (1864-1916)

alfonci

Veri investigatio
“ Unë nuk kam dalë malit për të mirën time, por për të mirën e atdheut tim, për lirinë e popullit tim! ”.
“ Në është Evropa se nuk do ta zgjidhte drejt çështjen e kufijve të tokave shqiptare, Ballkani nuk do të ketë qetësi kurrë, dhe për këtë faji do të bie mbi ju e jo mbi ne, që do të luftojmë përherë, deri sa të çlirohemi! ”.
“ Unë jam mirë kur ashtë mirë Shqipnia! ”.Isa Boletini

Isa Boletinit, kjo figurë markante, që zënë vend të pa diskutueshëm në historinë e popullit shqiptarë krahas atyre që dhanë aq shumë për lirinë e atdheut tonë si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Ismail Qemali, Idriz Seferi e shumë të tjerë. Isai u rritë me armë në dorë, jetoi me te, dhe plot një jetë rrugëtoi me te drejt shtigjeve të lirisë. Isai, armët e lirisë kurdo herë i kishte gati kundër pushtueseve tanë. Lindur dhe rritur në Boletinin e tij të lashtë, në një familje me tradita atdhedashurie, trashëguar nga gjyshi Murseli dhe i ati Ademi, të cilët nuk kishin pushuar kurrë së reshturi për çlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare. Në kushte dhe rrethana të atëhershme politike, ekonomike, por edhe rrethana tjera të traditës u rrit, burrërua dhe u kalit Isa Boletini i cili tërë jetën e vet ia përkushtoi atdheut.
Fuqitë e mëdha Evropiane me vendimet e tyre të mbrapshta, rënduan edhe më shumë pozitën tonë, duke mohuar të drejtën tonë për vetëvendosje dhe duke ndarë tokat tonë në favor të shteteve fqinje! Mbledhja e zezë e Shën Stefanit e pasuar më vonë edhe me Kongresin e Berlinit ( 13 qershor 1878 ), ku i vunë thikat mbi tokat tona, megjithëkëtë, populli ynë liridashës kurrë nuk u pajtua ( as sot), me fatin tragjik të ndarjes së tokave shqiptare. Kështu, nën trysninë e këtyre rrethanave diktuese e rënduese, edhe Isai, me gjithë se i ri në moshë, ju bashkëngjit rrugës së përpjekjeve për çlirimin e atdheut me plot sakrifica. Ai për herë të parë me armë në dorë u ndesh kundër pushtueseve tanë në betejën e Slivovës në vitin 1881, si të thuash, ai për herë të parë ndjeu erën e barotit, që e përcolli atë tërë jetën.

Isa Boletini mes figurave të mëdha të kombit tonë të cilët kaluan dekadat maleve dhe dekadat metropoleve të diplomacive të mëdha në shërbim të çlirimit të vendit tonë, me armët e lirisë i goditi në shtat lubitë e Hafëz, Mehmet, Qyrdi, Hilmi, Shemsi, Magjar e Turgut Pashave, Sulltanët e Krajlët e pangopur, ndërkaq më armën e diplomacisë, goditën Portën e lartë të Stambollit, Serbisë, Malit të Zi, Rusisë... befasuan Vjenën, Selanikun, Parisin, Bukureshtin, Londrën e deri në Uashington! Isa Boletini, luftoi pa kompromis kundër serbëve dhe malazezëve tinëzarë, të cilët për ta thyer Isanë e sulmuan me dhjetëra herë, duke ia djegur edhe kullën e tij rrafsh me tokë... Mirëpo, populli ynë e ngriti këtë kullë e ngriti dhe e bëri
edhe më të madhe se ç’ishte. Isai, me shërbimin e tij që i bëri atdheut, kullën e tij e shndërroi në kullë Legjendë. Së bashku me kullën, po rritej edhe emri dhe heroizmi i Isait dhe i popullit shqiptarë në përgjithësi, që po vritej e pritej për lirinë e vet. Përpjekjet e një pas njëshme të armiqve tanë të ndryshëm, me dhelpëri e diplomaci për ta komprometuar Isain, duke i ofruar atij ofiqe të larta, pasuri, flori, tokë e jetë Pashai, sikur shkuan kot, pasi që Isai kurdoherë ua priste shkurt dhe qartë, duke iu thënë :

“ Unë nuk kam dalë malit për të mirën time, por për të mirën e atdheut tim dhe për lirinë e popullit tim”.

