Inteligjenca Artificiale: OpenAI po e mund Google, po kujt i duhet?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1723135104647.png
Kur OpenAI nxorri ChatGPT në nëntor 2022, ishte një goditje për Google. Inteligjenca Artificiale gjenerative premtonte një mënyrë të re për të patur qasje në informacionin e të gjithë botës. Shkonte përtej motorrëve të kërkimit. Qysh nga ajo kohë, rivaliteti mes dy kompanive është rritur. Të dyja kanë shpallur shërbime të reja këtë javë.

Shenjat janë që OpenAI po e fiton garën. Po a po synojnë të dyja kompanitë një të ardhme, që ne e duam?

Në 13 maj, OpenAI zbuloi GPT-4o, një model i ri i inteligjencës artificiale, që është në gjendje të kryejë ndërveprime edhe më të ngjashme me ato të njeriut. Mund të bënte biseda me njerëzit që ndodheshin në skenë, apo të analizonte një pamje filmike që transmetohej përmes kamerës së telefonit. Dhe lexonte atë që shihte

Google zbuloi aftësi të ngjashme një ditë më vonë, duke treguar se si projekti i vet me emrin Astra mund të rishikojë kodet kompjuterike dhe të ndreqë gabime, si dhe të gjejë një palë syze të humbura në një zyrë, të gjitha përmes kamerave në një telefon Google.

Në kërkim të suksesit

Google bëri të ditur se do të integrojë edhe më shumë rezultate të prodhuara nga inteligjenca artificiale në motorrin e vet të kërkimit, duke përmbledhur rezultatet nga faqe të ndryshme në internet.

Prej të dy këtyre ofertave, ajo e Google është konsideruar si më pak e rëndësishme. Dy lajmërimet e fundit e përforcojnë pozicionin e Open AI në majë të inteligjencës artificiale. Ky avantazh kuptohet nga statistikat: sipas kompanisë AppMagic, ndërkohë që aplikacioni i ChatGPT është shkarkuar në celularë 3.2 milion herë në shkurt, Gemini i Google u shkarkua vetëm 630 mijë herë.

Edhe versionet në internet shfaqin të njëjtën tendencë. ChatGPT kishte 1.8 miliard vizitorë në prill, ndërsa Gemini më pak se çerekun e kësaj shifre.

OpenAI duket se ka më shumë besim në aftësitë e produkteve të veta. Kompania pretendon se modeli i fundit ua kalon të gjithë konkurrentëve.

E ardhmja? E pasigurt

Edhe pse OpenAI po ecën mirë, duhet të mbajmë parasysh se suksesi i Inteligjencës Artificiale gjenerative nuk është aspak i sigurt. Eshtë një fushë kaq e re, saqë kompanitë nuk po garojnë për pjesën e trye të tregut apo besnikërinë e konsumatorit, por thjesht që të kenë produktet më të fundit.

Pavarësisht zhurmës së viteve të fundit, vetëm 23 përqind e të rriturve e kanë përdorur ChatGPT. Eshtë ende e paqartë se sa e rëndësishme është kjo teknologji. Shumica e njerëzve as nuk e kanë përdorur dhe karsye të besohet se mund të rezultojë më pak e dobishme, nga sa mendonin shumë njerëz. / bota.al
 
Te dyja i njejti "person" i ka po he..
Kjo eshte 'alternativa e drejtuar"
 
Shiko fotografinë 2221986

Mos i beso cdo gjeje qe shkruhet. ndonse duket se openai eshte para, shiko videon e meposhtme per te pare ndryshimin e vertet.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

View: https://www.youtube.com/watch?v=FnWkn3ApZcE
 
Une google nuk e nderroj me chatin asnjehere.
Madje infot e chatit shkoj e i vertetoj pikerisht ne google. Shume tituj artikujsh e shkrimesh ja fut kot chati 🤣
 
Konkursi Letërsisë

  • U be kohe.

    Votat: 2 14.3%
  • Zbrazëti e pashpjeguar.

    Votat: 5 35.7%
  • Fëmijëria ime

    Votat: 4 28.6%
  • Imja bukuroshe

    Votat: 3 21.4%
Back
Top