Infarkti i miokardit

Titulli: Nga se rrezikohet zemra juaj

Dashuria eshte ilaci me i mire por, edhe helmi me i keq qe mund t'ekzistoj
 
Nga se rrezikohet zemra juaj dhe si të mbroheni?

“Faktorët e rrezikut janë karakteristika apo veti të një individi apo popullate prezente gjatë jetës, që shoqërohet me një rrezik të lartë për shfaqjen e sëmundjes në të ardhmen”.
Faktorët e rrezikut të sëmundjes aterosklerotike përfshijnë duhanpirjen, vlerat e larta të kolesterolit në gjak, hipertesionin arterial, diabetin e sheqerit, obezitetin, jetën sedentare dhe dietën e papërshtatshme. Faktorët dietetikë përfshijnë përdorimin e pakët të frutave dhe perimeve, përdorimin e alkoolit në sasi të tjera nga ato të rekomanduara. Këta faktorë janë zakonisht të modifikueshëm. Faktorë që nuk mund të modifikohen përfshijnë histori familjare për aterosklerozë të hershme (para moshës 50 – 55 vjeç tek meshkujt dhe para menopauzës tek femrat), mosha e avancuar dhe seksi mashkull. Burrat kanë një rrezik më të madh se gratë megjithëse gratë me sëmundje të arterieve koronare kanë vdekshmëri më të lartë se burrat e sëmurë.
SEMUNDJA ISKEMIKE E ZEMRثS
Sëmundja iskemike e zemrës mbetet sot një nga sfidat kryesore të mjekësisë kardiovaskulare. Megjithë masat e marra për parandalimin e sëmundjes si dhe arritjet më të fundit në trajtimin e saj, sëmundja ishemike e zemrës është shkaku kryesor i sëmundshmërise dhe vdekshmërisë në botën moderne. Për këtë arsye, njohja e saj dhe e mënyrave të trajtimit, është e një rëndësie thelbësore. Në mënyrë që zemra të kryejë normalisht funksionin “pompë”, nevojitet që miokardi, muskuli i zemrës, të furnizohet si duhet me gjak të pasur me oksigjen. Kjo realizohet nga dy arteriet koronare, të cilat marrin origjinën nga aorta, menjëherë sapo ajo del nga zemra dhe e rrethojnë atë nga jashtë. Ekziston një ekuilibër dinamik i oksigjenit që varion në varësi të gjëndjes së organizmit dhe sasisë së ofruar nga arteriet koronare. Prishja e ekuilibrit “kërkesë – ofertë” shkakton vuajtjen e miokardit e si pasojë mos funksionimin normal të “pompës kardiake”. Prishja e këtij ekuilibri ndodh për dy arsye: ose nga rritja e kërkesës në gjëndje të tilla si rrahje të shpejta të zemrës, anemi, temperaturë e lartë, sëmundje të gjëndrës tiroide etj, ose nga ulja e ofertës që ndodh më shpesh nga ateroskleroza e arterieve koronare.
ATEROSKLEROZA
Ateroskleroza është një proces patologjik që prek arteriet e zemrës, trurit, veshkave ekstermiteteve dhe organeve të tjerë vitale. Ajo karakterizohet nga trashja dhe fortësimi i mureve të enëve të gjakut nga brenda si rrjedhojë e përqëndrimit dhe depozitimit të kolesterolit, kalciumit dhe elementeve qelizor të inflamacionit. Ky material njihet si “pllaka aterosklerotike”. Pllakat aterosklerotike rriten gradualisht dhe fillojnë të zvogëlojnë hapësirën e brendshme të enëve të gjakut, duke pakësuar sasinë e gjakut që kalon nëpër to. Për një kohë të gjatë procesi i aterosklerozës zhvillohet në mënyrë të heshtur. Kur ngushtimet e arterieve koronare bëhen aq kritike sa fluksi i gjakut që kalon nëpër to është i pamjaftueshme për të plotësuar nevojat e miokardit atëherë shfaqen shenjat e para të sëmundjes. Fillimisht ankesat shfaqen vetëm mbas një niveli të caktuar sforcimi fizik apo pas një stresi emocional dhe mungojnë në qetësi. Me përparimin e sëmundjes nivelin i shpërthimit të ankesave ulet në mënyrë progresive madje ato mund të fillojnë edhe në qetësi. Në disa raste megjithëse pllakat aterosklerotike nuk krijojnë ngushtime kritike, ato mund të cahen duke vënë në kontakt të drejtpërdrejtë përbërjen e saj me rrymën e gjakut. Gjaku qarkullon në gjëndje të lëngët vetëm nëse ruhet i plotë integriteti i arteries nëpër të cilën rrjedh. Kontakti i tij me përbërjen e pllakës aterosklerotke të carë shpërthen procesin e formimit të trombit në këtë nivel i cili mbyll plotësisht arterien dhe sjell ndalimin e menjëhershëm të fluksit të gjakut. Kjo gjëndje është kriza e zemrës ose “Infarkti i Miokardit”.
FAKTORثT E RREZIKUT