Me gjithë presionet dhe përpjekjet që i bënë Isait, duke e mbajtur për disa kohë edhe si lloj pengu në Turqi, përpjekje këto të cilat shkuan kot, nga se Isa asnjë herë nuk hoqi dorë nga lufta për çlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare. Ata provuan me të gjitha joshjet e tyre, me pasuri e dredhi, se mos Isait po ia mbushnin mendjen që ai të qëndronte në Turqi përherë?! Mirëpo, jo, Isai si gjithmonë qetë e me maturi, u përgjigj qartë:

“ Ju falëm nderit për “kujdesin” që po m’tregoni për mua, por ma i mirë ashtë për mua Boletini im me ata gurë e kepa, se sa e tanë Stambolla juaj”.

Boletinin, lufta për liri të atdheut e bëri strateg e diplomat, ai artin luftarak e përsosi me pushkë në dorë nëpër shkrepat e Kosovës martire, aty në sa e sa beteja të përgjakshme përballë lubisë Osmane dhe intrigave Serbo- Malaziase, kurse artin e diplomacisë e mësoi nga tribuni Hasan Prishtina, Bajram Curri dhe Imail Qemali etj. Aftësia e Isait prej luftëtari, dhe modestia e tij më së njerëzore e bëri atë edhe më të afërt dhe më me ndikim tek masat e gjëra popullore, prandaj ai i organizonte ato kurdoherë dhe pa as një kundërshtim, thjesht Isai posedonte dhunti prej luftëtari, strategu e diplomati, pa dyshim dhunti prej tribuni popullor.

Isai kontribuoi fuqishëm edhe në pajtimin e gjaqeve dhe ngatërresave tek populli ynë, me qëllim që të krijojë një unitet sa më të madh kundër armikut, dhe këtë e bëri duke u nisur nga shembulli personal. Në një kuvend që e kishte thirrur vet Isai, ishin tubuar shumë burra të asaj ane. Isai vërejti se aty po mungonte Ahmet Shtitarica dhe pyeti: Burrani, ku është Ahmeti?. I thanë se nuk kishte pasur guximin të vinte, nga se ia kishte borxh gjaku! Ta sillni këtu me një herë!- urdhëroi Isai, duke shtuar:
“Gjak borxh sot na ka vetëm anmiku ynë, ne jena vëllazen e duena me u bashkue e me dek për liri të vatanit... Ai që mas sotit ngreh pushkë ndër veti, ka me kenë bash hasmi ynë!”... Isa Boletini, ndër beteja të pa rreshtuar e detyroi disa herë portën e lartë që të bëj lëshime. Ai e pengoi hapjen e konsullatës ruse në Mitrovicë, duke likuiduar edhe konsullin e saj Grigori Shçerbinin të cilin e vrau luftëtari i shquar Gjilanas Ibrahim (Halit) Popoci .
Në pamundësi të përvetësimit të Isait, xhonturqit i vunë përpara një sërë sprovash të rënda, madje duke ia marrë të dy djemtë peng, Halitin dhe Tafilin. Isai i palëkundur me këtë rast u përgjigj:

” Jam ba gati që të dy djemtë e mi t’i bëj kurban për atdhe, por jo edhe me ia puthun dorën anmikut të popullit tim!”...

Isa Boletini së bashku me Idriz Seferin, Ramadan Zaskocin, Hasan Ferrin, Dem Jusufin, Elez Hoxhën, Hasan Hysë Budakoven e shumë trima të tjerë morën pjesë në dhjetëra beteja për shpëtimin e atdheut, ndër betejat më të përgjakshme që Isai qëndroi pa tundur, ishte ajo për ta mbijetuar grykën e Carralevës. Në këtë betejë Isai tregoi aftësitë e një strategu të vërtetë. Me 18 maj 1912, në një kuvend që u mbajt afër Vushtrrisë, ku ishin tubuar edhe krerë nga Dibra e Shkodra, madje ishte prezent edhe vet sekretari personal i Ismail Qemalit, Isai mbajti qëndrim të prerë:
” Asht i domosdoshëm zgjanimi i kryengritjes sonë në tokat shqiptare, sot nuk ka me ba sehir, të tanë duhet me luftue që të çlirohemi sa ma parë!”...
Isa Boletinin, lubitë Osmane disa herë e rrethuan me qëllim që ta likuidonin, atë këtë nuk e arritën dot- ndodhte që Isai edhe plagosej në luftë e sipër, por që kurrë nuk dobësohej morali i tij luftarak. Ishte i pa thyer dhe shokëve u jepte kurajë siç e thotë edhe kënga popullore:”... Po i lidh plagët me maramë bini shokë ta bajmë piskamë jem shqiptarë s’dorzohna t’gjallë pa na ra zjarmi në qafë”. Me 1912 Edit Durham shkruan:

