Gjarperesha
Anëtar i Respektuar
-
- Anëtarësuar më
- Jul 28, 2008
-
- Mesazhe
- 3,871
-
- Reagimet e mara
- 131
Instituti i Historisë dhe rrjeta e merimangave
Shkruan : Jusuf Bajraktari
اështja e Institutit të Historisë, me gjithë zellin dhe trysninë e segmenteve e kuadrove të forta të pushtetit, për ta margjinalizuar si një gjë fare të parëndësishme, ka kohë që po preokupon opinionin intelektual vendor, rajonal, atë të diasporës si dhe miqtë tanë deri përtej Atlantikut. Pra, tashmë kjo çështje jetike për ne, për shkak të tendencave lakmitare të disa qarqeve “humane” të cilat me devotshmëri po luftojnë për ta “shpëtuar” Kosovën nga hija që ka filluar të lëshojë objekti në ndërtim i Institutit të Historisë në Prishtinë. Kjo hije ua ka errësuar arsyen disave sa të shkelin normat ligjore e kushtetuese në mënyrën më flagrante, duke i vënë në siklet institucionet kompetente dhe zyrtarët e ndërgjegjshëm për fuqinë e të vërtetës dhe ligjeve që i ka aprovuar Parlamenti i Kosovës.
Media
Një ndihmë revolucionare në përkrahje të kësaj “ideje gjeniale” si shembulli më tipik i kryeneçësisë për të mos lejuar informimin e drejtë të opinionit për çka janë të obliguar, po japin RTK-ja dhe disa gazeta e në veçanti Express -i, përmes analistëve të përhershëm të të gjitha çështjeve, që janë vërsulur jo vetëm ndaj “mëkatarëve” që u ka shkuar për dore realizimi i këtij projekti “megaloman”, “tepër luksoz”, e çka s’u kujtuan të nxjerrin për gojën e tyre pa fije turpi, vetëm e vetëm të arsyetojnë vendimet e tyre të falsifikuara. Që të dihet botërisht për ata që thurin rrjeta merimange, ky projekt ka mbërri deri këtu me synim të përparimit e të avancimit të Kosovës, natyrisht me përkrahjen e shumë individëve e subjekteve dashamirëse të historisë tonë. Ndërsa kundërshtarët e IHP (sepse godinën të gjithë e duan mundësisht për vete), aq shumë janë inspiruar dhe kanë marrë turr sa që po e quajnë historinë të panevojshme për hir të evropeizmit të shpejtë të Kosovës si dhe të gjithë historianët tonë si “idiotë, debilë, të pa aftë...” e çka jo tjetër, duke mos e ditur se kësaj “grigje të të atakuarve” i takojnë edhe Kryeministri Thaçi edhe Ministri i resorit në shërbim të të cilëve këta mercenarë të fjalës së shkruar duan të jenë!!! Pra, nga urrejtja ndaj historisë e Institutit ata po hyjnë në një betejë edhe me frymëzuesit e kësaj “vepre patriotike grabitqare” e cila është shembulli më tipik i akulturizimit dhe kundër historisë.
Në emisionet televizive të RTK-ës “Pro et Contra” ( 18.9.2008 në ora 15:30) si dhe të KTV-ës “Konfront” ( 3.10.2008 në ora 21:00-22:00) për këtë gjë u debatua me një pjesë të aktorëve përkatësisht krijuesve të këtij problemi.
Në emisionin e parë, atë të RTK-së, ku domosdoshmërisht ata do të duhej të ishin në studion televizive, për shkak të mungesës së argumenteve nuk u ballafaquan me mua as z. Hajredin Kuçi, e as z. Agim Hyseni. Vetëm njëri nga ustallarët e kësaj intrige, Basri اapriqi, mori pjesë në emision, natyrisht jo në tryezë por para Rektoratit të cilin me keqardhje më duhet të them se e turpëroj me ato saltamortalet e tij prej akrobati për nga natyra. Të njëjtin avaz e mbajti edhe në emisionin e dytë atë të KTV-ës. Ai doli një demagog perfid me qëndrime destruktive e hasretqare sa që çdo qytetari i imponon një varg pyetjesh fundamentale:
A thua se kaq poshtë paska rënë inteligjenca kosovare (meqë në këtë cilësi e ka zënë vendin e kryetarit të Bordit të UP) sa të ngritët kundër vetës?