Duhanpirja: Faktori i rrezikut më i rëndësishëm që mund të modifikohet është duhanpirja. Rreziku i zhvillimit të infarktit të miokardit është i lidhur drejtpërdrejt me sasinë e cigareve që pihen në ditë. Ai rritet tre herë tek meshkujt dhe gjashtë herë te femrat që pijnë më shumë se 20 cigare në ditë krahasuar me jo-duhanpirësit. Pirja e duhanit ul përqëndrimin e “kolesterolit të mirë” (HDL-lipoproteina me densitet të lartë) dhe rrit përqëndrimet e “kolesterolit të keq” (LDL-lipoproteina me densitet të ulët). Duhanpirja rrit përqëndrimin e monoksidit të karbonit në gjak i cili rrit rrezikun e dëmtimit të veshjes së brëndëshme të murit të arteries dhe shkakton gjithashtu edhe ngushtime të mëtejshme apo spazma të arterieve të prekura tashmë nga ateroskleroza. Personat që ndalojnë pirjen e duhanit e përgjysmojnë rrezikun krahasuar me ata që vazhdojnë pavarësisht kohëzgjatjes që ata kanë pirë më parë. Ndalimi i duhanpirjes ul gjithashtu rrezikun e vdekshmërisë pas infarktit akut të miokardit apo kirurgjisë koronare. Përfitimet e ndalimit të duhanpirjes fillojnë menjëherë dhe rriten me kalimin e kohës.
Yndyrnat e larta në gjak: Niveli i lartë i kolesterolit është një faktor tjetër rreziku i rëndësishëm që mund të modifikohet. Një dietë e pasur me yndyna të saturuara shkakton rritjen e niveleve të LDL-së. Niveli i kolesterolit rritet me moshën dhe është më i lartë tek meshkujt sesa tek femrat megjithëse ai rritet edhe tek femrat pas menopauzës. Disa crregullime të trashëguara sjellin nivele të larta të kolesterolit dhe yndyrnave të tjera. Personat me këto çrregullime nëse nuk trajtohen rrezikojnë të vdesin nga sëmundja e arterieve koronare në moshë të re. Jo të gjitha llojet e kolesterolit e rrisin rrezikun e aterosklerozës. Një nivel i lartë i HDL-së (kolesteroli i mirë) e ul këtë rrezik. Vlerat e dëshiruara të kolesterolit total që përfshijnë LDL-në, HDL-në dhe trigliceridet janë 140-200 mg/dl. Rreziku i infarktit të miokardit dyfishohet nëse niveli i kolesterolit total i afrohet 300mg/dl. Rreziku ulet nëse LDL-ja është nën 130 mg/dl dhe HDL-ja mbi 40 mg/dl. Tek njerëzit me rrezik të lartë, si për shembull ata me diabet sheqeri, sëmundje aterosklerotike prezente, infarkt miokardi, insult cerebral apo pas kirurgjisë koronare vlerat e LDL-së duhet të jenë nën 70 mg/dl.
Hipertensioni: Tensioni lartë i pakontrolluar është një faktor i rëndësishëm për shkaktimin e infarktit të miokardit dhe insultit cerebral. Rreziku kardiovaskular fillon të rritet që kur vlerat e tensionit janë rreth 110/75 mmHg. Ulja e tensionit arterial redukton në mënyrë të qartë rrezikun kardiovaskular. Mjekët shpesh përpiqen për të arritur një tension arterial nën 140/90 mmHg dhe nën 130/80 mmHg tek pacientët me diabet apo sëmundje të veshkave.
Diabeti e sheqerit: Personat me diabet sheqeri të tipit I kanë tendencë për të zhvilluar sëmundje aterosklerotike që prek arteriet e vogla në sy, nerva apo veshka duke shkaktuar humbje të shikimit, dëmtim të nervave dhe insuficiencë të veshkave. Personat me diabet sheqeri të tipit II kanë tendencë të zhvillojnë sëmundje aterosklerotike të arterieve të mëdha. Këta njerëz kanë tendencë të zhvillojnë sëmundje aterosklerotike në një moshë më të re dhe në një mënyrë më të përhapur krahasuar me njerëzit pa diabet. Rreziku i zhvillimit të aterosklerozës është dy deri gjashtë herë më i lartë tek diabetikët vecanërisht tek femrat.
