Interi mund 2-0 Spezian dhe vijon në trendin e saj pozitiv në Serie A.
Zikaltrit dominuan në pjesën më të madhe të lojës, por mbrojtja e miqve, rezistoi mjaft mirë deri në minutën 36, atu ku djemtë e drejtuar nga Simone Inzaghi finalizuan me mesfushorin Gagliardini, shpesh herë të kritikuar nga tifozeria, një aksion të bukur kolektiv.
Gjithsesi, Spezia ka një rast të artë në fund të pjesës së parë, ku Handanovic kryen mrekullinë.
Në pjesën e dytë, kampionët në fuqi të Italisë menaxhojnë situatën, duke vulosur rezultatin vetëm me penallti, me anë të Lautaro Martinez.
A2news.com