”Isa Boletini ishte një udhëheqës i mirë, i zgjuar dhe humanist i madh i cili donte vetëm lirinë e tokave shqiptare. Luftëtarët e tij nuk urrenin popujt e tjerë, thjesht, ata dëshironin lirinë për popullin e vet”

...Ismail Qemali, me rastin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë së cunguar, kur mori lajmin se po vinte Isa Boletini, mori flamurin dhe i doli vet përpara, duke i thënë:
”I madhi Isa, luftërat tuaja ishin bazë e përpjekjeve të mia për pavarësinë e Shqipërisë!”. Në prill të vitit 1913, delegacioni ynë mbërriti në Londër, ku po zhvillohej Konferenca e ambasadorëve. A. Herbert shkruan:

“Isa Boletini ishte figura më piktoreske e këtij delegacioni dhe e quajti atë Robin Hudi shqiptar!”

Në maj të këtij viti Isa Boletini u shpreh qartë edhe kundër vendimeve të kësaj konferencë duke ju thënë:

” N’është se Evropa nuk do ta zgjidhte drejt çështjen e kufijve të tokave shqiptare, Ballkani nuk do të ketë kurrë qetësi dhe për këtë faji do të bie mbi ju e jo mbi ne, që do të luftojmë përherë deri sa të çlirohemi!”.

Në kohën kur ushtria Austriake po përgatitje për të pushtuar Podgoricën, forca të mëdha policore malaziase të ndihmuara edhe nga konsullata Franceze, tradhtisht e vranë Isa Boletinin me 23 janar 1916 së bashku me dy të bijtë e dy nipat e vet si dhe me shokët e tij: Hajdar e Idriz Radishevën dhe Nesim Nimanin. Vrasja e pa besë ia ndërpreu Isait jetën në kulmin e veprimtarisë luftarake e diplomatike, ishte vetëm 52 vjeçar... Ai sfidoi të gjitha kurthet që armiqtë ia kishin përgatitur, dhe me guxim vazhdoi së marshuari drejt rrugëve të lirisë. Ai kundërshtoi fuqishëm vendimet e pa drejta të Konferencës së Londrës për copëtimin e tokave shqiptare në dobi të shteteve grabitqare fqinjë. Ai thoshte:

” Unë jam mirë kur ashtë mirë Shqipnia!”...

Me rastin e 50 vjetorit të Shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, në 1962, shteti Shqiptar Isa Boletinin e shpalli Hero të popullit. I tillë ishte Isa Boletini, pishtar i lirisë dhe udhërrëfyes për brezat e ri- Hero i popullit shqiptar!

*malesia

Mehmet BISLIMI
 
“ Unë nuk kam dalë malit për të mirën time, por për të mirën e atdheut tim, për lirinë e popullit tim! ”.
“ Në është Evropa se nuk do ta zgjidhte drejt çështjen e kufijve të tokave shqiptare, Ballkani nuk do të ketë qetësi kurrë, dhe për këtë faji do të bie mbi ju e jo mbi ne, që do të luftojmë përherë, deri sa të çlirohemi! ”.


Koha e ver8oi fjalen e Isa Boletinit...
 
A mund të varroset Isa Boletini në fshatin e tij?
http://www.lajmishqip.com/modules.php?name=News&new_topic=2
ramush_tahiri_foto.jpg


Shkruan:Ramush TAHIRI
09-02-2007​


Manastirit të Sokolicës, si zonë e mbrojtur, i ra në pronë Kompleksi Memorial i Kullave të Isa Boletinit. Heroi Kombëtar, pa të cilin sot nuk do të ishte Kosova, njeriu që e luftoi Turqinë në kohët më të vështira dhe i cili takoi kryediplomatin anglez Eduard Grej, do të mbetet i pavarrosur sepse manastiri që u ndërtua në pronën e Boletinëve ka të drejtë të mos lejojë ndërtimin e varrit, bile edhe të ndalojë manifestimet në kujtim të tij. Në pakon e Marti Ahtisarit, ndër më shumë se dyzet manastiret dhe kishat që në këtë dokument janë shpallur si serbe e që janë futur në të ashtuquajturat zonat e mbrojtura, krahas Manastirit të Deçanit, Manastirit të Graçanicës, Patrikanës së Pejës etj., është vendosur edhe Manastiri i Sokolicës, Zveçan.