Obeziteti: Personat obezë kanë një rrezik të lartë për zhvillimin e aterosklerozës së arterieve koronare. Obeziteti abdominal rrit rrezikun për zhvillimin e faktorëve të tjerë të rrezikut si hipertensioni arterial, diabeti i sheqerit, vlerat e larta të kolesterolit.
Jeta sedentare: Jeta sedentare duket se rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së arterieve koronare. Shumë të dhëna tregojnë se ushtrimi i rregullt dhe në nivele mesatare redukton rrezikun dhe ul vdekshmërinë nga sëmundjet kardiovaskulare. Ecja normale për rreth 4 – 5 km në ditë është një ushtrim i mjaftueshëm dhe i lehtë për tu bërë në jetën e përditshme. Sportet e tjera si vrapimi e noti duket se formojnë një trup shumë të shëndetshëm. Ushtrimi i rregullt ndihmon edhe në modifikimin e faktorëve të tjerë të rrezikut të aterosklerozës – duke ulur tensionin arterial, vlerat e kolesterolit, duke ndihmuar në reduktimin e peshës dhe rezistencës ndaj insulinës.
Mënyra e ushqyerjes: Dieta e pasur me fruta e perime ul rrezikun e sëmundjes së arterieve koronare. Nuk dihet nëse këto përfitime vijnë për shkak të ndonjë substance kimike që ato përmbajnë (fitokimikate) apo personat që përdorin këtë lloj diete konsumojnë më pak yndyrna të saturuara e më shumë fibra dhe vitamina. Megjithatë fitokimikatet të quajtura flavonoide që gjënden tek rrushi i zi dhe i kuq, vera e kuqe, çaji i zi, dhe birra e zezë duken vecanërisht se kanë veti mbrojtëse. Përqendrimi i lartë tek vera e kuqe mund të shpjegojë faktin pse francezet kanë një incidencë relativisht të ulët të sëmundjes së arterieve koronare edhe pse konsumojnë më shumë duhan dhe yndyrna krahasuar me amerikanët. Thënia se marrja e pakët e yndyrnave është e rëndësishme për një dietë të shëndetshme është pjesërisht e vërtetë sepse ka rëndësi edhe lloji i tyre. Yndyrnat e ngurta si gjalpi janë përgjegjëse për shkaktimin e aterosklerozës. Pra ato duhet të evitohen sa të jetë e mundur dhe në vend të tyre të zgjidhen ushqime me yndyrna të pasaturuara që gjenden tek arrat, farnat e ndryshme, vajrat dhe majoneza. Yndyrnat Omega-3 dhe Omega-6 janë thelbësore për një dietë të shëndetshme. Omega-3 gjendet tek peshqit si salmoni e toni, lajthitë e bajamet. Omega-6 gjenden tek arrat, farnat, vaji lulediellit dhe vaji i misrit.
Alkooli: Personat që konsumojnë sasi të moderuara alkooli duket se kanë një rrezik më të vogël për zhvillimin e sëmundjes së arterieve koronare sesa ata që pinë shumë apo nuk pinë fare. Alkooli rrit nivelet e kolesterolit të mirë (HDL) dhe gjithashtu ul rrezikun e mpiksjes së gjakut, redukton inflamacionin dhe ndihmon në mbrojtjen e trupit nga nënproduktet e aktivitetit qelizor. Përdorimi i dy gotave pije alkoolike në ditë duket se ul rrezikun e sëmundjes së arterieve koronare (ndërkohë që rrit lehtësisht atë të insultit cerebral). Sasitë mbi normën e lejuar (14 pije në javë për meshkujt dhe 9 pije në javë për femrat) mund të shkaktojë probleme të rëndësishme shëndetësore që janë në raport me sasinë e përdorur.
•tiranaobserver•
 
