Infarkti i miokardit

ExPerti

Antar Aktiv
9807.jpg


Studim mbi sëmundjet e zemrës

Ndërsa dy studime të reja në fushën e sëmundjeve të zemrës tregojnë se vetëm ulja e
nivelit të kolesterolës mund të mos jetë një hap i mjaftueshëm për parandalimin e
një goditjeje në zemër. Shkencëtarët kanë vënë re se krahas nivelit të lartë të
kolesterolës, është edhe niveli i inflamacionit të artereve që shton rrezikun e
goditjeve në zemër.

ا'do vit qindra mijëra nënshtetas amerikanë pësojnë goditje në zemër apo bllokim të
artereve koronare, pavarësisht nga niveli normal i kolesterolës. Dr. Steven Nisen i
klinikës së Klevelandit thotë se duke parë nivelet e kolesterolës si dhe nivelin e
inflamacionit brenda artereve të pacientit u shpjeguan disa probleme.


Gjithnjë e më shpesh po vihet re se kur arteret përbrenda janë të prekura apo të
acaruara, kolesterola dhe pllakëzat e kane kanë më të lehtë për t’u grumbulluar
përgjatë mureve të
brendëshme të artereve. Me kalimin e kohës inflamacioni ose ky acarim mund të bëjë
që pllakëzat të pësojnë frakturë, duke bllokuar qarkullimin e gjakut, gjë që bëhet
shkak për goditje në zemër. Doktor Paul Riker i spitalit Brigham thotë se të dhënat
e reja tregojnë se ulja e shkallës së inflamacionit pakëson dukshëm rrezikun nga
goditjet në zemër.
Në studim u morrën në shqyrtim pacientë që kishin pësuar goditje në zemër dhe që
përpiqeshin të shmangnin një goditje të dytë. Gjatë studimit, niveli i kolesterolës
bie dukshëm, ndërsa me uljen e nivelit të inflamacionit, rreziku ndaj goditjeve në
zemër pakësohej me 50 përqind.Shkencëtarët thonë se niveli i inflamacionit të
artereve mund të matet nëpërmjet një analize të thjeshtë gjaku. Niveli i
inflamacionit mund të ulet nëpërmjet ilaçeve si dhe nëpërmjet dietave, rënies nga
pesha, ushtrimeve fizike dhe lënia e duhanit.


Transplantimi i fijeve nervore
Ndërkohë, një procedurë tepër e guximshme e transplantimit të fijeve fijeje nervore
po u jep shpresë pacientëve me gjymtyrë të paralizuara. Askush nuk kishte
parashikuar një shenjë kaq pozitive, pas 16 muajsh dora e Dylanit po jep shenja
jete, kjo tregon se transplantimi i fijes nervore mund të jetë i sukseshëm.
Operacioni zgjati 7 orë. Fijet nervore mjekët i morrën nga këmba e pacientit dhe i
vendosen ato në një pjesë të shtyllës kurrizore e dëmtuar nga një aksident me
motorçikletë. Kirurgu Andrew Elkwood shpjegon se si atij iu desh të ndërhynte në
dyja anët e qafës së pacientit për të bërë një lidhje shtesë të nervit në shtyllën
kurrizore duke kapërcyer nervin e dëmtuar. Shenjat janë tepër pozitive. Gishtat e
dorës kanë filluar të lëvizin dhe të gjitha të dhënat tregojnë se nervi do të
riaktivizohet.


një gjen kundër efekteve të alkolit
Kohët e fundit, shkencëtarët kanë zbuluar një gjen tek minjtë, i cili mund të
kontrollojë reagimin e njerëzve kur ata ndalojnë pirjen e alkolit. Shkencëtarët
shpresojnë se këto studime mund ti bëjnë ata të njihen më mirë me efektet e alkolit
tek njerëzit.
Një mbrëmje në qytet, duke pirë me shokë mund të jetë diçka e bukur, por
shkencëtarët kanë zbuluar se konsumimi i vazhdueshëm, apo në sasi e madhe i pijeve
bën që truri te përshtatet efekteve të alkolit. Ky proces ndodh në qelizat e trurit
të njerëzve që e pijnë rregullisht alkolin, pijanecëve kronikë, duke krijuar një
numër më të madh molekulash, që quhen receptorë. Këta receptorë mund të marrin
sinjale nga qeliza të tjera. Kjo e vështirëson gjendjen për atë që vendos ta lerë
alkolin, duke e detyruar trupin e tij të tërhiqet, apo rezervohet. Ja si e shpjegon
këtë proces Sid Strickland, studjues në Universitetin Rockfeller të New Yorkut:
“Në se ndërpritet menjëherë etanoli, veprimi i tij në organizmin e njeriut nuk
largohet menjëherë, por vazhdojnë të mbeten receptorët dhe një ndjeshmëri e lartë, e
cila çon në një gjendje të acaruar të njeriut që është mësuar të pijë alkohol.”
Shkencëtarët në Universitetin Rockfeller kanë studjuar efektet e alkolit dhe
mendojnë se kanë gjetur një gjen që mund të kontrollojë procesin e përshtatjes së
organizmit. Gjatë konsumimit të alkolit, gjeni i quajtur [-TPA-], ndihmon në
krijimin e një enzime, e cila krijon receptorë shtesë.
Shkencëtarët thonë se përdorimi i ilaçit Ifenprodil mund ta bllokojë gjenin
[-TPA-]. Deri tani, shkencëtarët kanë mundur t’i pakësojnë simptomat e tërheqjes tek
minjtë. Sid Strickland shpjegon se kjo mund të ndihmoj dhe njerëzit.
Ideja do të ishte se në se dikush ka abuzuar vazhdimisht me alkolin, që përmban
etanol, dhe në një moment ai kërkon ta ndërpresë të pirët, ilaçi i ri mund ta
frenojë prodhimin e kësaj enzime dhe kjo do të pakësonte efektet e tërheqjes së
menjëhershme.” Megjithëse do të duhen vite për përdorimin e ilaçit Ifenprodil tek
njerëzit, ky përbën një hap të ri për njohjen me efektet e alkolit tek truri i
njeriut.
 
Titulli: Semundjet e Zemres

Sëmundjet e zemrës po vrasin çdo ditë e më shumë shqiptarët. Madje gjysma e vdekjeve, në çdo vit, kanë në bazë një shkak të lidhur me sistemin e qarkullimit të gjakut. Kështu, specialistët e Ministrisë së Shëndetësisë bëjnë të ditur se, çdo vit në vendin tonë vdesin rreth 8 mijë persona nga sëmundjet e zemrës. Por ajo çka e bën situatën tragjike është fakti se mjekët nuk i kushtojnë vëmendje faktorëve të riskut, kur pacienti paraqitet për vizitë. Të ndodhur përpara kësaj situate Instituti i Shëndetit Publik ka përgatitur një model të ri shërbimesh pranë Mjekut të Familjes, me qëllim kapjen e hershme të shkaqeve të mundshme të sëmundjeve kardiovaskulare dhe trajtimin në kohë të tyre.
 
Titulli: Semundjet e Zemres

Sëmundjet që prekin zemrën më shpesh, klasifikohen në disa kadegori. Kjo varet nga mosha. Kështu, në moshat e fëmijërisë, ne kemi atë që quhet veset e lindura të zemrës, ose sëmundjet e lindura të zemrës.


Nga cilat sëmundje preket zemra më shpesh
Sëmundjet që prekin zemrën më shpesh, klasifikohen në disa kadegori. Kjo varet nga mosha. Kështu, në moshat e fëmijërisë, ne kemi atë që quhet veset e lindura të zemrës, ose sëmundjet e lindura të zemrës. Këto sëmundje manifestohen, p.sh., me atë që quhet vrimë në zemër, që është një difekt ku, muri ndarës i zemrës, nuk është i mbyllur plotësisht për shkaqe të ndryshme. Ky është defekti më i shpeshtë në moshën e fëmijërisë, i lindur.

Në një moshë më të rrtiur, në moshën e adoleshencës, sëmundjet që kanë predimonaur, janë ato që shkatoheshin nga polialtriti reumatizmal, e cila prekte kyçet e pacientit, por dëmtimin kryesor e jepte në zemër, duke dëmtuar valvulat e zemrës, muskulin dhe të gjitha pjesët e zemrës. ثshtë një sëmundje që, si bazë, ka infeksionin që mund të ketë pacienti, grykë që shaktohet nga strektokuku.

Ky është një mikrob që qarkullon në gojë, në hundë apo në grykën e njeriut. Pas 3 javësh të qarkullimit të infeksionit, shfaqet polialtriti dhe, ky polialtrit, nëse nuk kurohet siç duhet, bën dëmtimin e gjithë pjesëve të zemrës. Ky grup sëmundjesh ka mbizotëruar pak kohë më parë.

Në moshën e rritur sëmundja kryesore e zemrës është sëmundja e cila shkaktohet nga ngushtimi i koronareve dhe që manifestohet me dhimbjen e gjoksit. Pastaj mund të kalojë në mosfurnizim të mirë të muskujve të zemrës me sasinë e nevojshme për gjak dhe të oksigjenit, si pasojë e ngushtimit të arterieve që janë përgjegjëse, që furnizojnë atë sektor dhe, nëse nuk merren masa, kjo sëmundje mund të kalojë në infarkt të miokardit, i cili është edhe një nga sëmundjet kryesore, që shkakton më shumë invaliditet në botë. Edhe këtu tek ne është shtuar, kohët e fundit, nga përdorimi i duhanit, konsumimi i ushqimit me yndyrna, apo i pijeve alkoolike etj.

Një grup tjetër i sëmundjeve janë sëmundjet e ndryshme, të cilat manifestohen me çrregullimet e rrahjeve të zemrës që janë aritmitë e ndryshme. Ky është një grup i madh sëmundjesh, të cilat përfshijnë rrahjet e ulëta, të shpeshta, rrahjet jashtë radhe, të cilat, edhe këto, mund të vijnë nga pjesa e sipërme, ose nga pjesa e pasme e zemrës.

Në grupet aritmike hyjnë edhe blloqet e zemrës, të cilat klasifikohen si bllok i gradës së parë dhe i gradës së dytë, por ka edhe bllok të degëve, që janë të degës së majtë dhe të degës së djathtë. Ka edhe çrregullime të tjera, siç është fibracioni alterial që është një patologji e rëndësishme dhe më e rënda është fibracioni ventrikular ku rrahjet e zemrës zhduken dhe zemra përpëlitet duke sjellë rënien e presionit në zero, njeriu humb koshiencën dhe nëse nuk jepet ndihma brenda 5 minutava, sa mund të rezistojë truri pa oksigjen, çdo gjë është e kotë.

Grup sëmundjesh të tjera janë ato që shkaktohen nga virozat e stinëve dhe ka për bazë një infeksion viral. Ky infksion viral siç mund të prekë gjithë organizmin e njeriut prek edhe muskulin e zemrës dhe kemi këto që quhen miokaritë virale por që konsiderohen si forma të buta të lehta që trajtohen dhe nuk lënë ndonjë pasojë në zemrën e njeriut.

Janë edhe një grup sëmundjesh të zemrës të cilat janë me origjinë të panjohur dhe nuk kanë ndonjë shkak të dukshëm.

Sëmundje që ndeshen shpesh por që janë të rrezikshme janë sëmundjet që vijnë nga hipertensioni që dëmtojnë zemrën. Kur tensioni shtrihet në popullatë nga 13-20 për qind të popullsisë, që i bie që një në 4-5 veta në moshen e pleqërisë është me hipertension, kuptohet se sa i shpeshtë është ky dëmtim i zemrës që vjen nga hipertensioni i lartë i pamjekuar.
 
Titulli: Semundjet e Zemres

Shenjat e sëmundjeve të zemrës

Shenjat varen nga lloji i sëmundjes. Por shenja më e prekshme nga njerëzit që i bëjnë më të ndjeshëm të drejtohen tek mjeku është dhimbja që ata ndjejnë në kraharor dhe pikërisht në zonën e mesme të kraharorit që mund të përhapet në zonën e qafës ose në nofull, por mund të shtrihet edhe në shpinë, krahun e majtë dhe ndonjëherë edhe në të djathtin.

Kjo dhimbje zgjat nga 4-5 minuta, por kur kalon 1 orë kemi të bëjmë me shenja serioze për sëmundjet e zemrës. Shenjë tjetë është marrja e frymës që mund të shfaqet nga pamjaftueshmëria e punës së zemrës pasi ajo mund të jetë zmadhuar dhe nuk e qarkullon gjakun siç duhet në organizëm. Shenjë tjetër janë çrregullimet e rrahjve të zemrës. Por sëmundjet e zemrës mund të shfaqen edhe pa dhimbje fare.

Si mund të bëhet mjekimi

Mjekimi për sëmundjet e zemrës bëhet së pari duke vendour diagnozën për të parë se sa është zhvilluar sëmundja. Elementi i parë i ekzaminimit është elektrokardiograma e cila duhet bërë te çdo pacient që paraqitet për vizitë dhe ka ankesa me zemrën. Pastaj mjeku specialist mund të kalojë me analiza të tjera që është eko-ja e zemrës, provat biçikletë apo me tapete. Kur mjekimi nuk është i mjaftueshëm kalohet në mjekimin kirurgjikal i cili është vendosja e valvulave dhe e unazave koronare apo bërja e bai-pasit.
 