Njohësve jo të mirë të gjendjes në Kosovë nuk do t’i bënte përshtypje ky emër krahas aq shumë “vendeve të shenjta serbe në Kosovë” të mbrojtura me ligje, por tash edhe me këtë marrëveshje ndërkombëtare. Ndërsa njohësit e mirë dhe personalitetet e përkushtuara për çështjen kombëtare, dhe për fatin e mirë të Kosovës e dinë se është fjala për kishën në fshatin Boletin, të ndërtuar në pronën e familjes së Isa Boletinit, heroit kombëtar shqiptar i cili “zgjodhi vdekjen më mirë se robërinë” dhe i cili me luftën e tij kundër Perandorisë Turke në vitet 1905-1912 bëri që popullsia sot këtu ta ndiejë veten shqiptare dhe Kosova, që ishte atëbotë, të mbetej edhe tash çështje e pazgjidhur ndërkombëtare. Ata që kanë lexuar kujtimet e Tafil Boletinit, që shërbyen për shkrimin e librit nga Skënder Luarasi për Isa Boletinin dhe që para ca vitesh u botuan të plota, e kanë të qartë lindjen e çështjes së kishës serbe në pronat e Boletinëve. Në kujtime shkruhet se një fshatar serb që punonte në pronat e familjes së Boletinëve kishte kërkuar që t’i lejohej të ndërtonte një kishëz ku do të mund të kryente ritet e veta ortodokse fetare. Kjo iu mundësua dhe afër Kullave të Boletinëve u ndërtua objekti fetar, i cili, pas pushtimit të Kosovës nga Serbia, u shndërrua në Manastir, i cili mori emrin e Sokolicës, sipas majës së kodrës së afërme. Edhe vetë burimet kishtare dhe shtetërore serbe e pranojnë se Manastiri i Sokolicës është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Në propagandën e serbizimit të tërësishëm të Kosovës, krahas kolonizimit me popullsi serbe sipas dekreteve mbretërore dhe sipas planit të kolonizimit me qëllim të ndryshimit të strukturës etnike shqiptare të Kosovës, “shkencëtarët” serbë “zbuluan” se kishëza qenka ndërtuar në themelet e vjetra të një manastiri nga koha e Mesjetës. Në mungesë të gjetjes të dokumenteve faktike, ata iu referuan kinse gojëdhënave dhe këngëve popullore serbe të eposit të Luftës së Kosovës dhe “e gjetën” se me gjasë ky manastir qenka ndërtuar nga feudali Musa, diku në fund të shekullit XIII dhe se ky feudal kinse na qenka babai i vëllezërve Musiq, të njohur nga baladat për Betejën e Kosovës të vitit 1389. Musa, portreti i të cilit është gjetur më vonë në freskat serbe, na paskësh qenë dhëndri i Knez Lazarit, udhëheqësit legjendar serb të Betejës së Kosovës, duke pasur për grua pikërisht të motrën e Lazar Hrebljanoviqit. Sot Manastiri i Sokolicës është manastir femëror që në krye ka Motrën Makarije, një doktoreshë të shkencave të kimisë, e cila ia ka marrë dorën punimit të freskave, së bashku me motrat e tjera, duke e shndërruar këtë manastir në shkollë të dëgjuar të pikturimit bizantin mesjetar. Manastiri i Sokolicës përpara dy-tri vjetëve mori pjesë në SHBA me ekspozitën e artit bizantin, ku prezantuan skulpturën e Virgjëreshës Mari, e cila është atraksion i këtij manastiri, sepse në “kohë të vjetra ka fluturuar nga Manastiri i Banjskës duke rënë në një dru në oborrin e Manastirit” për t’u vendosur më vonë pranë altarit... Manastiri i Sokolicës asnjëherë nuk u shkatërrua. U mbrojt dhe u ruajt nga shqiptarët, duke qenë familja e Isa Boletinit, mbrojtës të manastirit, për të cilën gjë nga populli u quajtën Vojvodë. Dihet se në Tiranë gjendet revolja e Isa Boletinit, e dhuruar nga popi Momçillo, duke pasur të shënuar edhe përkushtimin e tij në formë gravure... Qytetarët e Kosovës, tashmë nëpërmjet shtypit dhe kronikave televizive, janë njoftuar për reagimin e njërit nga pinjollët e Isa Boletinit, Xhaferit, i cili duke paraqitur tapitë e tokës dhe të pronës kundërshtonte ndërtimin e një muri nga ana e Manastirit krejt afër Kullave të Isa Boletinit. Opinioni gjithashtu e di se një grup studiuesish e patriotësh përpara dhjetë vjetëve tërhoqën nga varrezat e Podgoricës eshtrat e Isa Boletinit, djemve, nipave dhe bashkëluftëtarëve që u vranë në pritën