Titulli: Interviste me Antaret!
Pershendetje Nevertiti!
Cdo gje mire ne pergjithesi.Ju andej si keni qene?Se ketu i kemi pak punet keq me kete dimrin kete vit,na ka ngelur ne dere te shtepise edhe nuk do te largohet.
Ky pyetsori im duket me duket mua me i gjate se i anetareve te tjere,apo eshte realisht?
Megjithate do te pergjigjem me kenaqesi.
1-Keto dite kishe ditelindjen,si ndihesh ne vitin tend te ri?
Po kisha ditelindjen edhe dua te them se ndihem nje vit me i formuar,ne cdo gje qe ka lidhje me jeten sepse kot nuk thone sa te rrosh do mesosh.
2-Cfare kujton me nostalgji nga jeta ne Shqiperi?
Normale qe vitet e shkolles si cdo njeri,ato jane kujtime te bukura qe nuk harrohen kurre.Kujtoj pushimet e veres sepse kur isha ne Shqiperi nje muaj ose me shume do isha ne plazh.
3- Nje kujtim nostalgjik nga jeta jote shkollore?
Me kujtohet ndonjehere kur kam qen ne gjimnaz kur behej nderrimi i oreve,nese kalonte 5 min edhe mesuesi nuk vinte ne klase,linim te gjithe si klase oren e mesimit e shkonim ne mbremje.Mbaj mend nje here qe profesori kemi patur kujdestar klase,na ka ardhur ne mbremje edhe na tha: hajdeni ne mesim se e keni bere bajate kete pune.
4- Nje fjali ku ti pershkruan spontanisht konceptin ne lidhje me jeten?
Ti jeton vetem nje here ne jete,por nese e ben sic duhet,njehere eshte mjaft.
5-Nje nder kenget tua te preferuara?
Deep Purple - Soldier Of Fortune
6-Nese do te thonim zgjidh nje femer ne Fv-per nje jave pushime -cili Nickname do ishte?
Nese do pranonte Legally_Sweet,nje jave ne Cancun nuk do ishte keq. (Shpresoj mos te keqkuptohet
)
7- C"mendon per FV- en?
Me pelqejne temat e ndryshme apo mendimet e ndryshme te anetarve qe trajtohen ne FV,por nuk kam mundesi te lexoj cdo gje,sepse jemi pak mbrapa me oren ne.Megjithate shumicen e temave edhe mendimet e anetarve i lexoj ne mbremje kur kthehem ne shtepi.Nje vend i mire per tu argetuar apo informuar me aq informacion sa percillet ketu.
8-Dicka te vecante sipas teje nga vendi ne te cilin jetoni?
Ketu eshte nje vend qe punohet shume,nuk eshte si e kemi pare neper filma kur ishim ne Shqiperi.Por nje gje e vecante do te thoja se eshte vendi i mundesive si ne arsim edhe ne biznes apo gjera te tjera.Nese mbaron nje shkolle ketu,rruget per te filluar nje pune te mire apo te hapesh nje biznes tendin i ke te hapura,sepse keta nuk shohin ca rrace,kombesie apo feje i perket mjafton qe te jesh i afte edhe i pergatitur per ate vend pune.
9-Mendoni qe nje femer/mashkull para se te martohet duhet te pakten njehere,te kete fjetur me nje te panjohur(one night stand) vetem per nje nate?
Mendoj se kjo nuk ka lidhje fare me martesen,as para se te martohen as me mbrapa pasi jane martuar.Por nese ndodh njehere nuk besoj se eshte dicka qe duhet bere tragjike edhe te fillosh te paragjykosh partnerin/partneren.Ndersa ata qe e praktikojne shpesh,me duken njerez pa nje stabilitet per nje lidhje te gjate,sepse ketu kjo gje praktikohet shpesh edhe po ti shohesh keto ciftet e reja rrijne te martuar nga 2-3 vjet edhe ndahen.
10-Mendoni qe ne shqiperi pargjykohen akoma femrat qe nuk jane te virgjera?
Nga nje pjese (nuk dua te cilesoj e madhe apo e vogel) meshkujsh besoj se edhe ndodh,kjo nuk ka te beje as se je nga qyteti apo je nga fshati,por me mentalitetin qe kemi ne mendje ne si Shqipetar.