Titulli: Semundjet e Zemres

Si bëhet parandalimi

Kjo është shumë e rëndësishme pasi duke bërë parandalimin kursejmë më shumë sëmundje që kanë kosto të lartë shëndetësore dhe ekonomike. Parandalimi në këto sëmundje është që nga kujdesi i nënës shtatzënë që ajo të mos kalojë në viroza, të mos pijë duhan, të marrë medikamente të paktën gjatë 3 muajve të para të shtatzanisë në mënyrë që të parandalohen sëmundjet e lindura të zemrës.

Prandalimi është edhe kurimi i infeksioneve te moshat e reja si bajamet, sinozitet dhe infeksione të organizmit me antibiotik në mënyrë të plotë deri në çrrënosje të infeksionit në mënyrë që të mos bëhet shkak për sëmundjet e zemrës. Në moshën e rritur përsa i përket parandalimit të këtyre sëmundjeve si hipertensioni arterila, që është shumë i përhapur këtu, parandalimi është edhe më kompleks, pra duhet ndryshuar në mënyrë të plotë stili i jeteës. Ai që deri në atë kohë ka bërë një jetë sendentare duhet të lëvizë të bëjë një ecje të paktën 5 kilometra apo 10 mijë hapa në ditë, duhet të shmangë pirjen e duhanit dhe alkoolit.

Bën mirë një gotë verë e kuqe në drekë sepse ka antioksidant për radikalet e lira. Që të bëhet një parandalim sa më i plotë duhet që pacientët, kanë apo nuk kanë shqetësime, femrat dhe meshkujt mbi moshën 45 vjeç, të bëjnë një kontroll një herë në vit tek mjeku specialist me ekzaminimet përkatëse. Kurse atyre që u ka filluar sëmundja duhet të vizitohen më shumë se 2 herë në vit.
 
Titulli: Semundjet e Zemres

Sipas ekspertëve, 30 minuta në ditë ushtrime fizike si ecje ose vrapim i lehtë mund të pakësojnë dukshëm rrezikun e prekjes nga sëmundje të zemrës.


Por një studim botuar këto ditë lëtë kuptohet se për të patur një zemër të shëndoshë nevojiten më shumë se sa ushtrime të thjeshta fizike.

Dihet se ngritje peshat ndihmojnë në formimin e muskujve, por të dhënat e reja thonë se një prej muskujve që përfiton nga ky sport është edhe zemra. Sipas një studimi botuar në revistën e shoqatës amerikane të mjekësisë, ngritja e peshave pakësonë rrezikun e prekjes nga sëmundje të zemrës duke ulur nivelin e kolesterinës së keqe, nivelin e yndyrnave, si dhe ndihmon organizmin të asimilojë sheqernat. Të gjitha këto janë kushte për një zemër të shëndoshë.
 
Titulli: Semundjet e Zemres

Frytet arrore të mira për sëmundjet e zemrës

Frytet e forta (arrore), ndihmojnë shumë nëse keni probleme me zemrën, apo keni yndyrën e lartë në gjak.
Arrat janë të pasura me yndyra të pangopura, të cilat ulin nivelin e kolesterolit të keq (LDL kolesterolit) në gjak, ndërsa rrisin nivelin e kolesterolit të mirë (HDL kolesterolit).

Një varg studimesh shkencore kanë treguar se njerëzit të cilët hanë rreth 30 gram fryte arrore (arra, lajthi, bajame, fëstëk etj.) kanë rrezik më të ulët të preken nga sëmundjet kardiovaskulare.

Arrat megjithatë janë të pasura me yndyra dhe kalori, andaj mos e teproni. Dhe sigurohuni të mos jenë të mbështjella me sheqer apo çokollatë.
 
Titulli: Semundjet e Zemres

Shkencëtarët thonë se njerëzit që përjetojnë sulme të shpeshta paniku, shtojnë rrezikun për t’u prekur nga sëmundje të zemrës.

اdo njeri pushtohet nga ankthi, si në rastet kur është vonë për punë, shkollë ose për një takim të rëndësishëm. Por kur ky ankth është i vazhdueshëm a pa arsye, ai quhet çrregullim apo sulm paniku. Në raste të tilla njerëzit dallohen për pesimizëm. Në çdo gjë ata parashohin fatkeqësi dhe gjithmonë shprehin shqetësim të tepruar, madje edhe pse janë të vetëdijshëm se shqetësimi i tyre është pajustifikueshëm.
Shkencëtarët thonë se njerëzit që përjetojnë sulme të shpeshta paniku, shtojnë rrezikun për t’u prekur nga sëmundje të zemrës. Ata mendojnë se ky rrezik vjen nga ngurtësimi i artereve si pasojë e shtimit tej mase të veprimtarisë së sistemit nervor.
 
Titulli: Semundjet e Zemres

Statistikat tregojnë se rreth 5 përqind e amerikanëve provojnë sulme paniku gjatë një periudhe të jetës së tyre dhe rreth 3 përqind i përjetojnë ato çdo vit. Gjithashtu është vënë re se shumë prej atyre që preken nga sulmet të vazhdueshme të ndjenjave të panikut, vuajnë nga sëmundje në zemër.
Kohët e fundit shkencëtarët pranë Kolegjit Universitar të Londrës studiuan lidhjen midis panikut dhe problemeve në zemër dhe arritën në përfundimin se paniku mund të jetë shkaktar i shtimit të goditjeve në zemër. Ata morrën në shqyrtim 57 mijë vetë që vuanin nga paniku që do të thotë se kishin provuar ankth të pakontrolluar për më shumë se 6 muaj. Në grupin tjetër ata përfshinë persona pa simptoma paniku. Shkencëtarët vunë re se personat e diagnostikuar me panik kishin 38 përqind gjasa për të pësuar një goditje në zemër dhe 44 përqind më shumë gjasa për t’u prekur nga ndonjë sëmundje në zemër. Shkencëtarët spekullojnë se kjo ndoshta vjen si pasojë e ngurtësimit të artereve tek personat me panik ku sistemi nervor detyrohet të veprojë në mënyrë tepër të sforcuar. Ata i botuan rezultatet e studimit të tyre në revistën evropiane mbi sëmundjet e zemrës.
Por gjatë studimit shkencëtarët zbuluan një paradoks; personat që vuanin nga paniku, megjithëse mund të prekeshin nga sëmundje të zemrës, ata kishin 25 përqind më pak gjasa për të vdekur nga sëmundje të tilla. Ekspertët thonë se shpjegimi i mundshëm është se pacientët që vuajnë nga paniku shkojnë rregullisht tek mjeku për të kontrolluar gjendjen e tyre, dhe kjo bën që rastësisht të dallohen edhe problemet në zemër e pastaj të diagnostikohen e trajtohen që në fazë më të herëshme, ndryshe nga personat e zakonshëm të cilët shkojnë tek mjeku një herë në 6 muaj a një vit, ose vetëm kur sëmundja ka përparuar.
 
Titulli: Semundjet e Zemres

Sëmundjet e zemrës dhe depresioni

Organizata botërore e shëndetësisë përllogarit se mbi 7 milionë njerëz vdiqën si pasojë e goditjeve në zemër në vitin 2005. Kjo e bën këtë sëmundje një prej shkaktarëve kryesorë të vdekjeve.


Shkencëtarët gjithashtu thonë se një prej efeketeve anësore të sëmundjes së zemrës është depresioni mendor. Kjo është arsyeja që kohët e fundit, shoqata amerikane kundër sëmundjeve të zemrës rekomandoi që personat me sëmundje koronare, duhet gjithashtu të kontrollohen edhe për depression.



Shoqata kundër sëmundjeve të zemrës kërkon nga mjekët që t’i pyesin pacientët me sëmundje në zemër edhe; Sa shpesh në dy javët e fundit kanë treguar pak intersim për të bërë gjëra të pëlqyeshme. Dhe gjatë këtyre dy javëve, sa shpesh janë ndjerë të dëshpëruar apo të mërzitur?



Përgjigjet mund të jenë nga “asnjëherë” deri në “çdo ditë”. Në se përgjigja është pohuese e prerë, shkencëtarët rekomandojnë që pacientëve t’u bëhen pyetje të tjera rreth gjumit, lodhjes, oreksit e marrëdhënieve me të tjerët.
 
Titulli: Semundjet e Zemres

Shoqata amerikane kundër sëmundjeve të zemrës thotë se studimet kanë treguar se pacientët me sëmundje në zemër përjetojnë gjendje depresioni 3 herë më shumë sesa njerëzit e tjerë. Studimet në këtë fushë gjithashtu thonë se pacientët me depresion që nuk trajtohen janë më të prirur të mos i marin ilaçet e zemrës ose të mos shkojnë rregullisht për terapi tek mjeku. Depresioni mendor trajtohet me barna, terapi bisedash klinike, dhe ushtrime fizike duke iu përshtatur kushteve të pacientit. Kardiologët thonë se jeta e një pacienti mund të zgjatet ose ndoshta shpëtohet duke e trajtuar depresionin në fazat e herëshme të shfaqjes së tij.



Vitamina B dhe Alcajmeri

Ka kohë që shkencëtarët po përpiqen të gjejnë mënyra për të ngadalësuar zhvillimin e sëmundjes së Alcajmerit, nga e cila preken gjithnjë e më shumë njerëz në mbarë botën.

Jeta e Geri dhe Meri Paunit ndryshoi rrënjësisht 3 vjet më pare kur tek Meri u shfaqën simptomat e para të Alcajmerit. Geri thotë se kjo afektojë rrënjësisht jetën e tyre deri atëhere normale. Por sëmundja i afroi ata edhe më shumë me njëri tjetrin.



Sipas organizatës botërore të shëndetësisë, numri i rasteve me Alcajmer dyfishohet çdo 5 vjet për persona nga mosha 65 deri 85 vjeç. Por nëse kjo sëmundje vonohet për 5 vjet, numri i rasteve në mbarë botën do të përgjysmohej. Deri kohët e fundit, mjekët kishin shpresuar se doza të larta me vitamine B mund të ulnin ritmin e vdekjes së qelizave të trurit dhe si rrjedhojë të ngadalësonin keqësimin e sëmundjes. Por një studim i ri tregoi se vitamina B në doza të larta nuk ishte e efektshme, përkundrazi ajo duket se i shtoi rastet e depresionit tek pacientët që e marin atë.



Doktor Paul Ejsin, një prej autorëve të studimit, thotë se rezultatet ishin zhgënjyese, pasi marrja e vitaminës B në doza të larta nuk pati ndonjë ndikim pozitiv ndaj Alcajmerit.



Pacientët me Alcajmer kanë nivele të larta të një substabnce kimike të quajtur homocystein. Vitamina B ndihmon për shpërbërjen e kësaj substance në gjak, parndaj shkencëtarët donin të vërtetonin nëse shtimi i vitaminës B tek pacientët me Alcajmer do të ndihmonte në ngadalësimin e humbjes së kujtesës. 240 pacientë morën çdo ditë vitamina B, ndërkohë që 170 të tjerët morën placebo. Tek ata që morën vitamina B niveli i homocystinës u pakësua rreth 25 përqind, megjithëse të dy grupet e pacientëve patën të njëjtën shkallë humbjeje kujtese
 
Titulli: Semundjet e Zemres

Sëmundjet e zemrës tek fëmijët

Sipas një studimi të botuar në Revistën e Shoqatës amerikane të Mjekësisë, fëmijët e prindërërve që vuajnë nga zemra, ka më shumë të ngjarë të preken nga sëmundje zemre. Madje, sipas studimit, më i lartë është rreziku i prekjes nga sëmundja midis fëmijëve se sa i trashëgimit të saj nga prindërit.

Studimet e ndryshme tregojnë se problemet e shëndetit, mes tyre edhe sëmundja e zemrës dhe diabeti, janë shpesh të trashëgueshme. Sipas një studimi të ri të doktoreshës Joanne Murabito dhe kolegëve të saj në Qendrën e Studimit të Zemrës në Fremingam të shtetit Masaçusets, kur njëri prej fëmijëve në familje vuan nga sëmundja e zemrës, edhe motra, apo vëllai i tij rrezikohen të preken prej saj.
 