famëkeqe të organizuar nga qeveritarët e Malit të Zi më 23 janar 1916 në Urën e Ribnicës. Përshkrimi i vrasjes, përveç nga Tafil Boletini, është bërë edhe nga raporti zyrtar i policisë, gjithashtu edhe nga Nikolla Gjillas, babai i udhëheqësit komunist jugosllav Millovan Gjillas, që kishte qenë pjesëmarrës në vrasje dhe që kishte marrë revolverin e Isës për ta ruajtur si pre lufte në koleksionin e tij familjar... Eshtrat edhe sot ruhen në fshehtësi të madhe, që një ditë, ashtu si i ka hije patriotit të madh të çështjes kombëtare shqiptare, të varrosen me ceremoni në Kullat memoriale të Isa Boletinit. Nga donacionet dhe me ndihmën e Ministrisë për Kulturë të Kosovës është bërë restaurimi i Kullave, mirëpo përveç ndonjë spoti televiziv, për ndonjë këngë patriotike, ky kompleks nuk e kryen funksionin e vet të kujtimit të traditave atdhetare të luftës për liri. Pengesë është afërsia e Manastirit, i cili kërkon rrugë dhe hapësirë për ta zhvilluar aktivitetin e vet, edhe pse në afërsi të manastirit asnjëherë nuk ka pasur shtëpi serbe, por vetëm shqiptare, ndërsa nga afërsia e fshatit Boletin familja e fundit është shpërngulë në vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar... Problemin, që nuk ishte i tillë, e zgjidhi Marti Ahtisari, me bekimin e plotë të Ekipit të Unitetit, i cili nuk bëzan për këtë çështje, as pesë ditë pas publikimit të propozimit. Manastiri i Sokolicës u shpall zonë e mbrojtur, ndërsa në kuadër të tij hyri, si thuhet shprehimisht, Kompleksi Memorial i Kullave të Isa Boletinit. Kështu u tret trashëgimia e udhëheqësit kryesor të Luftës për Pavarësi Kombëtare, duke iu dhënë rëndësi ndërkombëtare, me moskundërshtimin e lakejve kosovarë, një manastiri të diskutueshëm karshi një personaliteti që e njihte dhe e respektonte e gjithë diplomacia e kohës, duke u konsideruar një Xhorxh Uashington i Kosovës. Në atë kohë me ia kthye pushkën Turqisë dhe me e kthye Shqipërinë bashkë me Kosovën, si pjesë e saj e pandarë, kah Evropa ishte një largpamësi dhe një përkushtim që shndrit dhe jep forcë edhe sot e kësaj dite... Në Aneksin e Pestë, në pikën 1.4, thuhet: “Kosova garanton që prona e luajtshme dhe e paluajtshme si dhe pasuria tjetër e Kishës Ortodokse Serbe është e paprekshme dhe nuk do të jetë objekt i eksproprijimit”. Në pikën 1.5 thuhet: “Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë do të ketë diskrecion (liri të plotë veprimi) të plotë në menaxhimin e pasurisë së vet dhe qasje në objektet e veta. Autoritetet e Kosovës do të kenë qasje në objektet të cilat janë pasuri e Kishës Ortodokse Serbe vetëm me pëlqimin e dhënë nga Kisha, në rastet e urdhrit gjyqësor të lëshuar...” Gjithashtu në pikën 4.1.2. thuhet: “Kur rrethanat e kërkojnë, mund të kufizohet çdo aktivitet nga këto fusha... B) Tubimet publike, rekreative dhe zbavitëse.” Pra, ky është turpi i Ekipit të Unitetit të Kosovës dhe i të gjitha trupave të tij punuese. Eshtrat e heroit kombëtar Isa Boletini mbeten në thes e të pavarrosura, ndërsa qasja në Kullat e tij, në simbolin e krenarisë kombëtare, mbesin të ndaluara...Konstatimi se “njerëzit që nuk i nderojnë të parët nuk mund ta sjellin pavarësinë”, është i drejtë dhe i mbështetur nga koha.


 
Fotoja e postuar është fotografi origjinale e Isa Boletinit, e bërë në vitin 1913 në Vlorë. Kjo foto është dhuratë që vetë Isa Boletini i'a ka dhënë kujtim gjyshit tonë (Brahim Sali Shatri) në kohën kur ai ka ardhur shpeshherë në Tomoc në kullën e vjetër të Sali Shatrit. Kjo dëshmon se Isa Boletini ka mbajtur lidhje të rregullta me familjen e Sali Shatrit në veçanti dhe ardhjen e shpeshtë të tij në Tomoc. Kjo fotografi tani është e deponuar në Arkivin e Kosovës.

(postuar ne facebook nga ish profesori im i lendes se matematikes, Fatmir Shatri)

121486441_1321122701562690_4838405457526239778_o.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top