Iran: U rrëzua aeroplani me 169 vetë

Зngjεll

___________
f.0715132637277_m.jpg

Nga Irani raportohet se një aeroplan i udhëtarëve u rrëzua sot në veriperëndim të këtij vendi dhe ekziston frika se të 169 personat në bord kanë humbur jetën.

Televizioni shtetëror iranian njoftoi se aeroplani i kompanisë Caspian Airlines fluturonte nga Teherani për në kryeqytetin armen Jerevan, kur u rrëzua në afërsi të qyteti iranian Qazvin.

Zyrtarë lokalë në qytetin e Qazvinit i kanë thënë agjencisë së lajmeve IRNA, se aeroplani u shkatërrua tërësisht dhe të gjithë udhëtarët në bord me gjasë kanë vdekur.

Në aeroplan gjendeshin 153 udhëtarë dhe 16 anëtarë të ekuipazhit./telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top