Titulli: Semundjet e Zemres

Sëmundjet e zemrës, trashëgim nga vegjëlia

Të kalosh një sëmundje ngjitëse pa kurim, rreziku nga sëmundjet e zemrës është prezent. Një pjesë të mirë të këtyre viruseve njerëzit i kalojnë në vegjëli, ndaj janë pikërisht vitet e para të jetës ato ku kujdesi duhet të jetë maksimal. Mjekët kardiologë deklarojnë se "viruset ngjitëse që kalojnë fëmijët në vegjëli janë shkak i fitimit të sëmundjeve të zemrës". Por përveç tyre, një problem tjetër janë edhe bajamet, sinuset dhe dhëmbët e prishur. Mjekët sqarojnë se në disa raste sëmundjet ngjitëse kalojnë pa u vënë re nga prindërit, ose pa kurim. Edhe për bajamet e dhëmbët nuk ushtrohet kujdes, pasi janë sëmundje të përsëritura. Sipas tyre, e keqja e këtyre sëmundjeve qëndron te pasojat e më pasme. Kështu, mjekët vënë në dukje se sëmundja që prek më tepër zemrën është reumatizma, një sëmundje e shkaktuar nga një mikrob i veçantë i quajtur mikrobi hemolitik dhe që përhapet lehtë nga fëmijët e sëmurë me angina. Për të parandaluar shkaqet e sëmundjeve të fituara të zemrës, mjekët këshillojnë mbrojtjen e fëmijëve nga sëmundjet ngjitëse dhe reumatizma, përmes kujdesit për kurimin e tyre në kohë. Sipas tyre, shkaqet kryesore të sëmundjeve të fituara të zemrës gjatë fëmijërisë janë viruset ngjitëse si skarlatina, anginat (infeksioni i grykës dhe i bajameve), dizenteria, kolla e mirë, poliomieliti, shytat, fruthi, verdhëza, gripi etj. Kjo është arsyeja që mjekët këshillojnë prindërit të jenë të kujdesshëm në kurimin e tyre. Sipas mjekëve, në parandalimin te fëmijët të sëmundjeve të zemrës dhe turbullimeve kardiovaskulare, rol të rëndësishëm kanë prindërit dhe mësuesit, të cilët duhet të mbikëqyrin funksionet e zemrës në periudha të ndryshme të zhvillimit të fëmijës, si dhe organizimin e një regjimi fizik në përputhje me moshën e tyre. Kështu, të gjitha lëvizjet e tyre duhet të jenë të kontrolluara, si stërvitjet, aktiviteti mësimor etj. Gjithashtu, një kujdes i veçantë duhet bërë me dhëmbët, që janë shpeshherë vatra të hapura të infeksionit. Por edhe bajamet, sinuset dhe veshët e sëmurë (të infektuar). Sipas mjekëve kardiologë, për fëmijët e grupmoshës së vogël dhe të mesme, rëndësi të veçantë ka mbajtja e një regjimi të përshtatshëm fizik dhe mendor, mënjanimi i mbilodhjes, gjendjeve emotive dhe sigurisht kurimi në kohë i sëmundjeve ngjitëse. Mjekët i mëshojnë me forcë mjekimit, pasi vihet re një rritje e numrit të fëmijëve që kalojnë sëmundje në kushte shtëpie, jashtë kujdesit mjekësor. Sipas të dhënave të ISHP-së, kjo ndodh më shpesh në zonat e thella malore. Sipas studimit të ISHP-së, rreth 60 për qind e fëmijëve në fshat vuajnë nga sëmundje të ndryshme parazitare, duke i shkaktuar dëme të mëdha organizmit dhe shëndetit të fëmijëve. Moshat më të prekura nga këto sëmundje janë nga 2 deri në 14 vjeç. "Duke pasur parasysh që parazitët sjellin pasoja për shëndetin, nuk duhet neglizhuar kurrë me këtë sëmundje", thonë mjekët, duke tërhequr vëmendjen e prindërve për më shumë higjienë dhe kapje në kohë të shqetësimeve të fëmijëve të tyre.
 
Titulli: Semundjet e Zemres

Sëmundjet e zemrës janë vrasëset më të mëdha të femrave


Sëmundjet e zemrës nuk prekin vetëm meshkujt, por janë vrasëset më të mëdha të femrave në SHBA. Afërsisht 40% të të gjitha femrave që vdesin kanë si shkaktar të vdekjes sulmet në zemër ose sëmundjet e zemrës. “Në këtë mënyrë vdesin më shumë gra sesa numri i grave që vdesin nga të gjitha llojet e kancerit të marra së bashku”, thuhet në një botim të Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA.
Me gjithë përpjekjet për të edukuar femrat në lidhje me rrezikun nga këto sëmundje, 45% e grave amerikane nuk e dinë se rreziqet më të mëdha për shëndetin e tyre vijnë nga sëmundjet e zemrës dhe sulmet e zemrës.

Disa fakte tronditëse:
-13% e grave amerikane i shohin sëmundjet e zemrës (por jo sulmet e zemrës) si një rrezik për shëndetin.
-Sëmundjet kardiovaskulare vrasin afërsisht gjysmë milioni gra në vit në SHBA.
-Një amerikane në minutë vdes nga sëmundjet kardiovaskulare.-Afërsisht një e treta e të gjitha femrave dhe e meshkujve moshërritur në SHBA vuajnë nga ndonjë formë e sëmundjeve kardiovaskulare.-Sëmundjet kardiovaskulare marrin jetën e një banori ose banoreje të SHBA-së çdo 35 sekonda.-Më shumë gra amerikane mbi moshën 25-vjeçare vdesin nga sëmundjet koronare të zemrës sesa nga çdo sëmundje tjetër.-64% e të gjitha grave amerikane që kanë vdekur befasisht nga sëmundje koronare të zemrës, kanë vdekur pa pasur simptoma të mëhershme-Ndërkohë që numri i grave amerikane që vdesin nga kanceri është 1 në 30, numri i atyre që vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare është 1 në 2.6.
 
Titulli: Semundjet e Zemres

eXPERTI...shto burrimin nga e ke marre artikullin te lutem!
 
Titulli: Semundjet e Zemres

sweetzzinna ikam marr nerper web faqe te mjeksis e i kam Grumbullu te gjitha ketu .
 
Titulli: Semundjet e Zemres

Shenjat e sëmundjeve të zemrës

Shenjat varen nga lloji i sëmundjes. Por shenja më e prekshme nga njerëzit që i bëjnë më të ndjeshëm të drejtohen tek mjeku është dhimbja që ata ndjejnë në kraharor dhe pikërisht në zonën e mesme të kraharorit që mund të përhapet në zonën e qafës ose në nofull, por mund të shtrihet edhe në shpinë, krahun e majtë dhe ndonjëherë edhe në të djathtin.

Kjo dhimbje zgjat nga 4-5 minuta, por kur kalon 1 orë kemi të bëjmë me shenja serioze për sëmundjet e zemrës. Shenjë tjetë është marrja e frymës që mund të shfaqet nga pamjaftueshmëria e punës së zemrës pasi ajo mund të jetë zmadhuar dhe nuk e qarkullon gjakun siç duhet në organizëm. Shenjë tjetër janë çrregullimet e rrahjve të zemrës. Por sëmundjet e zemrës mund të shfaqen edhe pa dhimbje fare.

Si mund të bëhet mjekimi

Mjekimi për sëmundjet e zemrës bëhet së pari duke vendour diagnozën për të parë se sa është zhvilluar sëmundja. Elementi i parë i ekzaminimit është elektrokardiograma e cila duhet bërë te çdo pacient që paraqitet për vizitë dhe ka ankesa me zemrën. Pastaj mjeku specialist mund të kalojë me analiza të tjera që është eko-ja e zemrës, provat biçikletë apo me tapete. Kur mjekimi nuk është i mjaftueshëm kalohet në mjekimin kirurgjikal i cili është vendosja e valvulave dhe e unazave koronare apo bërja e bai-pasit.

po bej disa saktesime

Dhimbja e zemres, ose ajo qe quhet ndryshe angine, zgjat disa minuta, maximumi deri ne 5 min. Pushon pas aktivitetit fizik qe e ka shkaktuar ate( quhet ne kete rast angine eforti), ose pas marrjes se trinitrines. Dhimbja qe shkaktohet nga infarkti i miokardit eshte shume me e forte, shume me dramatike, dhe zgjat max deri ne 30 min dhe nuk qetesohet me trinitrine por me opiate, pra morfine dhe derivate te ttjera te opiateve. analizat qe behen per kete pune, pra per te pare se dhimbja e gjoksit eshte me orgjine nga zemra ose jo, jane: enzimat kardiake te cilat e vertetojne diagnozen 100% dhe ekg, e cila ndihmon ne diagnoze ama nuk e verteton ate, pasi ka te semure qe kane angine, ama kane ekg normale. epr sa i perket asaj pjeses se mjekimit eshte shume shume e pasakte
 
Titulli: Semundjet e Zemres

tekstet dhe postimet e tua kane shume gabime ne terminologji po them vetem disa prej tyre:
kolesteroli, arterie, streptokoku, fibrilacioni atrial, fibrilacioni ventrikular
mikrobi hemolitik nuk ekziston, miokardite virale, poliartrit
 
Titulli: Semundjet e Zemres

s'e di pse ma jep 1 e therme nga ana e majte.............shpesh:(
 
Infarkti, si ta parandalojmë

Infarkti, si ta parandalojmë

Pesha që zënë sëmundjet kardiovaskulare të zemrës, ka pësuar rritje të ndjeshme me kalimin e viteve. Janë të shumta rastet në të cilat krizat e zemrës shkaktojnë vdekje të parakohshme ose gjymtim të organeve të trupit të njeriut.
Dr. Lutfie Muka, kardiologe
Faktorët rriskues të këtyre sëmundjeve kanë filluar të shfaqen në masë edhe tek të rinjtë. اelësi i eliminimit të këtyre sëmundjeve ka të bëjë me ndjekjen e vizitave dhe konsultave të rregullta te mjeku. ثshtë shumë e rëndësishme që të mbahet një balancë e mirë, ndërmjet përdorimit të medikamenteve dhe llojeve të tjera të terapive mjekësore për ndalimin e këtyre sëmundjeve.
Sëmundjet e zemrës
Zemra është organi që bën pastrimin e gjakut. Dhe në rastin e sëmundjeve të zemrës kemi prishje te funksionit te saj si pompë. Kur zemra nuk funksionon siç duhet si pompë atëherë ka vështirësi të shumta në dërgimin e gjakut të pastruar në pjesët e duhura të organizmit. Kjo do të vështirësojë punën e organizmit si dhe nuk do të lejojë furnizimin e tij me oksigjen dhe lëndë ushqimore.
Në këto sëmundje futen grupime të ndryshme si ato të prishjes së ritmit të zemrës, infarktet. Me e shpeshta nga këto, është ajo e ngushtimit të enëve të gjakut të këtij organi. Ndërkohë, që në masë shkaktohen edhe sëmundjet e zemrës reumatizmale të cilat shkaktohen në fëmijëri, por shenjat klinike mund të shfaqen në mosha të mëdha.
Ekzistojnë dy lloje të tjera sëmundjesh siç janë hipertensioni dhe hipotensioni. Rritja e shifrave të trysnisë arteriore mbi normë njihet si hipertension. Një nga shkaqet kryesore të kësaj gjendjeje është dhe humbja e elasticitetit të enëve të gjakut.
Kjo sëmundje quhet ndryshe arteriosklerozë dhe prek shumë njerëz. Ato shkaktohen nga ndryshimi i tensionit arterial që shkon në zemër. Kur prishet ritmi i zemrës kemi aritmitë që janë dy llojesh, me ritëm të shtuar ose takikarditë ose me ritëm të ngadalësuar që janë bradikarditë.
Hipertensioni arterial është një nga sëmundjet që bashkë me të tjerat shkakton numrin më të madh të vdekjeve tek njerëzit. Përgjithësisht kjo kategori sot luftohet nëpërmjet medikamenteve. Një pjesë e madhe e sëmundjeve të zemrës janë të lindura. Këtu është shumë e vështirë për të ndërhyrë por mundet që në saje të operacioneve të zëvendësohen pjesët e dëmtuara me ato të padëmtuarat.
Ataket në zemër ndodhin kur furnizimi i pjesëve të zemrës me gjak rrallohet apo pritet fare. Shkaqet që e krijojnë janë arterie të bllokuara nga grumbullime rezervash dhjami ose ndonjë koagulim (mpiksje gjaku) në ndonjë prej arterieve koronare.
Stadi i fundit i sëmundjes së zemrës është pamjaftueshmëria e zemrës (insuficienca kardiake) në të cilën zemra nuk e kryen funksionin e saj dhe njeriu bëhet invalid. Në momentin kur kjo pamjaftueshmëri nuk mund të përballohet nga organizmi atëherë organizmi vdes.
ataku-infarkt.jpg

Simptomat dalluese
Simptomat përcaktuese për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës janë të ndryshme sipas kategorive të prekura. Shumë herë ka ndodhur që pacienti të ketë trashëguar këto sëmundje që nga fëmijëria, por simptomat dalluese kanë qenë të fshehura duke mos e zbuluar sëmundjen.
Kjo sjell probleme të mëdha në shëndetin e pacientit, të cilat do të shfaqen me kalimin e viteve. Ndaj është e rëndësishme që të mbahen kontakte të vazhdueshme me mjekun kardiolog. Që një pacient të kuptojë se vuan nga zemra duhet të ketë shenja të tilla dalluese si vështirësi në frymëmarrje, dhimbje gjoksi të cilat shtohen vazhdimisht.
Lodhjet dhe debulesat që shfaqen gjatë aktiviteteve të ndryshme sidomos atyre sportive, si përshembull ngjitja dhe zbritja e shkallëve, në të tilla raste ka edhe rrahje të shpeshta e të ç’rregullta të organit të zemrës.
Edhe në rastet kur i sëmuri ulet për të fjetur dhe gjatë kontaktit që ka me çarçafët e ftohtë mund të vërehet edhe shkalla e problemeve të zemrës. Një tjetër shenjë dalluese është edhe vështirësia në ecje, e cila shkaktohet si pasojë e mos qarkullimit si duhet të gjakut brenda organizimit.
Por ka dhe simptoma të tjera siç janë ato të marrjes së frymës, ënjtje e këmbëve, nxirje e buzëve, ose edhe dhimbje kur kemi infarkt për arsye se ndodh vdekje e një pjese të murit të dhomave të zemrës.
Shkaktarët
Shkaqet nga të cilat, lindin sëmundjet e zemrës janë nga më të ndryshmet. Sipas kategorive të sëmundjes që u përmendën më lart. Sëmundja e ngushtimit të enëve të gjakut ka faktorë risku madhore dhe minorë të cilët varen nga organizmi dhe nga veprimtaria e tij në mjedisin ku ndodhet. Hipertensioni arterial, shkaktohet nga diabeti si dhe nga sëmundjet e obezitetit duke ia vështirësuar punën e funksionimit zemrës në të gjitha aspektet.
Ndërkohë që diabeti ndikon dhe në shfaqjen e atakeve dhe të infarktit të miokardit, duke ngushtuar kështu së tepërmi enët e gjakut. Ndërkohë që kërcënuesit më seriozë për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës janë përdorimi i lartë i alkoolit dhe duhanit të cilat mund të japin goditje të menjëhershme në zemër.