11-Ju personalisht c"mendoni rrth ketij fenomeni?
Une nuk eshte se kam ndonje paragjykim,sepse nje mashkull qe ka shkuar me nje apo disa femra te tjera me pare,te filloje edhe te kerkoje nje femer te virgjer me duket shume absurd si veprim.Qef duam te gjithe te bejme me femra me pare,por ama kur vjen puna tek martesa e duam te virgjer.Te kerkoje ndonjeri qe eshte i virgjer edhe vet nuk eshte se e paragjykoj,por keta te tjeret qe kane fjetur me femra me pare nuk me duket e arsyeshme qe te kerkojne apo paragjykojne femren nese eshte e virgjer apo
jo.Megjithate mendoj se edhe kjo lloj tabuje po eliminohet pak nga pak edhe ne Shqiperi sepse vite me pare as qe diskutohej fare nje fenomen i tille mbi 90% e djemve i donin te virgjera femrat qe do martoheshin.
12-Ne cfare stadi social gjendet sot ,sipas mendimit tend shoqeria shqiptare?
Une e dua shume Shqiperine,nuk e them kete se dua te bej si ndonje patriot,por e them se eshte vendi ku une jam formuar si njeri,jam shkolluar kam kaluar shume gjera te bukura ne femijeri edhe pse ka qen pak kohe e veshtire atehere.Ne si njerez jemi shume te zgjuar edhe inteligjenta,por me keta politikane qe kemi pasur edhe kemi,apo me ato vepra kriminale qe ndodhin cdo dite me rrezon cdo deshire per tu rikthyer pergjithmone apo per nje vizite disa javoreshe.As ka per te ndryshuar gje ne Shqiperi,sepse populli e ben politiken e vete qofte kjo e majte apo e djathte neper kafene,jo duke u ngritur edhe te kerkojne nje jete me te mire si ne cdo vend demokrat te botes.Per aq kohe sa do rrime kafeneve te diskutojme per politiken edhe nuk shkojme ne shkolle te studiojme do jemi nje shoqeri ku politika do na shkel me kembe per gjithe jeten.
13-Tek nje karakter,femre dhe mashkulli,pelqeni dhe vlersoni me se shumti?
Ata/ato njerez qe rrezikojne ne jete edhe nuk dorezohen kurre,ata qe jane te drejteperdejte edhe te thone cdo gje ne sy,nje respekt te vecante per njerezit e thjesht sepse keta mburravecet si duroj dot fare.
14-Ju hahet nje sufllaqe tani ?
Nuk besoj se ka Shqipetar ti thote jo sufllaqes,megjithate kur me shkon mendja i pregatis vet ne shpi.
15-kur jeni dashuruar per here te pare?
Pelqime e kshu gjera adoleshence kam pasur me heret,por qe jam dashuar realisht ka qen rreth tek 20.
16-Nje mesazh sensbilizues per formumin tone sipas jush do ishte?
Vite me pare kam qen pjestar i nje chati qe ka pasur lidhje me kete forum,shume pjestar nga ai chat kane shkruar edhe ketu,ndoshta shkruajne akoma me nickname te tjere.Arsyeja qe u largova qe atje,ka qen nje fjalor vulgar me sharje e fyerje nga me te rendat qe nuk ta mer mendja,te perdorura keto si nga meshkuj edhe nga femra.Mesazhi qe dua te le ketu eshte: Respektoni njeri-tjetrin per aq kohe sa hyni edhe argetoheni ketu,nese keni ndonje keqkuptim me ndonje anetar,mundohuni te gjeni menyren te sqaroheni me qetesi edhe jo duke u ofenduar neper komente.Jo te gjithe jemi te zgjuar edhe shkruajme gjera interesante,por gjithesecili prej nesh ndoshta gjen ate argetimin e vet duke shkruar ketu gjera qe nuk ka mundesi ti shpreh ne vend tjeter ne jete.
17-Cfare shenje ishit ne horoskop?
21 Prill eshte data e pare qe fillon shenja e demit,keshtu qe i bie gaforrja.