Titulli: Semundjet e Zemres

Hani nga 2 koqe hudher perdite ne dreke, i fusni edhe nga nje teke raki e ska me reik per zemren :!:! :):)
 
Titulli: Semundjet e Zemres

Ushqimi i përpunuar dëmton zemrën

Nëse mbipesha e cila shkaktohet gjatë përdorimit të mishit të kuq nuk trajtohet në mënyrën më të mirë të mundshme, shumë lehtë mund të jeni të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës. Studimet më të reja nga ekspertët kishin zbuluar se konsumimi i mishit të përpunuar paraqet rrezik për sëmundjet e zemrës, bile edhe diabetin. Termi “mish i përpunuar” i referohet mishit i cili është i tymosur, i cili përmban krip të tepruar apo substanca kimike shtesë. Sipas udhëheqëses së këtyre hulumtimeve, Renata Miça, profesoreshë në shëndetin publik në Harvard, për të ulur rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe diabetit, duhet shmangur konsumimin e mishit të përpunuar - për shembull, virshlle, proshutë, sallame...etj. Miça ishte e pranishme edhe në konferencën e institutit amerikan për sëmundjet kardiovaskulare që ishte mbajtur në San Francisko. Për këtë studim, Miça kishte analizuar të dhënat nga 20 hulumtime, në të cilat ishin përfshirë më shumë se 1.2 milion persona. Në mesin e tyre, 23.889 kishin sëmundje koronare të zemrës, 2.280 kishin tejkaluar pikën në tru dhe 10.797 ishin me diabet. Hulumtuesit kishin zbuluar se konsumuesit e mishit të kuq gjatë kësaj periudhe kohore, në mënyrë jo të konsiderueshme kishin shtuar mundësitë e tyre për të zhvilluar sëmundjet e zemrës apo diabetin. Si do që të jetë, konsumimi i mishit të përpunuar është i lidhur me shtimin e rrezikut për dy kushte. Në fakt, për çdo 50 g të shërbyer rreziku nga sëmundjet e zemrës ishte rritur për 42 %, ndërsa rreziku për diabetin ishte shtuar për 19%. Nëse shikohet një mesatare për konsumimin e mishit të përpunuar në Shtetet e Bashkuara, ishte zbuluar se ata përmbajnë të dhëna të ngjashme me ata që vuajnë nga kolesteroli. Sipas Renata Miças, ky është fakt që edhe përmbajtësit e tjerë, duke përfshirë këtu kripën mund ta shtojnë rrezikun për një sulm të mundshëm në zemër. Sipas saj, ndikimi i shëndetshëm i mishit të përpunuar do të duhej të konsiderohej ndryshe. Më shumë hulumtime do të duhej të bëheshin brenda faktorëve të mishit- sidomos në krip dhe përgatitjet e tjera të cilat janë shumë të rëndësishme për shëndetin e njeriut. Samanta Heller, e regjistruar si eksperte e dietave, në klinikën e Feirfeldit, kishte thënë: “Shkencëtarët janë duke kërkuar pse mishi i përpunuar është aq shumë i rrezikshëm për shëndetin e njeriut.Sipas Samanta Hellerit, ndoshta ata kurrë nuk do të mund ta zbulojnë shkaktarin e vërtetë, por njerëzit vetvetiu do të duhej ta kuptonin se konsumimi e këtyre ushqime duhet kufizuar. Studimet shtesë që ishin kryer në rreth 500.000 njerëz kishin konstatuar se konsumimi i këtyre dy lloj mishrave, si mishit të kuq dhe atij të përpunuar, shton rrezikun nga vdekja, kancerin dhe sëmundjet kardiovaskulare më shumë se tek ata persona të cilët konsumojnë ushqime të tjera. Hulumtime shtesë ende janë në vazhdim e sipër, por një është shumë e vërtetë, konsumimi i mishit të përpunuar më shumë sjell dëm për organizmin e njeriut se sa dobi. KS
 
Titulli: Semundjet e Zemres

mua mu formua nje tromb,ne arterien coronare........edhe me dha goditje zemre
 
Titulli: Semundjet e Zemres

Ca thua moj? ca goditje? po tallesh...apo e ke seriozisht?
 
Rregulli i artë në sëmundjet ishemike të zemrës



Parandalimi parësor i sëmundjes ishemike të zemrës

Nga Dr. Blendi Horjeti
Kardiolog
Shef i Kardiologjisë
Spitali Amerikan


Sëmundja ishemike e zemrës mbetet sot shkaku kryesor i vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë në popullatë në të gjithë botën.

Ateroskleroza është një sëmundje që fillimet e saj i ka që nga dekada e dytë e jetës dhe përparon në mënyrë të heshtur, të vazhdueshme dhe të pandalshme drejt bllokimit ose edhe mbylljes së arterieve koronare, të cilat janë përgjegjëse për furnizimin me gjak të zemrës. Bazuar në literaturë, sëmundja aterosklerotike duhet të shfaqë shenjat e para, rreth moshës 55 vjeç tek meshkujt. Rreziku i prekjes nga sëmundja ishemike tek femrat barazohet me atë të meshkujve pas moshës 60 – 65 vjeç apo pas periudhës së menopauzës. Shfaqja e saj mund të jetë në formën e anginës së kraharorit, ndjenja e shtrëngimit në gjoks që provokohet nga sforcimet fizike p.sh. kur ngjisim shkallët e pallatit apo kur nxitojmë në rrugë, pragu i shpërthimit të së cilës ulet në mënyrë progresive ose në formën e krizës së zemrës apo infarktit të miokardit, një situatë kjo shumë e rrezikshme për jetën. Në rreth 30% të rasteve sëmundja ishemike zhvillohet në mënyrë të heshtur dhe pacienti nuk është i vetëdijshëm për praninë e sëmundjes që çon deri në dëmtime të rënda e të parikthyeshme të zemrës. Në disa raste shfaqja e sëmundjes ishemike është në formën e vdekjes së papritur, e cila nuk paraprihet nga ankesa apo histori për sëmundje të njohura të zemrës dhe i ngjan një “shkreptimë në qiell të hapur”.