Duke qenë se shoqëria ecën para duhet pasur kujdes ndaj këtyre rreziqeve. Më parë këto si sëmundje nuk ekzistonin pikërisht për shkak të përdorimit në masë të paktë të këtyre produkteve. Ndërsa sot gjendja është bërë për të qarë hallin sepse jo vetëm të moshuarit por po shtohet në masë dhe numri i të rinjve të prekur nga sëmundjet kardiovaskulare.
Gjithashtu dhe pakësimi i veprimtarive sportive dhe të bërit e një jete sedentare e shton mundësinë e të prekurit nga këto sëmundje. Ndërkohë që një nga shkaktarët e shpeshtë të infarktit myokardial është dhe tensioni i larte i gjakut ose hypertensioni.
Në pjesën më të madhe të rasteve emocionet e forta janë dhe shkaktari kryesor i sëmundjeve vdekjeprurës të zemrës. Emocionet dhe streset ndikojnë në shpërthimin e sëmundjeve të zemrës.
Ekzaminimet
Që nga fazat e para të sëmundjes është e nevojshme që pacienti të paraqitet pranë mjekut specialist për të bërë “EKG” e zemrës. Ky ekzaminim është edhe hapi fillestar që shërben për përcaktimin e një prognoze të saktë të sëmundjes.
Më pas duhet bërë një ekokardiogramë. Nëpërmjet bërjes së kësaj grafie të zemrës, mund të zbulohen shumë detaje dhe shqetësime të këtij organi, që pacienti më parë mund të mos i ketë ndjerë.
Kjo është një metodë shumë e rëndësishme që nuk e shpon me gjilpëra të sëmurin, si dhe jep të dhëna të sakta. Ciklorigometria është një tjetër lloj ekzaminimi që shërben për të parë sesa ka avancuar sëmundja e ngushtimit të enëve të gjakut. Në gjuhën popullore kjo njihet ndryshe edhe si biçikletë e zemrës.

Në përqindjen më të madhe të rasteve ajo jep edhe diagnozën e saktë të sëmundjes. Ekzaminimi tjetër është edhe koronografia.
ekokardiogrami.jpg

Kategoritë më të prekura dhe trajtimet mjekësore
Në sëmundjet e zemrës janë të përfshira të gjitha moshat. Përgjithësisht sëmundja është në masë tek moshat e mëdha, por fatkeqësisht ky raport ka filluar të marrë përmasa të tjera.
Kohët e fundit i janë shtuar listës së prekur nga sëmundjet e zemrës edhe moshat e reja. Ndryshe ndodh për sëmundjet e lindura të zemrës. Ata takohen që në fëmijëri. E meta në këtë rast është se nuk japin shenja klinike që në moshë të vogël.
Duke e gënjyer kështu pacientin se nuk vuan nga ndonjë sëmundje. Këto të fundit të lëna pa kurim për shkak të mungesës së shenjave klinike kanë rezultuar shumë të dëmshme për shëndetin, duke sjellë dhe pasoja fatale për jetën. Trajtimet mjekësore, ndikojnë në pjesën e madhe të rasteve të sëmundjes këto janë dhe shpëtimi më i madh për të sëmurët e zemrës.
Një kujdes sa më i rreptë medikamentoz është dhe çelësi kryesor për mbajtjen e sëmundjes nën kontroll. Nëpërmjet mjekimit mund të bëhet dhe një prognozë e saktë e ecurisë së sëmundjes. Bashkëpunimi i ngushtë mes mjekut dhe pacientit mund të sjellë rezultatet më pozitive për shmangien e kësaj sëmundjeje.
Ndërhyrjet kirurgjikale
Në shumë raste kur defektet e zemrës janë të pakorrigjueshëm me anë të përdorimit të medikamenteve, është e nevojshme që të ndërhyhet për riparim të pjesëve të dëmtuara me anë të ndërhyrjeve kirurgjikale.
Këto të fundit bëhen për disa patologji të veçanta siç janë sëmundjet e zemrës të lindura, të cilat rregullohen vetëm nga operacionet, po në këtë grupim futen dhe disa kategori të tjera sëmundjesh të cilat janë të fituara, siç janë bypass-et dhe ngushtimet e enëve të gjakut.
ثshtë shumë e rëndësishme dhe thelbësore që në operacionet e zemrës të planifikohet koha e duhur për realizimin e ndërhyrjes. Kjo sepse dhe rezultate do të jenë të duhurat kur është e nevojshme dhe pozitive për shëndetin e pacientit. në të tilla raste marrin pjesë si mjeku kardiolog, i cili ka vërtetuar diagnozën e sëmundjes ashtu edhe ai kardiokirurg që do të bëjë operacionin.
Në ndërhyrjet e zemrës duhet përcaktuar saktë koha e bërjes së operacionit. Të sëmurët e zemrës duhet të jenë vazhdimisht nën kontrollin e mjekut për të përcaktuar kohën e saktë të ndërhyrjes e cila do të japë efektet e duhura në shëndetin e pacientëve.
Nga studimet e bëra thuhet se ndërhyrjet kirurgjikale janë më të efektshme se sa trajtimet medikamentoze dhe më pak të kushtueshme se sa trajtimi konservativ me ilaçe.
bypass-infarkt.jpg

Konsultat
Zhvillimi i konsultave të vazhdueshme me mjekun specialist është edhe baza kryesore për trajtimin e këtyre sëmundjeve vdekjeprurëse. Sa më i shpeshtë të jetë kontrolli aq më e madhe do të jetë dhe mundësia e diagnostikimit të hershëm të sëmundjes, e cila do të ndihmonte në mënjanimin e faktorëve rriskues për jetën e pacientit.
Kujdesi për zemrën gjatë vjeshtës dhe dimrit
Ato shkaktohen nga virozat e stinës së vjeshtës dhe të dimrit dhe janë shumë të rrezikshme për shëndetin e pacientëve pasi mund të shkaktojnë vdekje të menjëhershme nëse nuk do të kurohen në kohë.
Këto njihen ndryshe si perikardit ose miokardit. Në gjuhën popullore këto raste njihen si mbushja e zemrës me një. Kjo sëmundje që mund të mbartë pasoja fatale për jetën takohet gjatë periudhave të lagështa të vitit dhe kërkon një trajtim të vazhdueshëm dhe sa më të rregullt mjekësorë.
Në këtë rast qarkullimi i gjakut nëpër pjesë të ndryshme të trupit bëhet shumë i vështirë pasi dhe pastrimi i tij në zemër nuk bëhet siç duhet. Shpesh kjo lloj sëmundjeje takohet dhe te moshat më të vogla dhe te të rinjtë. Në këtë rast vjen duke u zmadhuar pambarimisht zemra duke quar në dobësim të muskujve dhe veprimtarisë së muskujve të zemrës, të cilat duhen kapur që në fazat e para të sëmundjes por të anashkaluar simptomat mortale që mund të lërë.
ثshtë e nevojshme që kur kalohet një fazë gripi dhe individi ka temperatura, dhe ka marrje të frymës të larta atëherë është e nevojshme që të kontrollohet me kujdes te mjeku gjendja sepse në të tilla raste janë të shumta sëmundjet e zemrës që lindin.
Infarkti miokardit i zemrës
Muskuli i zemrës ushqehet me gjak nëpërmjet arterieve. Kur bllokohet njëra nga këta arterie miokardi vuan për praninë e oksigjenit. Kështu që kjo pjesë e muskulit që nuk merr oksigjenin e mjaftueshëm vdes duke paralizuar një pjesë të funksionit të zemrës.
Pikërisht vdekja e një pjese të muskulit të zemrës si pasojë e mungesës së furnizimit me gjak quhet infarkti miokardit. Shenjat kryesore të goditjes nga infarkti janë dhembja në pjesën e kraharorit mbi zemrën e cila shtrihet drejt qafës, shpatullës dhe krahut të majtë. Vdekja nga kjo sëmundje përbën dhe 56 për qind të të gjitha rasteve të shkaktuara nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut.
mioklardi-i-zemres.jpg

Simptomat e infarkteve
Bllokim, shtrëngim ose dhimbje në kraharor për më shumë se dy minuta (dhimbja nuk është e thënë të jetë pikërisht nën gjoksin e majtë. Dhimbja mund të shfaqet gradualisht duke u rritur nga masa në masë.
Në fillim ajo shfaqet në formën e një ndjesie të çuditshme e shoqëruar me shume dhimbje, por me shume si shtrëngim, si ngërç në kraharor. Ndërkohë që shenja të tjera dalluese janë dhimbjet e forta të kokës, marrje mendsh, rënie të fikëti, djersë, provokime të vjellash ose mungesë mbushjeje me frymë. Ndërkohë që dhimbjet. Probleme me krahët dhe nofullat, të cilat lëvizin me vështirësi, edhe pse mund të shfaqet gradualisht me kalimin e kohës.
Zemra mund të preket dhe nga infeksionet
Dëmtimi i mureve të zemrës dhe kllapave të saj mund të vijë dhe nga infeksionet e ndryshme. Kështu sëmundjet reumatizmale të zemrës shkaktohen nga një infeksion bakterial i marrë në rrethana të ndryshme.
Dërgimi i këtij bakteri nëpërmjet gjakut në zemër mund të lërë pasoja të rënda të cilat dëmtojnë kllapat e zemrës. Janë të shumta bakteret, viruset që prekin shtresat e mureve të zemrës duke shkaktuar dhembje, aritmi e dëmtime të tjera.
Aritmia
Kjo njihet ndryshe si ritmi i çrregullt i rrahjeve të zemrës. Ato shkaktohen nga ndryshimi i punës së ritmit të zemrës, ose nga .çrregullimet e tejçimit të nxitjes së zemrës. Rrahjet e zemrës në një ritëm më të lartë se 100 për minutë njihen si takikardi. Në këtë rast pjesët përbërëse të këtij organi nuk punojnë njësoj ndaj dhe puna e zemrës çorientohet.

اrregullimet e ritmit mund të gjenden në masë tek njerëzit e shëndoshë, të cilët përdorin një sërë medikamentesh që mund të lënë efekte anësore. Simptomat dalluese në këtë rast janë vështirësi në frymëmarrje, presion pulsor i rritur. Mund edhe të mos ketë simptoma.
Ndërkohë që pulsi është totalisht i çrregullt të sëmurët ndiejnë dhe parehati në gjoks, presion gjaku i ulët, sinkopë, takikardi. Trajtimi në të tilla raste duhet bërë me mbrojtjet e ventrikujve të zemrës nëpërmjet goditjeve elektrike të cilat e kthejnë ritmin e zemrës në normal. Karakteristikat e takikardive arteriale janë të shumta.
Veshoret e zemrës kanë vatra të shumta; ritmi i zemrës është i parregullt; kjo lloj aritmie zakonisht shihet në të sëmurët me sëmundje obstruktive të mushkërive. Kontroll i ritmit ventrikular me goditje elektrike nëse pacienti është në rrezik. Ajo mund të zgjasë deri në 30 sekonda. Trajtimi i saj varet nga simptomat që ka. Në qoftë se pulsi nuk ndjehet dhe presioni është i ulët, pacienti duhet trajtuar me anë të goditjeve elektrike të cilat kthejnë funksionin normal të aparatit të zemrës.
aritmia.jpg

Aktivitete sportive
Aktivitete sportive janë shumë të rëndësishme për të mënjanuar problemet e zemrës. Ndërkohë që jo të gjitha kategoritë e pacientëve mund të bëjnë aktivitete sportive.
Shumë njerëz me kondita të ndryshme shëndetësore si sëmundje të mushkërive apo të zemrës mund të shkaktojnë më shumë dëm se sa përfitim nga stërvitja. Para se të përcaktohet se çfarë aktiviteti sportiv do të bëjë është e rëndësishme që të kontaktohet mjeku specialist i cili do të përcaktojë dhe gjendjen e pacientit nëse duhet të bëjë aktivitete sportive dhe se këto aktivitete ndihmojnë në ndonjë aspekt të rëndësishëm.
Sipas ekspertëve rreth 30 minuta aktivitete sportive janë shumë të domosdoshme në ditë për të sëmurët e zemrës. Aty mund të bëhen ushtrime fizike si ecje ose vrapim i lehtë mund të pakësohen dukshëm rrezikun e prekjes nga sëmundjet.
Sipas studimeve të bëra thuhet se për të pasur një zemër të shëndoshë gjatë këtyre ushtrimeve është e rëndësishme që të bëhen më shumë se ushtrime te thjeshta fizike.
Kryesisht ngritja e peshave ndihmon në formimin e muskujve, por të dhenat kanë treguar se një prej muskujve që përfiton nga ky lloj sporti është edhe zemra. Ngritja e peshave pakëson rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës, duke ulur nivelin e kolesterolit në gjak nivelin e yndyrave si dhe ndihmon organizmin të asimilojë sheqernat dhe të shmangë komplikacionet kardiovaskulare.
 
une po i bie shkurt!!!!!
thuaj doktoreshe Lutit( qe smesoi njehere tamam se ca eshte kardiologjia) qe infarktin po e ka shkrujt Zoti qe do e besh, do e besh se sben.
ahh se harrova thuaj dhe qe mos merret me shkrime gjerash te tilla se la nam..... na diskretitoi. ( P.S. ka ngel pa lek kshu tani??)
 
