Interi kampion, Milano ngjyroset zikaltër. Përgëzimet e para, vijnë nga… Juventusi

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
Inter-1-1100x620.jpg
Interi nuk fitonte kampionatin prej më shumë se një dekade, dhe barazimi i Atalantës me Sassuolon i dhuroi zikaltërve kampionatin e 19-të të historisë.

Trumfi i djemve të Antonio Contes në ketë sezon ishte total, por te tifozët që nuk mundën të ndiqnin ekipin e tyre në stadium në asnjë ndeshje, frika e një zhgënjimi mbeti deri në arritjen aritmetike të objektivit.
Pas fishkëllimës së ndeshjes së Sassuolos, mijëra tifozë u mblodhën në sheshin e Duomos në Milano, duke shmangur për një moment masat e distancimit social ndaj pandemisë.
Ndërkohë, përgëzimet për Interin erdhën nga të gjithë ekipet mike, edhe pse mesazhi i parë erdhi pikërisht nga kundërshtari i përhershëm, Juventusi.Screenshot_1.jpg

Presidenti juventin Andrea Agnelli përgëzoi kolegun Steven Zhang. “ Bravo Steven, jam i lumtur për ty, dhe krenar qe jam një kundërshtar i fortë në fushë por edhe një mik jashtë fushës”, edhe pse parlajmëron: “Do të rikthehemi!”.
Mjalti midis dy ekipeve italiane do të ishte i pamundur në kohën e Massimo Moratit, i cili nuk mungoi të përgëzonte ekipin me të cilin fitoi gjithçka. Presidenti historik i Interit, i fundit që ka fituar kampionatin. shkruan se “ Fola me Zhang, e komplimentova, dhe më pëlqen shumë, shpresoj të mbetet gjatë, bashkë me Conten”.


A2NEWS.COM
 
  • Dashuri
Reactions: D.
???
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top