Përpjekje të vazhdueshme janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen në drejtim të trajtimit sa më të përshtatshëm të sëmundjes ishemike të zemrës si në fazën akute ashtu edhe në trajtimin kronik të saj. Trajtimi medikamentoz bazuar në të dhënat e studimeve të gjëra tashmë është kthyer në formën e formulave të sakta në lidhje më efektet e menjëhershme dhe përfitimet në kohë. Kirurgjia nëpërmjet bypass-it aortokoronar vazhdon të jetë tepër e efektshme në trajtimin e sëmundjes ishemike të zemrës me rezultate të padiskutueshme në përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve si dhe në zgjatjen e saj. Ndërhyrja perkutane me balon dhe sidomos stentet kanë bërë një revolucion të padiskutueshëm në trajtimin kryesisht të krizës së zemrës në fazat më të nxehta të saj, duke sjellë një ulje të rëndësishme të vdekshmërisë dhe invalidizimit në popullatë.

Më mirë të parandalosh sesa të trajtosh

Afro gjysma e vdekjeve kardiovaskulare ndodhin në mënyrë të papritur duke e bërë të pamundur trajtimin e sëmundjes kardiovaskulare.

Parandalimi është një detyrim për shëndetin e zemrës. Studimi i Framinghamit ishte studimi më i madh i organizuar në SHBA, me qëllim që të zbulonte faktorë dhe zakone të jetës së përditshme që ndikonin në shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare. Këta faktorë të cilët tashmë jemi familjarizuar ti quajmë si “faktorë të rrezikut kardiovaskular” janë të shumtë. Disa prej tyre si mosha, gjinia apo predispozicioni gjenetik familjar janë të pamodifikueshëm, por ndërhyrja për modifikimin e shumicës së faktorëve të tjerë madhorë do të ishte shumë e efektshme. Këtu duhet të përmendim ndalimin e duhanpirjes, mbajtjen e presionit arterial brenda vlerave normale, kontrollimin e vlerave të sheqerit në gjak, uljen e nivelit të yndyrnave, kontrollimin e peshës trupore nëpërmjet ushqimit të shëndetshëm apo aktivitetit fizik të vazhdueshëm etj.

OBSH vlerëson se vdekshmëria dhe sëmundshmëria kardiovaskulare do të mund të ulej mbi 50%, vetëm duke kombinuar këto përpjekje të thjeshta.

Shumica e njerëzve nuk e dinë se sa të rrezikuar janë.

Gjatë këtyre viteve, mjekët kardiologë kanë përdorur një matje të quajtur “shkalla e rrezikut sipas Framingham-it” (Framingham risk score) për të vlerësuar mundësinë e një personi për të pësuar një krizë të zemrës (infarkt miokardi) gjatë 10 viteve të ardhshëm. Përllogaritja e rrezikut bazohet në disa të dhëna si mosha, vlerat e presionit arterial, niveli i kolesterolit në gjak dhe përdorimit ose jo të duhanit. Pas përllogaritjes së rrezikut, popullata klasifikohet me rrezik të ulët (më pak se 10% rrezik për të pësuar krizë të zemrës në 10 vitet e ardhshme), rrezik mesatar (10-20% rrezik) dhe rrezik të lartë (mbi 20% rrezik). Përjashtim përbëjnë pacientët me sëmundje të njohur të arterieve koronare apo me sëmundjen e diabetit të sheqerit, të cilët klasifikohen menjëherë si persona me rrezik të lartë kardiovaskular.

Personat në rrezik, sidomos ata me rrezik të lartë kardiovaskular, duhet të kenë takime të rregullta, të paktën një herë në vit me mjekun e tyre kardiolog. Zakonisht vizita ka të bëjë me marrjen e një historie të shkurtër mbi simptomat apo shenjat e mundshme, mbi praninë e faktorëve të rrezikut dhe efektin e masave të marra për kontrollimin e tyre.

- اdo herë pacienti pyetet në lidhje me përdorimin e duhanit. Duhani përmban më shumë se 4800 substanca kimike, shumica e të cilave dëmtojnë zemrën dhe enët e gjakut, duke shkaktuar aterosklerozën. Edhe e ashtuquajtura “duhanpirja sociale” që nënkupton pirjen e duhanit vetëm në bare apo restorante me miqtë është e dëmshme. Gjithsesi lajm i mirë është fakti se pas lënies së duhanit, rreziku për sëmundje të zemrës ulet ndjeshëm pas 1 viti. Lënia e duhanit shpesh është një proçes i vështirë. Mjeku do t’ju këshillojë programe specifike dhe mënyra ndihmëse për të lehtësuar këtë proçes.