اrregullimet në zemër

Stenoza e valvulës mitrale është shembull i prekjes së një valvule nga ethja rheumatike. Stenoza është ngushtimi i vrimës së valvulës.



Stenoza e valvulës mitrale e bën të vështirë kalimin e gjakut nga veshorja e majtë në barkushen e majtë.

Veshores i duhet të krijojë presione më të larta për ta pompuar gjakun përtej ngushtimit. Rrjedhimisht, veshorja e majtë pak nga pak zmadhohet dhe pëson hipertrofi. Si pasojë e hipertrofisë, miocitet e veshores së zmadhuar furnizohen me vështirësi me gjak, dhe prandaj bëhen vatra aritmie (fibrilim dhe flutter atrial).

Me kalimin e kohës, veshorja e zmadhuar bëhet e paaftë të pompojë gjak — tejzgjatja e miofibrileve e bën tkurrjen të paefektshme (pasojë e ligjit Frank-Starling); rrjedhimisht, gjaku lëviz ngadalë brenda veshores.

Fibrilacioni dhe lëvizja e ngadaltë e gjakut brenda veshores bëhen shkak për formimin e trombeve brenda veshores. Trombet atriale mund të arrijnë në barkushe, në aortë, dhe pastaj mund të shkaktojnë infarkte në tru, veshka, shpretkë, gjymtyrë, zemër, etj.

Njëkohësisht, rritja e presionit në veshoren e majtë shkakton rritje të presionit në venat pulmonare; kjo sjell rritje të presionit në kapilarët e mushkërisë, dhe edemë në indin lidhor përreth bronkeve (kjo mund të shihet në egzaminimin me rreze X).

Edema peribronkiale pakëson epshmërinë e mushkërive, dhe prandaj vështirëson frymëmarrjen. Pra, mushkëria vuan si nga perfuzioni i pakësuar dhe nga ajrosja e pakësuar. Si pasojë, kapilarët pulmonarë ngushtohen (sepse hipoksia i ngushton kapilarët pulmonarë). Kjo shpie në rritje të presionit në arterien pulmonare.

Gjithashtu, hipoksia bën që qelizat endoteliale ta humbasin formën e tyre të sheshtë dhe të rrumbullakosen, të marrin formën e sferës. Kjo shkakton daljen e proteinave në indin lidhor peribronkial. Në këtë fazë, sasia e edemës është aq e madhe, saqë i sëmuri mund të vdesë “i mbytyr” nga eksudati.

Me kalimin e kohës, eksudati proteinik riorganizohet dhe pak nga pak ngurtëson mushkërinë. Kjo ndodh sepse eksudatet proteinike në mushkëri nxitin aktivitetin e proteazave (sistemi koagulues, sistemi i komplementit, etj.)

Kjo shkakton inflamacion të paktë, por që me kalimin e kohës e ngurtëson mushkërinë; në ngurtësimin e mushkërisë ndikon edhe hipertrofia e medias së arterieve pulmonare, që vjen si pasojë e hipertensionit kronik pulmonar; nga ana tjetër, dalja e eritrociteve në intersticiumin e mushkërisë dhe gëlltitja e tyre nga makrofagët u jep mushkërive ngjyrën e ndryshkut (induratio bruna = ngurtësimi bojë kafe).

Rritja e presionit në arteriet pulmonare mbingarkon zemrën


Rritja e presionit në arteriet pulmonare shpie në mbingarkesë të anës të djathtë të zemrës; ventrikuli i djathtë i mbingarkuar pëson hipertrofi, muri i tij trashet dhe përkohësisht arrin ta pompojë gjakun në presione më të larta; me përparimin e sëmundjes, ventrikuli i djathtë zmadhohet akoma më shumë dhe bëhet i paaftë të pompojë. (Shkaku numër një i pamjaftueshmërisë së anës së djathtë të zemrës është pamjaftueshmëria e anës së majtë.) Kjo shpie në rritje të presionit në veshore dhe në venën cava.

Rritja e presionit në venën kava të poshtme shoqërohet me vështirësim të qarkullimit të gjakut (kongjestion) në mëlçi. Nga kjo dëmtohen më shumë hepatocitet që gjenden përreth kanaleve qendrore (në qendër të gjashtëkëndëshit), të cilat vrasin veten (pësojnë apoptozë); hepatocitet që janë afër triadave portale e durojnë pak më mirë kongjestionin.

Hepatocitet që ndodhen në pjesën e mesme (midis triadave dhe kanalit qendror) pësojnë steatozë (grumbullojnë lipide të cilat ngecin brenda qelizës). Pamja që merr mëlçia si pasojë e kongjestionit kronik është karakteristike: në të shihen zona të kuqe (grumbullim gjaku) dhe zona të verdha (steatozë); në anglisht kjo pamje njihet si nutmeg liver.

Rritja e presionit në venën kava të poshtme shoqërohet gjithashtu me vështirësim të qarkullimit të gjakut në gjymtyrët e poshtme; kongjestioni shkakton edemë të këmbëve dhe shton vështirëson shërimin e plagëve në këmbë.
Si përfundim, stenoza mitrale shkakton ndryshime në zemër, mushkëri, mëlçi, dhe në periferi.

Edhe në rast riparimi të stenozës mitrale me operacion, i sëmuri prapë nuk do ndjehet mirë sepse i ka mushkëritë të shkatërruara nga fibroza. Operacioni për riparimin e stenozës mitrale duhet bërë herët në mënyrë që të shmanget dëmtimi i mushkërive. //keshilla
 
Titulli: Semundjet e Zemres

14 mënyra për t’u mbrojtur nga sëmundjet e zemrës Si të kujdeseni për të parandaluar në kohë problemet dhe komplikacionet

Qëndrojini larg duhanit, kripës, sheqerit dhe bëni sa më shumë stërvitje



zemra-v.gif
Një jetë pa probleme zemre nuk vjen vetëm nga kontrolli i zakonshëm i masave standarde si presioni i gjakut dhe kolesteroli. Të mbahen në kontroll këto elementë është shumë e rëndësishme për të mbajtur mirë zemrën, por ka dhe disa faktorë surprizë që mund t’u ndihmojnë të keni një jetë të shëndetshme. Sipas të dhënave të Shoqatës Amerikane të Zemrës, një në tre vdekje shkaktohet nga sëmundjet kardiovaskulare. Janë disa faktorë që duhen mbajtur parasysh në jetën e përditshme, në mënyrë që të dihet çfarë dëmi shkaktojnë dhe si të parandalohet ai. Të pasionuarit pas pijes mund të mërziten, por shkenca është e vendosur në këtë pikë. “Nëse vuani nga ndonjë sëmundje e zemrës alkoli nuk ju duhet në kabinetin e ilaçeve; nëse s’keni problemi me zemrën atëherë alkoli s’është mënyra e duhur për të reduktuar rezikun”, thotë Jonathan Whiteson, drejtor i Programit të Rehabilitimit Kardiovaskular në qendrën mjekësore të Universitetit të Nju Jorkut. Gjithsesi dy gota në ditë për meshkujt dhe një për femrat është e lejueshëm. Disa ekspertë thonë se përdorimi i tepërt i dietave që kanë përmbajtje me produkte të kripura mund të vërë në rrezik zemrën tonë. Sipas një raporti të Buletinit të Mjekësisë së Nju England nëse njerëzit e reduktojnë sasinë e kripës që marrin me 3 gram ata mund ta ulin rrezikun nga sëmundjet e zemrës, ataku, e madje vdekshmërinë nga çdo lloj shkaku. Sasia mesatare e kripës që duhet të marrin në ditë meshkujt është 10.4 gramë, ndërkohë që fermat mund të marrin 7.3 gramë në ditë. Pijet e ëmbla e me gaz dhe lëngjet e frutave zakonisht kanë sasi të larta sheqeri. Një kanaçe pijeje me ngjyrë me gaz mund t’u japë sasi të larta sheqeri nëse i konsumoni ditë për ditë. Përveç faktit se kështu mund të shtoni shumë kollaj në peshë dhe t’i bëni keq metabolizmit tuaj duhet pasur parasysh se kjo kontribuon dhe në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. Femrat mund të marrin rreth 100 kalori sheqeri të shtuar në ditë ndërkohë që meshkujt mund të shkojnë deri tek 150 kalori. Fleksibiliteti mund të jetë i rëndësishëm për shëndetin e zemrës. Të rriturit mbi moshën 40 që ishin më të zhdërvjellët kishin 30 % më pak ngurtësi në arterie se sa ata persona që ishin më pak aktive, në një studim të kohëve të fundit në Japoni. Një qëndrim shtrirë për 10-15 minuta në ditë mund të mbajnë arteriet e lakueshme, mund të realizoni elasticitetin e muskujve dhe indeve që i rrethojnë ato. Provoni disa lëvizje të buta joga për të përmirësuar fleksibilitetin tuaj.

Kujdes alkolin
Të pasionuarit pas pijes mund të mërziten, por shkenca është e vendosur në këtë pikë. “Nëse vuani nga ndonjë sëmundje e zemrës alkoli nuk ju duhet në kabinetin e ilaçeve; nëse s’keni problemi me zemrën atëherë alkoli s’është mënyra e duhur për të reduktuar rezikun”, thotë Jonathan ثhiteson, drejtor i Programit të Rehabilitimit Kardiovaskular në qendrën mjekësore të Universitetit të Nju Jorkut. Gjithsesi dy gota në ditë për meshkujt dhe një për femrat është e lejueshëm.

Kujdes kripën
Disa ekspertë thonë se përdorimi i tepërt i dietave që kanë përmbajtje me produkte të kripura mund të vërë në rrezik zemrën tonë. Sipas një raporti të Buletinit të Mjekësisë së Nju England nëse njerëzit e reduktojnë sasinë e kripës që marrin me 3 gram ata mund ta ulin rrezikun nga sëmundjet e zemrës, ataku, e madje vdekshmërinë nga çdo lloj shkaku. Sasia mesatare e kripës që duhet të marrin në ditë meshkujt është 10.4 gramë, ndërkohë që fermat mund të marrin 7.3 gramë në ditë.

Sheqeri
Pijet e ëmbla e me gaz dhe lëngjet e frutave zakonisht kanë sasi të larta sheqeri. Një kanaçe pijeje me ngjyrë me gaz mund t’u japë sasi të larta sheqeri nëse i konsumoni ditë për ditë. Përveç faktit se kështu mund të shtoni shumë kollaj në peshë dhe t’i bëni keq metabolizmit tuaj duhet pasur parasysh se kjo kontribuon dhe në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës. Femrat mund të marrin rreth 100 kalori sheqeri të shtuar në ditë ndërkohë që meshkujt mund të shkojnë deri tek 150 kalori.

Aktivitetet
Fleksibiliteti mund të jetë i rëndësishëm për shëndetin e zemrës. Të rriturit mbi moshën 40 që ishin më të zhdërvjellët kishin 30 % më pak ngurtësi në arterie se sa ata persona që ishin më pak aktive, në një studim të kohëve të fundit në Japoni. Një qëndrim shtrirë për 10-15 minuta në ditë mund të mbajnë arteriet e lakueshme, mund të realizoni elasticitetin e muskujve dhe indeve që i rrethojnë ato. Provoni disa lëvizje të buta joga për të përmirësuar fleksibilitetin tuaj.

Orët e gjumit për natë
Bota duket sikur po përdor gjithnjë e më shumë kafeinën për të qëndruar zgjuar, për punë ose për argëtim. Sipas studimeve, orët e pakta të gjumit mund të shkaktojnë implikime për zemrën. Ata që nuk flenë aq orë gjumi sa janë të mjaftueshme, pesë orë ose më pak në natë janë më të predispozuar ndaj rrezikut për të pasur sëmundje koronare në krahasim me ata që flenë tetë orë në natë. Nëse flini tetë orë në natë atëherë jeni më të sigurt se s’do të keni sëmundje zemre.

Ushtrimet
Tashmë e dini se ushtrimet gjimnastikore janë më e mira për ju. Por ende nuk bëni asnjë: Ushtrimet e rregullta fizike të kombinuara me një jetë të organizuar mirë, ndihmojnë në arritjen e një peshe trupore normale dhe reduktojnë mjaft goditjet në zemër. Ato ndihmojnë reduktimin e presionit të lartë të gjakut, kolesterolit të lartë dhe diabetit. Kardiologët rekomandojnë 30-60 minuta aktivitet fizik, një mesatare kjo e aktivitetit mendor ditor ose javor në punë.

