Inter ka mposhtur 3-1 Romën, duke u rikthyer në kreun e renditjes së Serisë A, me një pikë më shumë sesa Milani.
Zikaltërit nuk treguan aspak “respekt” për ish-trajnerin e tyre Jose Mourinho, duke i mundur verdhekuqtë e drejtuar prej tij për herë të tretë në këtë sezon e duke i lënë thuajse pa asnjë shpresë për të arritur zonën që të dërgon në Champions.
Golat për Interin u shënuan nga Dumfries (30’), Brozovic (40’) dhe Lautaro (52’), ndërkohë që për kryeqytetasit shënoi Mkhitaryan (85′).
A2news.com