Inter vijon të jetë i pandalshëm në Serie A. Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte fitoi përballë Cagliarit me rezultatin minimal 1-0.
Goli vendimtar për Interin u shënua nga Mateo Darmian në minutën e 77 pas një asisti të Hakimit. I gjithë takimi u dominua nga zikaltrit të cilët iu afruan disa herë golit.
Falë këtij rezultati, Inter vijon të kryesojë i sigurt kampionatin me 74 pikë, 11 më shumë se Milani i vendit të dytë, ku tani kanë mbetur vetëm 8 javë nga përfundimi i kampionatit.
A2news.com