Inter sot konfirmoi se mesfushorët Radja Nainggolan dhe Roberto Gagliardini janë pozitivë për Covid-19.
Numri i lojtarëve të infektuar te Nerazzurrët është rritur tani për katër, pasi u konfirmua dje se mbrojtësit Skriniar dhe Bastoni rezultuan pozitivë për koronavirus.
Të gjithë lojtarët pozitivë janë në izolim dhe Inter konfirmoi se të gjitha protokollet respektohen.
Lojtarët e infektuar ndoshta do të humbasin derbin e qytetit me Milanin, i cili është në program fundjavën e ardhshme. /Lajmi.net/