Irani dhe SHBA: Shqipëria e vogël në mesin e një loje të madhe

Hera

Έτερος εγώ
Irani dhe SHBA: Shqipëria e vogël në mesin e një loje të madhe


RAMA-BASHA-META-700x405-600x347.jpg

Kryelajmi që ka dominuar në median ndërkombëtare këtë fundjavë lidhet sërish me memot që kanë rrjedhur nga ambasada britanike në SHBA. Gazeta Daily Mail ka publikuar memot e ish-ambasadorit Sir Kim Darroch, i cili thotë se presidenti Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore me Iranin për inat të paraardhësit të tij, Barack Obama.
Darroch thotë se kjo lëvizje ishte një ‘vandalizëm diplomatik’. Memoja është shkruar pasi ish-ministri i jashtëm britanik, Boris Johnson vizitoi SHBA në vitin 2018, për t’u kërkuar Uashingtonit që të mos tërhiqej nga marrëveshja.

Por Trump u tërhoq duke shpërfillur kërkesat e aleatëve europianë. Prej atëherë, tensionet mes SHBA dhe Iranit kanë kapur majat, madje para disa javësh u përfol se SHBA mund të ishte në prag të një sulmi ushtarak mbi Iranin.
Nga ana tjetër, që kur ka ardhur në pushtet, Trump ka ndihmuar gjithmonë e më shumë një grupim iranian, që lufton për rrëzimin e regjimit. Organizata MEK ka ngritur një qendër në Shqipëri, ku janë të strehuar së paku 3 mijë muxhahedinë.
Kështu, Shqipëria e vogël e gjen veten në mesin e një shahu të madh global. Organizata MEK pretendon se është qeveria që do të zëvendësojë regjimin e mullahëve në Teheran pasi ata të rrëzohen nga pushteti.
Këtë fundjavë, Shqipëria ishte e mbushur me personazhe të rëndësishme nga mbarë bota, që përkrahin këtë organizatë.
Mes të ftuarve ishte edhe avokati personal i Trump, Rudy Giuliani, por edhe ish-senatori Joe Lieberman.
Në fjalimin e tij, Giuliani tha se rezidentët iranianë në Shqipëri janë luftëtarë të lirisë. Nga Tirana, ai i bëri thirrje vendeve si Gjermania dhe Franca që të mbështesin shkëputjen e lidhjeve me mullahët.
“Zgjohuni, kur blini naftë nga Irani po financoni vrasësit,” tha ai.
Në Shqipëri ka përfunduar tashmë ngritja e kampit Ashraf-3, ku janë strehuar luftëtarët e rezistencës iraniane. Bëhet fjalë për një qytet të supermbikëqyrur, me parqe, restorante, pishina dhe salla konferencash. Dy kampet e mëparshme Ashraf kanë qenë në Irak.

Ballkanwb
 
Back
Top