Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

iPad 2 po shkon “flakë”

Shiko fotografinë 1423360
Apple ka shitur më shumë se 5 milionë iPad gjatë muajit mars. Megjithatë, kjo kompani nuk po arrin t’i plotësojë kërkesat e tregut, kanë thënë zyrtarët e lartë të Apple gjatë prezantimit të të hyrave të mërkurën.
Drejtori financiar i kësaj kompanie, Peter Oppenheimer ka thënë se Apple nuk ka arritur ta plotësojë kriterin e saj për 4-6 javë pajisje rezervë, të cilën kohë dhe sasi ajo e preferon zakonisht.

“Ne kemi shitur çdo iPad 2 që kemi arritur të prodhojmë gjatë këtij tremujori, ndërsa do të dëshironim që këtë periudhë ta përmbyllim me rezerva në depo” ka thënë Oppenheimer.

Deri më sot, Apple ka shitur 4.67 milionë iPad në tërësi, duke përfshirë modelin e ri dhe atë të vjetër të këtij tableti.

Prej kësaj shitje, Apple ka arritur të gjenerojë rreth 2.8 miliardë dollarë të hyra, duke përfshirë edhe aksesorët që vijnë me këtë tablet.

“Kërkesa për iPad 2 ka qenë e papërballueshme, ka thënë Tim Cook, një tjetër zyrtar i Apple. “Unë do të dëshiroja që ne të kishim prodhuar më shumë iPad 2, pasi që sot ka shumë njerëz që duhet të presin ta kenë një të tillë” ka thënë ai. / Telegrafi /
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back