iPhone-i, vret 23-vjeçaren

Arfenilla

Themelues i Forumit


59kinezja-iphone.jpg
I bie zilja e iPhone 5-ës teksa ishte në karikim, përgjigjet dhe papritur një valë korrenti i merr jetën. Ngjarja ka ndodhur në Kinë dhe viktima është një stjuardesë 23-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja britanike “Daily Mail”, sipas të cilës Ma Ailun, ish-punonjëse e “China Southern Airlines”, ka marrë një elektroshok të dhunshëm nga celulari. Ajo ka rënë në tokë, është shoqëruar menjëherë në spital nga njerëzit e afërt, por mjekët nuk kanë arritur ta mbajnë në jetë. “Apple” ka reaguar menjëherë duke njoftuar se ka nisur një hetim të hollësishëm për të kontrolluar sigurinë e produktit më të shitur të saj. “Jemi thellësisht të trishtuar nga ky incident tragjik dhe i bëjmë ngushëllimet tona familjes Ma. Do të bëjmë një hetim të thellë dhe do të bashkëpunojmë me autoritetet”, ka deklaruar “Apple” përmes një email-i, transmeton tch. Lajmi për vdekjen e asistentes së fluturimit, vetëm 23 vjeç, është publikuar edhe nga agjencia zyrtare kineze “Xinhua”, që saktëson se vajza jetonte në rajonin perëndimor Xinjiang.lajmi
 
Titulli: iPhone-i, vret 23-vjeçaren

e lexova dje kte, dhe ne fakt eshte dicka alarmante pasi une edhe ne vaske e perdor tel.... goxha alarmuese duhen marre masa perkudesjeje,

U prehte ne paqe,
 
Titulli: iPhone-i, vret 23-vjeçaren

e lexova dje kte, dhe ne fakt eshte dicka alarmante pasi une edhe ne vaske e perdor tel.... goxha alarmuese duhen marre masa perkudesjeje,

U prehte ne paqe,

Pse paske vaske te shpia ti ? WoW, Lol

Ps: Kam pershtypjen se nese prek dicka me korent me anen e brendshme te dores sic ne rastin e celularit perfundimi eshte i pa evituesheme ne shumicen e rasteve, ne toke... deri sa te arrihet shkeputja me obejktin sepse elektriciteti ka vetine te mbledh pas vetes doren, ana e jashtme e dores eshte me ndryshe. Gjynah...
 
Titulli: iPhone-i, vret 23-vjeçaren

Si shume raste po degjohen me keto iphonat..kshu eshte kur i ben kinezi sdi ci fusin brenda!
 
Titulli: iPhone-i, vret 23-vjeçaren

e lexova dje kte, dhe ne fakt eshte dicka alarmante pasi une edhe ne vaske e perdor tel.... goxha alarmuese duhen marre masa perkudesjeje,
Cte duhet ne vaske tel apo te hy ne pune dridhja lol
 
Titulli: iPhone-i, vret 23-vjeçaren

Sa per iphonet nuk eshte e thene ky lloj problemi ndodh ne cdo lloj tel,pra kurr mos u pergjigjni ne tel nese ai eshte ne karikim
 
Back
Top