- Presioni arterial është një nga parametrat më të rëndësishëm të matur gjatë kontrolleve periodike të zemrës. Hipertensioni arterial është quajtur ndryshe “vrasësi i heshtur”, pasi dëmton ndër vite pa shkaktuar simptoma. Një në tre të rritur vuan nga hipertensioni arterial dhe 20 % e tyre nuk janë në dijeni për këtë. Nga pacientët e diagnostikuar me hipertension arterial afro 70% mjekohen dhe vetëm 45% e tyre i kanë vlerat e presionit arterial të kontrolluara. Vlerat normale janë më pak se 130 mmHg për presionin sistolik dhe më pak se 80 mmHg për presionin diastolik. Nëse hipertensioni arterial është prezent, ndërhyrja e mjekut për normalizimin e tij me anë të modifikimit të stilit të jetës apo edhe përdorimit të medikamenteve është vendimtare.

- Të gjithë duhet të njohin nivelin e yndyrnave (kolesterolit dhe fraksioneve te tij) në gjakun e tyre. Kolesteroli në trup ka dy burime. 75% e tij prodhohet nga trupi dhe 25% merret nëpërmjet ushqimit. LDL-kolesteroli ose “kolesteroli i keq” është një nga përbërësit kryesorë të pllakave të aterosklerozës, ndërsa HDL-kolesteroli duke qenë se ka aftësi mbrojtëse quhet edhe “kolesteroli i mirë”. Trigliceridet janë një lloj yndyrnash, rritja e të cilave në shumicën e rasteve nënkupton marrje të tepruar kalorish nëpërmjet dietës. Matja periodike e yndyrnave është e detyrueshme. Nëse niveli i kolesterolit ose fraksioneve të tjera do të rezultonte i lartë, atëherë do të ishte e nevojshme këshilla e mjekut mbi mënyrën e ushqyerjes dhe stilin e jetës dhe nëse këto do të ishin të pamjaftueshme, përshkrimi i medikamenteve që normalizojnë profilin lipidik do të ishte i domosdoshëm.

Gjatë vizitës maten pesha e trupit, perimetri i belit dhe përllogaritet BMI-ja (indeksi i peshës trupore), parametër i cili vlerëson peshën e trupit sipas gjatësisë. Këto të dhëna e ndihmojnë mjekun të vlerësojë nëse ju jeni mbipeshë dhe në këtë rast të rekomandojë një program të kombinuar diete specifike me kalorazh të ulët dhe aktiviteti fizik. Ruajta e peshës ideale bazohet në balancimin e ushqyerjes së shëndetshme me shpenzimet energjetike të trupit gjatë aktivitetit fizik.

Personat diabetikë janë 2 deri 4 herë më të rrezikuar për sëmundje të zemrës se ata pa diabet. Matja në mënyrë të rregullt e glicemisë ose e sheqerit në gjak bën të mundur diagnostikimin e diabetit të sheqerit që në fillesat e tij. Hemoglobina e glukozuar ose HBA1C është një analizë gjaku, e cila na jep panoramën e sheqerit në gjak gjatë 3 muajve të fundit. Kjo na ndihmon nga njëra anë për diagnostikimin e hershëm të sëmundjes dhe nga ana tjetër për monitorimin e efikasitetit të trajtimit të saj. Kontrolli i rreptë i nivelit të sheqerit në gjak ngadalëson përparimin e komplikacioneve të diabetit.

Kryerja periodike e ekzaminimeve diagnostikuese jo invasive si elektrokardiograma, ekokardiografia apo prova ushtrimore do të zbulonte praninë e sëmundjes aterosklerotike të zemrës në fazat e hershme të saj dhe do të bënte që trajtimi i saj të ishte sa më i efektshëm. Prova ushtrimore na jep informacion të detajuar se si e përballon zemra juaj aktivitetin fizik. Gjatë aktivitetit fizik, trupi punon më fort dhe ka nevojë për më tepër oksigjen kështu dhe zemra duhet të pompojë më tepër gjak. Në prani të ngushtimeve të arterieve koronare, furnizimi me gjak i zemrës është i pamjafueshëm për të përballuar nevojat, gjë që pasqyrohet gjatë provës ushtrimore. Aftësia ushtrimore që tregon pacienti, na jep të dhëna parashikuese në lidhje me rrezikun e vdekshmërisë së pacientit në të ardhmen, pavarësisht shkakut. Nga ana tjetër, nëpërmjet provës ushtrimore ne mund të planifikojmë aktivitetin fizik në jetën e përditshme të pacientëve.