Seksi
Kjo mund t’u tërheqë vëmendjen. Sipas shkencëtarëve performanca e jetës seksuale ka gjithashtu lidhje me problemet me zemrën. Njerëzit që kanë një jetë të varfër seksuale kanë më shumë mundësi të kenë probleme me zemrën. Sipas Buletinit Amerikan të Kardiologjisë, meshkujt që kishin raporte seksuale një herë në muaj ose më pak kanë 45 përqind më shumë mundësi të preken nga sëmundjet e zemrës se meshkujt që kanë raporte seksuale të paktën dy herë në javë.

Mos pini duhan!
Nëse i bëni dalje duhanit, atëherë keni në dorë fuqinë e madhe të parandalimit nga infarktet. Cilësia e cigareve nuk të jep siguri. Cigaret me përqindje nikotine të ulët, janë njësoj rrezikues si për ata që nuk e pinë duhanin por e marrin në ambientin ku pihet nga të tjerët. Femrat që pinë duhan janë shumë herë më të rrezikuar se të tjerat. Madje kanë një ulje të moshës së infarkteve, mbi 35 vjeç. Por nëse vendosni ta lini në moment jeni në kohë për të fituar qoftë edhe një vit jetë. Lajm i mirë: Nuk ka problem sa vite keni qenë duhanpirës i rregullt, ju keni kohë për të fituar.

Sheqeri në gjak
Njerëzit që konsumojnë më shumë se 74 g fruktozë në ditë (janë 87 % më të predispozuar për të pasur ngritje të theksuar të presionit të gjakut sesa ata që konsumojnë më pak, përfundime të nxjerra nga një studim i ditëve të fundit. Hulumtuesit besojnë se fruktoza e tepërt mund të reduktojë prodhimin e oksidit nitrik, një gaz që ndihmon në enët e gjakut të relaksohen dhe zgjerohen. Pini ujë mineral në vend të sodës, apo hani rrush të freskët në vend të rrushit të thatë.

Kujdes nivelin e lartë të proteinës
Shenja e parë e sëmundjes së zemrës në 50 për qind të rasteve vihet re vetëm kur zemra pushon së rrahuri. Megjithatë një analizë e thjeshtë e gjakut mund të shpëtojë jetën e shumë njerëzve të rrezikuar nga ataku kardiak. Analiza e gjakut quhet CRP ose Proteina Reaktive C, e cila mund të zbulojë mjaft herët problemet në venat e gjakut duke krijuar kështu mundësi për kurim të suksesshëm. Shkencëtarët besojnë se prekja e arterieve të zemrës është shkaktari nxitës i shumë goditjeve në zemër.

Ruani peshën normale
Si mund ta dini që keni një peshë të shëndetshme Mbipesha është e rrezikshme. 25 kg më shumë se normalja është pesha që ia vlen të shqetësohesh pasi mund të jesh në risk. Por llogaritja e peshës nuk është ideale krahasuar me gjatësinë trupore, pasi shumë meshkuj kanë një peshë mbi normalen si pasojë e muskujve të zhvilluar, por nuk kemi të bëjmë me rrezik nga goditjet në zemër. Reduktimi i peshës trupore është përfitues sado i vogël qoftë pasi ul në 10 për qind rrezikun nga ataku.

Indeksi i masës trupore
Pesha juaj është shumë e rëndësishme, por duhet të llogaritet gjithnjë në raport me gjatësinë tuaj. Indeksi i masës trupore matet duke u bazuar tek dy shifra. Sa më e lartë të jetë masa trupore aq më i madh është rreziku për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës. Gjithsesi ajo që duket me sy nuk është gjithnjë e saktë. Një person që është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka shumë muskuj mund të ketë masë trupore të lartë. Pesha e tepërt ka lidhje me diabetin, sëmundjet e zemrës, mëlçinë etj.

Presioni i gjakut
Presioni i gjakut është element kritike për shëndetin. Një pjesë e madhe e njerëzve në botë vuajnë nga presioni i lartë i gjakut. Problemi është se presioni i lartë i gjakut nuk ka simptoma të ndryshme dhe një person mund të jetojë me hipertensionin pa e ditur. Përgjatë rrugës tensioni i lartë i gjakut mund të dëmtojë organet dhe të shkaktojë shumë probleme. Dietat dhe përzgjedhja e ushqimeve janë shumë të rëndësishme për të ulur presionin e gjakut dhe për t’u kujdesur në kohë për sëmundjet e zemrës.

Kolesteroli
Presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë dobësojnë sistemin kardiovaskular, duke përfshirë dhe zemrën. Ekzaminimet e rregullta ju tregojnë rrugën se ku të mjekoheni: Hipertensioni : Ekzaminimet nisin që në fëmijëri. Ju duhet ta bëni këtë të paktën çdo dy vjet. Presioni normal është më pak se 120/80. Niveli i kolesterolit në gjak. Ju këshillohet testim i rregullt jo vetëm të rriturve por edhe fëmijëve Sëmundjet e zemrës ka raste që shmangen. Ndiqni këshillat për një stil jete të kënaqshëm, mos e komplikoni jetën dhe asnjëherë mos u ndjeni të humbur..TO
 
Si shfaqet ataku kardiak dhe si të mbroheni

Shumë shpesh ataku kardiak që realizon ndalimin e zemrës, sidomos kur shfaqen simptomat e para dhe pacienti nuk i drejtohet spitalit që në orët e para kur ai ndjen shqetësimet më të para, të cilat vazhdojnë për më tepër se dhjetë minuta.



Por është e vërtetë se ataku i zemrës nuk është përherë i paparashikueshëm, përkundrazi, më shpesh fillon me një intensitet të moderuar të lokalizuar në qendër të kraharorit, që herë shfaqet e herë zhduket.

Kur këto shenja “alarmi” i shfaqen çdo personi, i lind dyshimi se diçka po ndodh. Për këtë arsye është e rëndësishme që të njihen mënyrat sesi shfaqet ataku kardiak dhe çfarë duhet bërë në ato momente.

اfarë ndodh gjatë një ataku kardiak
Para se të ndodhë ataku kardiak, trombocit i mpiksur gjaku mbyll arterien e zemrës duke bllokuar kalimin e gjakut nga zemra për në vena dhe arterie. Në këtë situatë muskuli i kësaj zone fillon të vdesë dhe ky është ataku miokardiak. Ekzistojnë mjekime farmaceutike që ulin mundësitë e mpiksjes së këtyre trombociteve, po ashtu ka mjekime që lirojnë arterien nga koagulimi i gjakut, si dhe është e mundur që vena e bllokuar të hapet me një operacion kirurgjikal.

Në këtë mënyrë, ataku kardiak mund të parandalohet përkohësisht. Trajtimi mund të jetë më shumë efikas kur ndërhyrja kirurgjikale bëhet në orët e para kur shfaqen shenjat e atakut kardiak.

Cilat janë shenjat e alarmit
Shenjat që mund të hetohen në rastet e atakut kardiak janë këto:
Shenja të shtrëngimit të fortë dhe ndjesi peshe në kraharor.
Shtrëngime të dhimbshme në qendër të gjoksit, të cilat zgjasin disa minuta edhe pse mund të shfaqen dhe zhduken herë pas here. Dhimbje të forta të kraharorit të cilat përhapen dhe përgjatë krahëve, shpatullave dhe duarve, në qafë, në stomak, ndjesi të ftohti, pengim frymëmarrjeje; shenja këto që shoqërohen me ndjesi të fikti. Jo të gjitha këto shenja shfaqen në çdo rast ataku kardiak, por janë tregues shumë të dobishëm për ta rinjohur atë. Në qoftë se pas shfaqjes së simptomave, shqetësimet në kraharor vazhdojnë edhe për 10 minuta, e këshillueshme është që t’i drejtoheni mjekut.

Kur duhet t’i drejtoheni mjekut
Koha është e çmuar dhe për këtë në momentin kur shfaqen simptomat e para, nuk duhet të prisni më shumë se dhjetë minuta për t’iu drejtuar mjekut apo për të shkuar në spital sa më shpejt të jetë e mundur. Por cilat janë avantazhet e një ndërhyrjeje të shpejtë? Një ndërhyrje e shpejtë parandalon atakun kardiak, si dhe ndihmon në fillimin e një kure sa më të shpejtë. Në rastet kur zemra ndalon gjatë rrugës kur bëhet transportimi për në spital, ambulancat sigurojnë një trajtim të shpejtë, i cili i paraprin trajtimit të kardiologut.

Faktorët që shkaktojnë atakun miokardial janë

¨ Një tromb që bllokon totalisht ose pjesërisht lumenin
¨ Mosha, seksi
¨ Histori familjare për sëmundje aterosklerotike
¨ Duhani, përdorimi i kokainës
¨ Diabeti melit
¨ Hipertensioni
¨ Obeziteti
¨ Rritja e nivelit të homocisteinës
¨ Jeta sedentare
¨ Stresi psiko-social
¨ Sëmundjet perivaskulare
¨ Higjiena e varfër orale

Hipertensioni dhe moshat ku shfaqet
Nga tensioni vuan gati 12-20 për qind e popullatës dhe me rritjen e moshës rritet dhe përqindja e të prekurve. Por më të predispozuar për t’u prekur nga kjo sëmundje është mosha mbi 45-50 vjeç për burrat dhe 50–55 vjeç për gratë. Te gratë kjo lidhet me hyrjen në periudhën e menopauzës dhe çrregullimet hormonale karakteristike të kësaj periudhe, ndërsa te burrat me çrregullimet që pësojnë enët e gjakut, përdorimin e kripës, duhanit, alkoolit.

Enët e gjakut humbasin elasticitetin, ngushtohen dhe nisin problemet me tensionin e gjakut. Kohët e fundit po vihet re se hipertensioni po shfaqet dhe te moshat e reja. “Fajtorët” për këtë duhen kërkuar te trashëgimia, por dhe stili i jetës, aktiviteti i ulët fizik dhe regjimi ushqimor me kalori të tepërta dhe pa vlera ushqimore.

Kolesteroli, përgjegjës për atakun kardiak
Kolesteroli është një yndyrë e pranishme në trupin e njeriut. Bëhet fjalë për një substancë shumë të rëndësishme për organizmin tonë dhe në fakt është një pjesë shumë e domosdoshme për ndërtimin e membranës qelizore, të disa hormoneve e strukturave nervore, përveç faktit që është ushqyes për disa tipa qelizash.

Nga ana tjetër, kolesteroli njihet si përgjegjës për disa sëmundje patologjike që kanë të bëjnë me zemrën si dhe ataku kardiak. Kolesteroli është i nevojshëm për organizmin, por është e nevojshme të mbahet në nivelin e duhur, sepse kur ky nivel kalohet për një kohë të gjatë, sjell probleme për shëndetin, duke e transformuar këtë substancë të rëndësishme për organizmin në një rrezik për të.

Infarkti miokardial dhe shkaktarët
Pika në zemër e njohur në anatomi si “Infarkti miokardial”, është shprehje popullore për paraqitjen e befasishme të çrregullimit të funksionimit të zemrës. Kjo shprehje përdoret me rastin e paraqitjes së të rrahurave të vështirësuara të zemrës, frymëmarrjes së vështirësuar dhe disa dukuri të pakëndshme në afërsi të zemrës.

Termi “I ka ra pika në zemër” përdoret për shpjegimin e vdekjes nga infarkti ose sëmundjeve si angina pectoris, çrregullimet e ritmit të zemrës, helmimet me nikotinë dhe kafeinë. Infarkti miokardial është nekrozë e parikthyeshme e muskulit kardiak që shkaktohet si pasojë e një ishemie të zgjatur. Kjo zakonisht ndodh si pasojë e mos-balancës të oksigjenit të ofruar dhe të kërkuar.

Infarkti, shpjegimi dhe llojet e tij
Me fjalën infarkt nënkupton vdekja e një organi (lat. Nekrozë) për arsye të mungesës së oksigjenit, si pasojë e mungesës me furnizim me gjak (lat.Ishhemi). Në shumicën e rasteve ndodh infarkti si pasojë e bllokimit të pjesshëm ose të plotë të enëve të gjakut, si pasojë e një tromboze ose embolie. Dallohen dy lloje të infarktit: Infarkti anemik (indi mbetet pa gjak ose “infarkti i bardhë”) dhe infarkti hemorragjik (indi përmbytet nga gjaku ose “infarkti i kuq”).

Shfaqja e tij shoqërohet me dhimbje të gjoksit. Shpesh mund të përshkruhet si një dhimbje substernale, e paqartë, shtypëse në gjoks, djegëse dhe ndonjëherë edhe e mprehtë. Një dhimbje që zgjat rreth 30 min. Rrezatimi në krahun e majtë edhe në qafë ndodhin në isheminë miokardiale. Dhimbja e gjoksit mund të shoqërohet me nauze, të vjella, lodhje. //keshilla
 
Titulli: Si shfaqet ataku kardiak dhe si të mbroheni

e po cne qe i publikon kto sikur te sheronte allahu...apo allahu e ka vendos qe te ndodhi dhe ataku kardiak :p
 
Titulli: Si shfaqet ataku kardiak dhe si të mbroheni

nese merr cdo dite ne sasi te vogla cokollate te zeze,pakesohet rreziku sidomos gjate dimrit sepse liron arteriet dhe lejon qarkullim e gjakut normalisht
 
Titulli: Si shfaqet ataku kardiak dhe si të mbroheni

nese merr cdo dite ne sasi te vogla cokollate te zeze,pakesohet rreziku sidomos gjate dimrit sepse liron arteriet dhe lejon qarkullim e gjakut normalisht

e kete e kam degjuar dhe une...po kishte dal dhe nje studim qe dhe fasulet te benim mire :p..
 
