Interi pothuajse jashtë Champions, Atalanta bën mrekullinë

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
35a4efe3b6c75674dd2a612e69a83d0eo2-1100x620.jpgDo të duhet një mrekulli që Interi të kalojë fazën e grupeve në Champions League, pas disfatës që zikaltërit pësuan në ndeshjen e radhës në fushën e tyre ndaj Real Madrid, ku u mundën me rezultatin 0-2.

Tashmë me 2 pikë të grumbulluara në 4 ndeshje, shanset e djemve të Contes për të kaluar më tej janë minimale duke parë dhe fitoren që Munchengladbah arriti ndaj Shakhtar, për të rrëmbyer vendin e parë.

Interi hyri më superior në fushën e lojës, por kjo gjë nuk zgjati pasi arbitri akordoi një penallti për “Galaktikët” në minutën e 7, e cila u shndërrua në gol nga Hazard, i rikthyer si titullar.

Vendasit po përpiqeshin me të gjitha forcat për të arritur golin e barazimit, por pa rezultat dhe pikërisht në momentin më të mirë të tyre Vidal ndëshkohet me dy kartonë të verdhë brenda pak minutash për ta lënë ekipin me 10 lojtarë që nga minuta e 33.

Tanimë kthimi i ndeshjes është një mision i pamundur. Tentativat e vështira të zikaltërve thyhen shpejt dhe hapësirat në mbrojtje janë të mëdha. Në minutën e 59, vjen dhe goli i dytë i Realit falë dhe një devijimi të topit nga Hakimi.

Në minutat në vijim djemtë e Zidane u përpoqën që të administronin rezultatin dhe ia arritën këtij qëllimi më së miri.

Në ndeshjen tjetër të kësaj mbrëmje Atalanta bëri mrekullinë në Angli duke fituar pastër me rezultatin 0-2. Djemtë e Gasperinit tashmë ëndërrojnë për një kalim të turit pasi ndodhen me pikë të barabarta me Ajaxin e vendit të dytë.

A2news.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top