Një ekzaminim i ri dhe me prespektivë në zbulimin e pranisë së aterosklerozës dhe në përllogaritjen e rrezikut të saj është matja e sasisë së kalçiumit në arteriet koronare ose Calcium Score koronar. Depozitat e kalçiumit në arteriet koronare janë përbërëse të pllakave të aterosklerozës. Përllogaritja e sasisë së kalçifikimeve në arteriet koronare na tregon për praninë ose jo të aterosklerozës dhe shkallën e saj. Ky ekzaminim realizohet nëpërmjet skanerit të zemrës, një proçedurë e thjeshtë dhe që zgjat vetëm pak minuta.

Vitet e fundit, studiuesit, përveç vlerësimit të faktorëve klasikë të rrezikut të aterosklerozës kanë sugjeruar edhe metoda të tjera për përmirësimin e screening-ut të zemrës. Disa analiza si proteina C reactive apo homocisteina po përdoren gjithnjë e më tepër për vlerësimin e rrezikut kardiovaskular. Proteina C reaktive (CRP) përbën një shënues të inflamacionit në trup dhe mendohet se luan rol në grumbullimin e pllakave te aterosklerozës. Matja e CRP kryhet në gjak dhe prania e niveleve të rritura drejton mjekun në metoda më agresive për pakësimin e rrezikut. Homocisteina është një aminoacid, prania e të cilit lidhet me rritje të rrezikut për sëmundje të arterieve koronare. Studiuesit sugjerojnë se nivele të larta të homocisteinës kontribuojnë në sëmundjen e arterieve koronare, nëpërmjet dëmtimit të murit të arterieve dhe favorizimit të krijimit të trombeve.

- Reduktimi i ngarkesës së faktorëve të rrezikut përpara moshës 50 vjeç, do të ulte në mënyrë të ndjeshme rrezikun për sëmundje të zemrës. Nëse do të arrinim të zhduknim plotësisht sëmundjet kardiovaskulare, jetëgjatësia mesatare në botë do të shtohej me të paktën mbi 7 vjet.

- Asnjëherë nuk është vonë për të gjithë ju, që të bëni zgjedhje më të mira për shëndetin. Për këtë ju ftojmë që të merrni një vendim të ri për jetën tuaj. Kjo është edhe arsyeja, pse në Spitalin Amerikan ne krijuam programet e kontrollit të zemrës. Qëllimi ynë është që të parandalojmë sëmundjen e zemrës përpara se ajo të fillojë. Plani ynë i veprimit synon që çdo pacient të njohë gjendjen e tij shëndetësore dhe të edukohet mbi mënyrat e shëndetshme të jetesës. //keshilla
 
Infarkti i miokardit



Infarkti i miokardit ëstë ndoshta sëmundja e parë në listën e sëmundjeve që paraqesin rrezikshmëri, si dhe mbart në vetvete të papritura të shumta. Shpesh dëgjohet që dikush vdiq papritur nga infarkti apo kaloi një situatë të rëndë e të rrezikshme nga kjo sëmundje.

Po çfarë është infarkti i miokardit?

Dihet që zemra furnizohet me gjak.

Në kushte të caktuara, rrjedhja e gjakut nëpër enët koronare mund të ndërpritet në mënyrë të menjëhershme dhe kjo ndodh kur vaza e gjakut mbyllet dhe nuk lejon furnizimin e zonës përkatëse të muskulit të zemrës me gjak.
Kjo zonë e muskulit të zemrës, që nuk ushqehet fillon të ketë ndryshime të thella metabolike dhe në qoftë se nuk rivendoset furnizimi me gjak brenda rreth 6 orësh, ndryshimet janë të parikthyeshme dhe muskuli i zemrës i kësaj zone vdes. Pikërisht, kjo është infarkti akut i miokardit. Për fat të mirë natyra nuk lë boshllëqe.
Kështu, zona e vdekur e muskulit të zemrës, gradualisht zëvendësohet me një ind tjetër, i cili nuk është kontraktues si ai i mëparshmi, por thjesht zëvendëson zonën e dëmtuar. Në të ardhmen, zona e infraktuar nuk merr pjesë në kontraktimin e zemrës, duke hequr nga funksioni një pjesë të saj.
Cilët janë faktorët që ndikojnë në një infarkt miokardi?

Ka shumë faktorë që ndikojnë në këtë sëmundje, por natyrisht nuk duhet anashkaluar edhe predispozicioni gjenetik, i cili ka një rëndësi jo të vogël. Disa prej faktorëve të tjerë të rrezikut janë:
Hipertensioni arterial (HTA)
ثshtë faktor madhor rreziku dhe më i shpeshti për zhvillimin e sëmundjes koronare. Personat me HTA kanë një risk 5 herë më të madh për zhvillimin e SKZ (sëmundjeve koronare të zemrës). Tek njerëzit mbi 45 vjeç, HTA është faktori kryesor rreziku për zhvillimin e infarktit akut të miokardit, megjithatë rreziku për zhvillimin e tij rritet me rritjen e presionit arterial në të gjithë grupmoshat.