Qasja ndaj pacientëve me trauma te arresti kardiak

Në situatën traumatike arresti kardiak zakonisht nuk është pasojë e sëmundjes primare kardiake siç është sëmundja koronare e zemrës me infarkt akut të miokardit. Mjekimin duhet ta drejtoni në njohjen e shkaktarit të arrestit i cili mbështetet në bazë, ose pothuaj se asnjëherë nuk do të keni sukses në ringjallje.

Ky është një grup i posaçëm i pacientëve. Shumë janë të rinj dhe nuk kanë pasur më parë sëmundje koronare të zemrës. Disa prej tyre përfshijnë edhe aktivitetet kriminale (therjet, plagosjet) për këtë me kujdes i evidentoni (pasi që keni shkuar) atë që keni vërejtur në vendin e fatkeqësisë.

Disa nga këta pacient mund të ringjallën nëse mjaft shpejtë mbërrini në vendin e fatkeqësisë dhe i kushtoni kujdes dallimeve në mes arrestit kardiak të zakonshëm. Stopa shumë e ulët e reanimimit te pacientët me trauma në arrest kardiak është e sigurt nga fakti se shumica nga këta pacient shumë kohë kanë qenë hipoksik para se është lajmëruar arresti kardiak. Hipoksija e vazhduar shkakton acidozë aq të rëndë sa që pacienti nuk do të reagoj në tentimet e ringjalljes.

Pacientët të cilët kanë pësuar arrest kardoirespirator për shkak të lëndimit të izoluar të kokës rëndom nuk jetojnë, por këta pacient duhet në mënyrë agresive të reanimohen për arsye se serioziteti i lëndimit nuk mundet çdo herë të caktohet në teren, dhe prandaj nuk mund të parashihni përfundimin e disa pacientëve.(Ata gjithashtu janë donor potencial të organeve). Pacientët që janë në asistoli pas traumës së madhe topitëse janë të vdekur; ata mund të shpallën të vdekur në teren. Fëmijët janë rast i veçantë.

Gjersa disa hulumtime tregojnë rezultate të njëjta të dhimbshme të ringjalljes së fëmijëve në arrest kardiak në teren sikur edhe te të rriturit. Një hulumtim në mbi 700 raste të fëmijëve të cilët janë trajtuar me RKP në teren, është fituar ringjallja prej 25% deri në lëshim nga spitali.

ër këtë mund të jenë shkaktar arsyeja se te fëmijët nganjëherë është vështirë të palpohet pulsi, por aji njësoj është i pranishëm. Në secilin rast, duhet të jeni shumë agresiv në përpjekjet për reanimacion të fëmijëve pa puls palpabil.
Vërejtje

1. Arresti kardiak i cili përcjell traumën rëndom nuk është pasojë e sëmundjes së zemrës.

2. Mos u bazoni vetëm në protokollet ACLS. Protokollet duhet të modifikohen që të ofrohet kompensimi adekuat i volumenit dhe kur indikohet të bëhet dekompresioni i kafazit të kraharorit.

3. ثshtë i domosdoshëm transporti i shpejtë në institucionin kirurgjik. I bëni veprimet në veturën në autoambulancë gjatë kohës së transportit. Mos e harxhoni pa lidhje kohën e dobishme.

4. Pacienti me trauma pa puls kërkon vëmendje për observim primar me qëllim që në prioritetin primar është zbuluar problemi i cili mund të mjekohet.

5. Me qëllim që kjo situatë mirë të vendoset kërkohet numër plotësues i shpëtimtarëve , një vozitës, një person i cili do të ventiloj, një person për dekompresion të gjoksit, dhe një person për diagnozë dhe mjekim të shkaktarit të arrestit.

6. Arresti kardiak te shtatzënat mjekohet njësoj si edhe te pacientët tjerë. Normat e defibrilimit dhe dozat e barnave plotësisht janë të njëjta. Rriten nevojat për lëngje dhe gjatë kohës së transportit duhet sa më shpejtë të jepen 4 L Ringer laktat ose tretje fiziologjike.

7. Pacientët në asistoli pas lëndimit të madh topitës janë të vdekur. Nuk pritet me të drejtë ringjallja.

Plani i përgjithshëm i veprimit

Pasi që keni përcaktuar jo reagimin e pacientit, kufizoni lëvizjet e kurrizit të qafës dhe siguroni rrugën e frymëmarrjes së pacientit. Hapni rrugën e frymëmarrjes duke modifikuar shtypjen e nofullës.

Nëse nuk ka frymëmarrje, jepni dy frymëmarrje të plota. Nëse rruga e frymëmarrjes është e mbyllur, përsëritni shtypjen në nofull tentoni të përsëri ventiloni. Nëse rruga e frymëmarrjes edhe më tej është e mbyllur me trup të huaj, mundohuni ta pastroni me gishtërinj ose me laringoskop dhe sukcion. Do të ju nevojitet ndihma në kufizimin e lëvizjes së unazave të qafës. Nëse kjo është joefikase, tentoni me shtypje të barkut (pacienti duhet të jetë në bazë të fortë).

Në rast të lëndimit të shtuar të palcës kurrizore ekziston mundësia e dëmtimit të mëtejme e palcës kurrizore, por kjo është me më pak brengë pasi që pacienti vdesë për shkak të ngufatjes së rrugës së frymëmarrjes(situatat e mundimshme kërkojnë masa të sakrificës). Nëse edhe më tutje jeni të pasuksesshëm, mund të provoni me krikotireoideotomin ose ventilacionin translaringeal (nëse jeni të ushtruar për këtë dhe protokollet e lejojnë kët veprim).

Nëse rruga e frymëmarrjes nuk është e mbyllur, jepni dy frymëmarrje të plota dhe provoni pulsin. Nëse nuk kemi puls palpabil, duhet të filloni me reanimimin kardiopulmonal (CPR) dhe përgatituni për transport urgjent. Lejoni dy kolegë nga ekipi të bëni CPR deri sa ju ta sillni monitorin dhe i vendosni quick-look pllakat. Nëse keni fibrilacion ventricular, defibriloni me 200 watt/seku lëndimit të madh topitës janë të vdekur.

Nuk pritet me të drejtë ringjallja (ose shfrytëzoni rekomandimet e prodhuesit të defibrilatorit bifazik). Përsëritni dy herë (duke rritur mbushjen për 100 watt/sec. çdo herë) nëse nuk keni pasur sukses.

Nëse është prezente asistolia ose PEA ose nëse fibrilacioni ventrikular menjëherë nuk është konvertuar në ritëm me puls palpabil, shpejtë vlerësoje dhe shëroje shkaktarin e arrestit të pacientit. Nëse është e mundur, këtë duhet ta bëni në veturën e ndihmës së shpejtë gjatë kohës së transportit. Përcillni BTLS e ekzaminimit primar të cilin e përcillni te secili pacient.
Veprimet

1. Vendosni dhe mbani kontroll të rrugës së frymëmarrjes (nëse është e mundur me ndihmën e tubusit endotraheal) dhe ventiloni me 100% oksigjen. Derisa dy shpëtimtarët tjerë e bëjnë kompresionin e kafazit të kraharorit, ju duhet sistematikisht ti kërkoni shkaktarët e arrestit të cilët mund të përmirësohen.

2. Kërkoni problemet me frymëmarrje si shkaktarë të arrestit. Përgjigjja në pyetjet vijuese do të ju mundësoj të njihni cilatdo probleme me frymëmarrjen të cilat mund të jenë shkaktarë ose faktor shoqërues.

Shikoni qafën:
1. A janë venat e qafës të zbrazëta ose të zgjeruara?
2. A është trakeja në linjë të mesme?
3. A kemi të fakte për lëndim të indeve të buta në qafë?

Shikoni kafazin e kraharorit:
1. A lëvizë kafazi i kraharorit simetrikisht në çdo tentim të ventilacionit?
2. A kemi lëndime të kafazit të kraharorit (plagë shpuese, hematome, segmente jostabile)?

Me duar kontrolloni kafazin e kraharorit:
a. A kemi segmente jostabile?
b. A kemi krepitacione?
c. A kemi prani të emfizemit subkutan?

Dëgjoni kafazin e kraharorit
1. A i kemi në të dy anët prezente zhurmat e frymëmarrjes
2. A janë zhurmat e frymëmarrjes të njëjta?

Nëse zhurmat e frymëmarrjes nuk janë të njëjta, perkutoni kafazin e kraharorit. A është ana me zhurma të papranishme ose me zhurma të zvogëluara hiperrezonante ose të shterura. Nëse është intubuar, a është tubusi TE tepër thellë?

Nëse venat e qafës janë zgjeruar, tonet e qetësuara në një anë të gjoksit me trakenë janë spostuar në anën e kundërt të lëndimit dhe ekziston hiperrezonanca në perkusion të anës së atakuar, pacienti sigurisht ka pneumotoraks tenziv. Vendosja jo e drejtë e tubusit ET mund të shkaktoj zhurma jo të njëjta të frymëmarrjes e mund të jenë edhe të dëmshme për pacientë, pasi që vetëm një krah i mushkërive mund të ventilohet.

اdo herë duhet të kontrolloni pozitën e TE para se të vendosni diagnozën e pneumotoraksit tenziv. Pneumotoraksi tenziv kërkon dekompresion me gjilpërë (nëse jeni të detyruar dhe këtë e lejojnë protokollet). Menjëherë thirrni mjekun përgjegjës që të merrni lejen për dekompresion. Vazhdoni hiperventilimin me oksigjen 100%. Mos e ndërpritni kompresionin e kafazit të kraharorit deri sa nuk e fitoni pulsing palpabil, dhe nëse keni gjetur shkaktarin - gjithnjë mund të ketë edhe shkaktarë tjerë të arrestit.

Problemet tjera me frymëmarrje (plaga e tërhequr e kafazit të kraharorit, gjoksi jostabil, pneumotoraksi ) të mjekohen në mënyrë adekuate me intubim ET dhe ventilacion me rrjedhe të lartë të oksigjenit. Njëherë kur e keni intubuar pacientin, nuk duhet më ta mbyllni plagën tërheqëse të gjoksit dhe as të mos vendosni stabilizim nga jashtë për kafazin e kraharorit jostabil. Mbani mend se ventilacioni me presion pozitiv mundet pneumotoraksin e thjeshtë ta transferoj në tenziv.

Tani kur pacienti ka rrugë adekuate të frymëmarrjes dhe ventilohet, mund të koncentroheni në sistemin cirkulator. Vendosni quick-look pllakat dhe përsëri caktoni ritmin. Nëse edhe më tutje është prezent fibrilacioni ventrikular defibriloni edhe një herë me 360 deri 400 watt/second (ose zbatoni rekomandimet e prodhuesit për defibrilator bifazik) dhe përcillni protokollet standarde për ACLS që të vendosni ritmin kardiak deri sa ju vazhdoni ekzaminimin. Nëse vija IV nuk është vendosur, epinefrinen mund ta jepni përmes tubusit ET.

Të gjitha këto manovra mund të bëhen gjatë kohës së transportit. ACLS protokollet zbatohen te të gjithë pacientët me fibrilacion ventrikular ose asistoli (pa marr parasysh shkaktarin), por mos e humbni kohën në vendin e fatkeqësisë përveç vendosjes së rrugës së frymëmarrjes. Posa të vendoset vija IV, shpejt jepni dy litra Ringer laktat.

Edhe një herë, mos u vononi në vendin e fatkeqësisë – të gjitha veprimet përveç vendosjes së rrugës së frymëmarrjes duhet të bëhen gjatë kohës së transportit.
Shoku hemorragjik është shkaktari më i shpeshtë cirkulator i arrestit kardiopulmonal traumatik. Nëse nuk kemi gjakderdhje të jashtme, pacienti me kujdes do të ekzaminohet në kërkim të gjakderdhjes së brendshme.

Kur një herë vendoset aktiviteti elektrik, prapë kontrollohen venat e qafës. Venat e zbrazëta me aktivitet elektrik shkojnë në favor të shokut hipovolemik (sindroma e zemrës së zbraztë). Mundohu t’i vendosni dy vija të gjera IV në veturë. Kjo është një prej situatave në të cilat gjithashtu mund të shfrytëzoni rrobat anti-shok.

Nëse gjatë kohës së ekzaminimit të kafazit të kraharorit konstatoni zhurma të qeta të frymëmarrjes në të njëjtën anë ku është edhe matiteti në perkusion, kjo shkon në favor të hemotoraksit të asaj shkalle sa që do të jetë i pranishëm edhe shoku.

Gjakderdhja e dukshme, distenzioni i abdomenit, frakturat multiple, ose pelviku jostabil gjithashtu vërtetojnë volumen jo të mjaftueshëm. Nëse ekziston cilado prej këtyre situatave, duhet të parashikoni se arresti është pasojë e shokut hemorragjik. Shpejt transportoni me infuzion të shpejtë me dy litra Ringer laktat.

Nëse janë venat e zgjeruara e trakeja është në linjën e mesme zhurmat e frymëmarrjes janë të njëjta, duhet të dyshoni në tamponadën e perikardit ose miokardit. Tentoni t’i vendosni dy vija të mëdha IV, sa më shpejtë mundohuni të mbërrini në repartin e mjekësisë urgjente.