Si është e mundur që një “pedagog universitar” i cili ka falsifikuar edhe dokumentet e UP, të shndërrohet në një palaço burrë e që duket shumë i trembur nga padronët e tij, të cilët me bujari ia premtuan atë farë “luxi” vetëm t’ua dërgon deri te dera e tyre “kërkesën famoze për largimin e Institutit të Historisë”.
Si ndodh që nuk po mundka që këtë të drejtë ta ketë as kush tjetër përveç Basri اapriqit dhe Sali Bashotës. Ky i fundit as që ditke çka fliste vetëm trumbetonte “zemërgjerësinë e tij ndaj studentëve të ngratë” që për fajin e tyre u shndërruan në pararojën e apetiteve ekspansioniste të këtyre dy PEN-istave sulmues. Mirëpo, Bashota si duket i verbuar nga idetë pushtuese kishte harruar disa fakte shumë relevante për t’ia shpjeguar opinionit: se çfarë i duhet Instituti i Historisë përderisa i ka 16.500 m2 në Bibliotekën Kombëtare e Universitare, pa e përmendur këtu 30% e hapësirës që është bosh dhe për të merren disa mijëra euro. Në anën tjetër, po ky fakir është i njohur si njeri ndër gjuajtësit e fondeve të donatorëve të huaj duke krijuar rrëmujë kadrovike në institucionin e tij.
Si është e mundur që ky “menalok e patriot” i “Pen Qendrës”, (është fjala për Basri اapriqin), që vetëm para 4 vjet e gjysmë, pikërisht me 27 mars 2004, “opinionit tonë primitiv dhe institucioneve kulturore e shkencore” u jepte leksione me një artikull akuzues ndaj popullit të Kosovës me titull “Pasioni i përçudshëm i përngjasimit” (Koha Ditore, f. 27), ku në stilin e klanistëve si Baton Haxhiu, Shkelzen Maliqi, Paulin Pashku, Halil Matoshi etj., të grupit të këtij stafi internacionalistësh, të cilët këto ditë inteligjencën kosovare e “qerasën” me sharjet më të ulta e primitive, të denja për rrugaçët më ordinerë.
Basri اapriqi në emisionet e sipërpërmendura pa u skuqur e pa u zbeh fare hodhi shumë të pavërteta. Mirëpo, me qëllim që opinioni i nderuar ta kupton më mirë këtë vepër “patriotike” të tij, tash kryetar hiq më pak se i Bordit të Universitetit të Prishtinës ku merren shumë vendime të rëndësishme për fatin e Kosovës së sotme e të nesërme (!), po ua përkujtojmë një analizë të filozofisë së tij primitive. Në këtë artikull jep alarmin se “Ata janë popull... që reagojnë në mënyrën e vet, pa kalkulime vetëm me një fjalë: gjynah! Gjynah me prekë n’kishë, gjynah me prekë n’shpi t’jetrit...”. ثshtë fjala këtu për ngjarjet e 17-18 marsit të 2004-ës që e rrënoj imazhin e Kosovës me porosinë e dikujt që e pengonte qetësia dhe afirmimi i saj njësoj me regjinë e 1997-ës famëkeqe në Shqipëri. Ky soj intelektuali emotiv e kaq i “njerëzishëm” për ngjarjen e asaj kohe, sot del bukur trim duke falsifikuar edhe vendimin e Bordit të Universitetit të Prishtinës e duke alarmuar MASHT-in përmes Agim Hysenit, dhe ky i fundit turravrap për në Qeveri, për t’ua marrë myzhdenë padronëve të cilët do të përkujdesen me e marrë objektin e IHP për “nevojat e studentëve”; të “Administratës të UP” apo për “Qendër kulturore rinore” si atë të “Boro-Ramizit” të dikurshëm (MK?!!). Me rëndësi do të jetë që gjithsesi “historianët mëkatarë” të dëbohen nga godina e një “luxi amerikan” apo edhe më keq e një imitacioni të Akademisë së Kremlinit!!! Bile ai në emisionin e fundit përdori edhe “atunë më të fortë” të tij duke hedh dyshimin jo vetëm në MASHT-in e një “kohe të turbullt” por edhe duke shpifur me neveri se si një lider i asaj kohe, (pra këtu fjala ishte për Dr. Rugovën) i hipnotizuar nga unë (JB) e paska vu “një gur grandioz të një godine fantastike” prandaj lëshon kushtrimin për të ndrequr këtë “faj” urgjentisht nëpërmjet MASHT-it të Enver Hoxhajt.