Përveç trashëgimisë, obeziteti, jeta sendetare, stresi, konsumi i shtuar i alkoolit dhe duhanit, yndyrnave dhe i kripës luajnë një rol të rëndësishëm në shkaktimin e HTA. Prandaj profilaksia për SKZ duhet të fillojë që në stadet e hershme.
Mosha
Rreziku për këtë sëmundje rritet për të dy sekset me rritjen e moshës. Më shumë se 75% e IAM ndodhin pas moshës 75 vjeçare. Megjitatë arteroskleroza nuk fillon menjëherë në moshat e vjetra. Simptomat e hershme të saj bëhen të dukshme që në stade shumë të hershme. Studimet kanë treguar që procesi sterosklerotik në aortë mund të bëhet i dukshëm që në moshën 3 vjeç. Kështu, vazat koronare fillojnë të përfshihen në këtë proces nga mosha 20 ose 30 vjeç, prandaj është e domosdoshme të parandalohet sëmundja që në stadet e hershme.
Gjinia
Observimet në studimet epidemiologjike të tjera kanë treguar që femrat para menopauzës preken më pak se meshkujt nga SKZ. Kjo shpjegohet me rolin mbrojtës mbi zemrën të hormonit femëror, estrogjenit. Ky i fundit shkakton një rritje të HDL-kolesterolit dhe ulje të nivelit të LDL-kolesterolit. Vetëm 1 në 7 femra të moshës 45-64 vjeç kanë shenja të SKZ. Pas moshës 64 vjeçare frekuenca rritet 1 në 3.
Lipidet
Niveli i rritur i kolesterolit dhe acideve yndyrore të lirë është një faktorë tjetër rreziku për SKZ. Në përgjithësi, një pakësim në vlerat e kolesterolit total çon në një ulje 2-3% të rrezikut të zhvillimit të SKZ. Vlerat e HDL janë 10-20% më të larta tek femrat se tek meshkujt, e të gjitha moshave. Ato rriten nga ushtrimi fizik dhe ulen nga duhanik, mbipesha dhe diabeti.
Duhani
ثshtë një faktor rreziku i fortë për zhvillimin e arteriosklerozës dhe SKZ. Ka një lidhje midis numrit të cigareve të pira, numrit të viteve të pirjes së duhanit dhe rrezikut të zhvillimit të sëmundjes kardiovaskulare.
Duhanxhinjtë e vjetër kanë një rrezik dy herë më të madh për zhvillimin e sëmundjes kardiovaskulare dhe tri herë më të madh për vdekjen kardiake të papritur. Efektet negative të duhanit mbi shëndetin janë: dëmtimi i endotelit, ndryshime negative të vlerave të lipideve në gjak, rritja e prirjes për trompozë, rritja e prirjes për ç’rregullime të rritmit të zemrës dhe ndikimi negativ mbi sëmundjet pulmonare.
Por ndërprerja e duhanpirjes, pas një viti, shkakton pakësimin e rrezikut të sëmundjes, duke u bazuar me atë të një joduhanpirësi.
Numrin e ardhshëm do të shpjegojmë disa faktorë të tjerë që paraqesin rrezikshmëri në krijimin e sëmundjeve kardiovaskulare, siç janë: diabeti, dhjamëria, trashëgimia, mungesa e aktivitetit fizik (jeta sedentare), tipet e personalitetit dhe faktorët social. //keshilla
 
Pe: Infarkti i miokardit

Shkrim shum i bukur

Zoti të shpërbleftë
 
Jeta sedentare: Jeta sedentare duket se rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së arterieve koronare. Shumë të dhëna tregojnë se ushtrimi i rregullt dhe në nivele mesatare redukton rrezikun dhe ul vdekshmërinë nga sëmundjet kardiovaskulare. Ecja normale për rreth 4 – 5 km në ditë është një ushtrim i mjaftueshëm dhe i lehtë për tu bërë në jetën e përditshme. Sportet e tjera si vrapimi e noti duket se formojnë një trup shumë të shëndetshëm. Ushtrimi i rregullt ndihmon edhe në modifikimin e faktorëve të tjerë të rrezikut të aterosklerozës – duke ulur tensionin arterial, vlerat e kolesterolit, duke ndihmuar në reduktimin e peshës dhe rezistencës ndaj insulinës.
Ndër shum arsye kjo eshte një ndër kryesoret.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top