iPhone ka leshim te rrezikshem te sigurise

Зngjεll

___________
Një lëshim i madh i sigurisë në sistemin operativ të celularit iPhone lejon sulmuesit që me anë të porosisë SMS të marrin kontrollin mbi pajisjen. Apple është duke punuar pareshtur për ta rregulluar këtë problem.

iPhone padyshim është telefoni më i popullarizuar në botë, prandaj është çudi se si hakerët deri më tani nuk i janë vërsulur sistemit të tij operativ dhe t’i nxjerrin telashe përdoruesve e edhe kompanisë Apple.

Vetëm këto ditë e kemi rastin të dëgjojmë për një lëshim bukur serioz i cili lejon që me një kod të veçantë softuerik të dërguar me anë të porosisë SMS mund të kontrollohen aspekte të ndryshme të pajisjes, përfshirë edhe marrjen e të dhënave nga pranuesi GPS në iPhone, që do të thotë zbulimi i vendndodhjes së përdoruesit.

Lëshimi i njëjtë mund të sjellë deri tek aktivizimi i mikrofonit në iPhone dhe në atë mënyrë mund të dëgjojë bisedat e përdoruesit, si dhe sulmuesi mund të shfrytëzojë pajisjen iPhone për të sulmuar ndonjë kompjuter të kyçur në internet.

Lëshimin e ka zbuluar eksperti për siguri i sistemit operativ Mac OS X, Charlie Miller. Në konferencën e ardhshme të “Black Hat” Miller planifikon të sqarojë detajet e këtij lëshimi, derisa Apple me të gjitha forcat e saj po mundohet të rregulloj këtë problem deri në fund të këtij muaji./Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top