Shoku elektrik krijon situatë të veçantë. Zakonisht prezantohet me fibrilacion ventrikular. Arresti kardiorespirator si pasojë e shokut elektrik mirë reagon në ACLS protokollin nëse keni mbërri para se është shfaqur acidoza e rëndë. Acidoza e rëndë shpejtë mund të zhvillohet, duke e bërë përfundimin gjithnjë e më të rëndë. Mos harroni t’i kufizoni lëvizjet e unazave.

Viktima me tension të lartë elektrik në shok shpesh bie nga teli me tension ose është hedhur disa metra për shkak të spazmit muskulor të forcës i cili është i lidhur me shok. Bëhuni i sigurt se pacienti më nuk është në kontakt me burimin e energjisë. Mos u bëni viktimë!
•Telegrafi•
 
Nga se rrezikohet zemra juaj

Faktorët e rrezikut janë karakteristika apo veti të një individi apo popullate prezente gjatë jetës, që shoqërohet me një rrezik të lartë për shfaqjen e sëmundjes në të ardhmen”.



Faktorët e rrezikut të sëmundjes aterosklerotike përfshijnë duhanpirjen, vlerat e larta të kolesterolit në gjak, hipertesionin arterial, diabetin e sheqerit, obezitetin, jetën sedentare dhe dietën e papërshtatshme. Faktorët dietetikë përfshijnë përdorimin e pakët të frutave dhe perimeve, përdorimin e alkoolit në sasi të tjera nga ato të rekomanduara.

Këta faktorë janë zakonisht të modifikueshëm. Faktorë që nuk mund të modifikohen përfshijnë histori familjare për aterosklerozë të hershme (para moshës 50 – 55 vjeç tek meshkujt dhe para menopauzës tek femrat), mosha e avancuar dhe seksi mashkull.

Burrat kanë një rrezik më të madh se gratë megjithëse gratë me sëmundje të arterieve koronare kanë vdekshmëri më të lartë se burrat e sëmurë.

Sëmundja iskemike e zemrës
Sëmundja iskemike e zemrës mbetet sot një nga sfidat kryesore të mjekësisë kardiovaskulare. Megjithë masat e marra për parandalimin e sëmundjes si dhe arritjet më të fundit në trajtimin e saj, sëmundja ishemike e zemrës është shkaku kryesor i sëmundshmërise dhe vdekshmërisë në botën moderne.

Për këtë arsye, njohja e saj dhe e mënyrave të trajtimit, është e një rëndësie thelbësore. Në mënyrë që zemra të kryejë normalisht funksionin “pompë”, nevojitet që miokardi, muskuli i zemrës, të furnizohet si duhet me gjak të pasur me oksigjen. Kjo realizohet nga dy arteriet koronare, të cilat marrin origjinën nga aorta, menjëherë sapo ajo del nga zemra dhe e rrethojnë atë nga jashtë.

Ekziston një ekuilibër dinamik i oksigjenit që varion në varësi të gjëndjes së organizmit dhe sasisë së ofruar nga arteriet koronare. Prishja e ekuilibrit “kërkesë – ofertë” shkakton vuajtjen e miokardit e si pasojë mos funksionimin normal të “pompës kardiake”. Prishja e këtij ekuilibri ndodh për dy arsye: ose nga rritja e kërkesës në gjëndje të tilla si rrahje të shpejta të zemrës, anemi, temperaturë e lartë, sëmundje të gjëndrës tiroide etj, ose nga ulja e ofertës që ndodh më shpesh nga ateroskleroza e arterieve koronare.

Ateroskleroza
Ateroskleroza është një proces patologjik që prek arteriet e zemrës, trurit, veshkave ekstermiteteve dhe organeve të tjerë vitale. Ajo karakterizohet nga trashja dhe fortësimi i mureve të enëve të gjakut nga brenda si rrjedhojë e përqëndrimit dhe depozitimit të kolesterolit, kalciumit dhe elementeve qelizor të inflamacionit. Ky material njihet si “pllaka aterosklerotike”.

Pllakat aterosklerotike rriten gradualisht dhe fillojnë të zvogëlojnë hapësirën e brendshme të enëve të gjakut, duke pakësuar sasinë e gjakut që kalon nëpër to. Për një kohë të gjatë procesi i aterosklerozës zhvillohet në mënyrë të heshtur. Kur ngushtimet e arterieve koronare bëhen aq kritike sa fluksi i gjakut që kalon nëpër to është i pamjaftueshme për të plotësuar nevojat e miokardit atëherë shfaqen shenjat e para të sëmundjes.

Fillimisht ankesat shfaqen vetëm mbas një niveli të caktuar sforcimi fizik apo pas një stresi emocional dhe mungojnë në qetësi. Me përparimin e sëmundjes nivelin i shpërthimit të ankesave ulet në mënyrë progresive madje ato mund të fillojnë edhe në qetësi.

Në disa raste megjithëse pllakat aterosklerotike nuk krijojnë ngushtime kritike, ato mund të cahen duke vënë në kontakt të drejtpërdrejtë përbërjen e saj me rrymën e gjakut. Gjaku qarkullon në gjëndje të lëngët vetëm nëse ruhet i plotë integriteti i arteries nëpër të cilën rrjedh. Kontakti i tij me përbërjen e pllakës aterosklerotke të carë shpërthen procesin e formimit të trombit në këtë nivel i cili mbyll plotësisht arterien dhe sjell ndalimin e menjëhershëm të fluksit të gjakut. Kjo gjëndje është kriza e zemrës ose “Infarkti i Miokardit”.

Faktori i rrezikut
Duhanpirja: Faktori i rrezikut më i rëndësishëm që mund të modifikohet është duhanpirja. Rreziku i zhvillimit të infarktit të miokardit është i lidhur drejtpërdrejt me sasinë e cigareve që pihen në ditë. Ai rritet tre herë tek meshkujt dhe gjashtë herë te femrat që pijnë më shumë se 20 cigare në ditë krahasuar me jo-duhanpirësit.

Pirja e duhanit ul përqëndrimin e “kolesterolit të mirë” (HDL-lipoproteina me densitet të lartë) dhe rrit përqëndrimet e “kolesterolit të keq” (LDL-lipoproteina me densitet të ulët). Duhanpirja rrit përqëndrimin e monoksidit të karbonit në gjak i cili rrit rrezikun e dëmtimit të veshjes së brëndëshme të murit të arteries dhe shkakton gjithashtu edhe ngushtime të mëtejshme apo spazma të arterieve të prekura tashmë nga ateroskleroza.

Personat që ndalojnë pirjen e duhanit e përgjysmojnë rrezikun krahasuar me ata që vazhdojnë pavarësisht kohëzgjatjes që ata kanë pirë më parë. Ndalimi i duhanpirjes ul gjithashtu rrezikun e vdekshmërisë pas infarktit akut të miokardit apo kirurgjisë koronare. Përfitimet e ndalimit të duhanpirjes fillojnë menjëherë dhe rriten me kalimin e kohës.

Yndyrnat e larta në gjak: Niveli i lartë i kolesterolit është një faktor tjetër rreziku i rëndësishëm që mund të modifikohet. Një dietë e pasur me yndyna të saturuara shkakton rritjen e niveleve të LDL-së.

Niveli i kolesterolit rritet me moshën dhe është më i lartë tek meshkujt sesa tek femrat megjithëse ai rritet edhe tek femrat pas menopauzës. Disa crregullime të trashëguara sjellin nivele të larta të kolesterolit dhe yndyrnave të tjera. Personat me këto çrregullime nëse nuk trajtohen rrezikojnë të vdesin nga sëmundja e arterieve koronare në moshë të re. Jo të gjitha llojet e kolesterolit e rrisin rrezikun e aterosklerozës.

Një nivel i lartë i HDL-së (kolesteroli i mirë) e ul këtë rrezik. Vlerat e dëshiruara të kolesterolit total që përfshijnë LDL-në, HDL-në dhe trigliceridet janë 140-200 mg/dl. Rreziku i infarktit të miokardit dyfishohet nëse niveli i kolesterolit total i afrohet 300mg/dl. Rreziku ulet nëse LDL-ja është nën 130 mg/dl dhe HDL-ja mbi 40 mg/dl. Tek njerëzit me rrezik të lartë, si për shembull ata me diabet sheqeri, sëmundje aterosklerotike prezente, infarkt miokardi, insult cerebral apo pas kirurgjisë koronare vlerat e LDL-së duhet të jenë nën 70 mg/dl.

Hipertensioni: Tensioni lartë i pakontrolluar është një faktor i rëndësishëm për shkaktimin e infarktit të miokardit dhe insultit cerebral. Rreziku kardiovaskular fillon të rritet që kur vlerat e tensionit janë rreth 110/75 mmHg. Ulja e tensionit arterial redukton në mënyrë të qartë rrezikun kardiovaskular. Mjekët shpesh përpiqen për të arritur një tension arterial nën 140/90 mmHg dhe nën 130/80 mmHg tek pacientët me diabet apo sëmundje të veshkave.
Diabeti e sheqerit: Personat me diabet sheqeri të tipit I kanë tendencë për të zhvilluar sëmundje aterosklerotike që prek arteriet e vogla në sy, nerva apo veshka duke shkaktuar humbje të shikimit, dëmtim të nervave dhe insuficiencë të veshkave. Personat me diabet sheqeri të tipit II kanë tendencë të zhvillojnë sëmundje aterosklerotike të arterieve të mëdha. Këta njerëz kanë tendencë të zhvillojnë sëmundje aterosklerotike në një moshë më të re dhe në një mënyrë më të përhapur krahasuar me njerëzit pa diabet. Rreziku i zhvillimit të aterosklerozës është dy deri gjashtë herë më i lartë tek diabetikët vecanërisht tek femrat.
Obeziteti: Personat obezë kanë një rrezik të lartë për zhvillimin e aterosklerozës së arterieve koronare. Obeziteti abdominal rrit rrezikun për zhvillimin e faktorëve të tjerë të rrezikut si hipertensioni arterial, diabeti i sheqerit, vlerat e larta të kolesterolit.
Jeta sedentare: Jeta sedentare duket se rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së arterieve koronare. Shumë të dhëna tregojnë se ushtrimi i rregullt dhe në nivele mesatare redukton rrezikun dhe ul vdekshmërinë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Ecja normale për rreth 4 – 5 km në ditë është një ushtrim i mjaftueshëm dhe i lehtë për tu bërë në jetën e përditshme. Sportet e tjera si vrapimi e noti duket se formojnë një trup shumë të shëndetshëm. Ushtrimi i rregullt ndihmon edhe në modifikimin e faktorëve të tjerë të rrezikut të aterosklerozës – duke ulur tensionin arterial, vlerat e kolesterolit, duke ndihmuar në reduktimin e peshës dhe rezistencës ndaj insulinës.

Mënyra e ushqyerjes: Dieta e pasur me fruta e perime ul rrezikun e sëmundjes së arterieve koronare. Nuk dihet nëse këto përfitime vijnë për shkak të ndonjë substance kimike që ato përmbajnë (fitokimikate) apo personat që përdorin këtë lloj diete konsumojnë më pak yndyrna të saturuara e më shumë fibra dhe vitamina.

Megjithatë fitokimikatet të quajtura flavonoide që gjënden tek rrushi i zi dhe i kuq, vera e kuqe, çaji i zi, dhe birra e zezë duken vecanërisht se kanë veti mbrojtëse. Përqendrimi i lartë tek vera e kuqe mund të shpjegojë faktin pse francezet kanë një incidencë relativisht të ulët të sëmundjes së arterieve koronare edhe pse konsumojnë më shumë duhan dhe yndyrna krahasuar me amerikanët. Thënia se marrja e pakët e yndyrnave është e rëndësishme për një dietë të shëndetshme është pjesërisht e vërtetë sepse ka rëndësi edhe lloji i tyre.

Yndyrnat e ngurta si gjalpi janë përgjegjëse për shkaktimin e aterosklerozës. Pra ato duhet të evitohen sa të jetë e mundur dhe në vend të tyre të zgjidhen ushqime me yndyrna të pasaturuara që gjenden tek arrat, farnat e ndryshme, vajrat dhe majoneza. Yndyrnat Omega-3 dhe Omega-6 janë thelbësore për një dietë të shëndetshme.

Omega-3 gjendet tek peshqit si salmoni e toni, lajthitë e bajamet. Omega-6 gjenden tek arrat, farnat, vaji lulediellit dhe vaji i misrit.
Alkooli: Personat që konsumojnë sasi të moderuara alkooli duket se kanë një rrezik më të vogël për zhvillimin e sëmundjes së arterieve koronare sesa ata që pinë shumë apo nuk pinë fare. Alkooli rrit nivelet e kolesterolit të mirë (HDL) dhe gjithashtu ul rrezikun e mpiksjes së gjakut, redukton inflamacionin dhe ndihmon në mbrojtjen e trupit nga nënproduktet e aktivitetit qelizor.

Përdorimi i dy gotave pije alkoolike në ditë duket se ul rrezikun e sëmundjes së arterieve koronare (ndërkohë që rrit lehtësisht atë të insultit cerebral). Sasitë mbi normën e lejuar (14 pije në javë për meshkujt dhe 9 pije në javë për femrat) mund të shkaktojë probleme të rëndësishme shëndetësore që janë në raport me sasinë e përdorur. //keshilla
 
Titulli: Nga se rrezikohet zemra juaj

problemi i vetmi im eshte dashuria platonike
nuk besoj se ka sherim
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top