Censura
Fatbardhësisht me gjithë zhurmën e madhe të zhurnalistëve vegjetues dhe të falangës mediave që me “urdhra nga lartë”, po përpiqen për të aplikuar një censurë të hekurt në Kosovë, bllokada e Rrjetave u shpërthye. Porositësit e këtij shllageri veror mbase mund të mos janë aq të kënaqur me shërbëtorët e tyre. Megjithatë në emisionet “Pro et Contra” dhe “Konfront” dolën haptas marifetllëqet e “zemërmirëve” nëpërmjet “opsioneve” qesharake që اapriqi, Agim Hyseni si pehlivan i marrëveshjeve dhe Salihu i pa djallëzuar (me 16.500 m2 lokal) u munduan që opinionit tonë t’i shesin “dushk për gola” në emër të së vërtetës!!!
Prandaj, Rektori i Universitetit të Prishtinës, z. Enver Hasani, Bordi dhe Senati i këtij Universiteti do të duhej shkarkuar urgjentisht atë kryetar Bordi pa asnjë autoritet që me pasionet e tij shfrenuese krijoj një imazh shumë negativ për Universitetin e Prishtinës dhe për Qeverinë e Republikës së Kosovës të cilat si duket kanë shumë hesape për të qëruar midis tyre, si dhe po ky اapriqi e thuri dhe e ngatërroj me mjeshtri konfliktin ndër-institucional midis Universitetit të Prishtinës dhe Institutit të Historisë së Prishtinës që deri tash jetonin në paqe midis tyre.
Veprimet “gjeniale” të këtij ustai në Bordin e Universitetit janë të nduarnduarta varësi prej “gazdallarëve” që i kërkojnë shërbimet e tij. Pa dyshim se një nga këto vepra të tij është stopimi (pa asnjë të drejtë ligjore) i mbrojtjes së magjistraturave dhe doktoraturave në Universitetin e Prishtinës vetëm derisa të plotësohen edhe disa “interesa familjare” (të bëhet gati Zonja e tij për të doktoruar). Ky “zemërthyer për studentët që nuk paskan ku të ulen për studim” si “shpëtimtar” alarmon si në kohën e Revolucionit Kulturor Kinez ta pushtojnë ndërtesën sykalëtroshe të Institutit të Historisë në Prishtinë që paska guxuar të ngre krye, natyrisht me lejen e “pushtetit të tradhtarit Dr. Ibrahim Rugova”!!!. Si duket në bazë të reagimeve të shumë institucioneve dhe individëve të çmuar për veprën e tyre, në shërbim të kësaj që kemi sot, kjo tendencë makabre e shumë negative për të nënshtruar çdo skutë të mendjes së lirë do të pëson fiaskon e merituar.
Këtë e themi në mbështetje të së drejtës legjitime institucionale në “Mbrojtje të pragut të shtëpisë tonë”. Sepse nuk duhet harruar se të gjitha dokumentet e nevojshme duke filluar nga destinacioni, lejet urbanistike e deri të elokimi i mjeteve buxhetore (të cilat dihet se nuk janë private “me i tremb” kujt t’i teket në drejtimet që synojnë, për këtë ka ligje që përcaktojnë mënyrën, formën dhe qëllimin e destinimit, me arsyeshmërinë profesionale dhe juridike) janë në emër të IHP-ës.
Prandaj shpresoj që sa më parë Kryeministri Thaçi të lirohet nga detyrat prioritare e t’i qaset këtij “problemi të vogël”, për t’i parë veprimet e pambështetura në asnjë bazë ligjore të vartësve të tij, do të ishte më mirë për të gjithë ne!!!
Natyrisht edhe z. Jakup Krasniqi – kryetar i Parlamentit do të duhej të jetë më agil në drejtim të ruajtës së integritetit e kompetencave të organit më të lartë të pushtetit – Parlamentit. Po kështu zotërinjtë e zonjat Deputete duhet të jenë në lartësinë e detyrave që u përkasin në drejtim të mbrojtjes së institucioneve që i ka themeluar si dhe të kushtetutës së Republikës së Kosovës të cilën e kanë miratuar dhe e kanë nënshkruar në një dokument historik. Sepse, ata nuk do të duhej të mbesin vetëm si protagonistë të një akti historik por do duhej të dëshmohen me punën e tyre për çdo seancë dhe natyrisht se është obligim i tyre për të mbrojtur institucionet që eventualisht mund të jenë objekt i zellit të tepruar të qarqeve hakmarrëse për opsesionet e tyre megalomane.
*Drejtor i Institutit të Historisë – Prishtinë