Intervistë pune e frikshme

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Këta aplikantë për punë do të mendohen mirë para se të shkojnë në intervistën e radhës. Pas aplikimit për punë
tek kompania LG Electronics në Kili, ata janë thirrur për intervistën e punës.

Në fakt bëhej fjalë për vetëm një kamera të fshehtë gazmore por katër aplikantët e pafatë, - dy burra dhe dy gra - të cilet janë filmuar në zyrën e rreme duke u intervistuar nuk e kane kuptuar kete gje. Organizuesit e kësaj kamere të fshehtë kanë vënë një televizor të madh që të mendohej se ishte dritare dhe gjatë intervistës zyra ka filluar të dridhet, ndërsa në “dritare” është shfaqur një asteroid i madh duke goditur Tokën. Pas “goditjes” janë shuar dritat dhe kur kandidatët menduan se gjithçka ka marrë fund, janë ndezur dritat dhe është marrë vesh se bëhej fjalë për ekran të madh UltraHD me rezolucion 3840x2160 pikselë. /albeu.com/

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Back
Top