Indonezi, test virgjërie për regjistrim në shkollë..!!

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
Një zyrtar i arsimit në Indonezi ka propozuar që vajzat duhet t’i nënshtrohen testeve të virgjërisë për t’u regjistruar në shkollë të mesme. Ideja e tij është kritikuar gjerësisht

Shefi i arsimit në një qytet indonezian ka shkaktuar zemërim të madh në vend, të mërkurën, pasi që ka propozuar se vajzat duhet t’i nënshtrohen testeve të virgjërisë për t’u regjistruar në shkollë të mesme, ka raportuar agjencia franceze e lajmeve “AFP”. Aktivistët e kanë akuzuar Muhammad Rasyidin për mbështetje të “dhunës ****uale kundër femrave”, pasi ai ka sugjeruar planin kontrovers pas arrestimit të gjashtë nxënësve të dyshuara për prostitucion.

“Nëse është e mundshme, testet e virgjërisë do të kryhen vitin e ardhshëm”, ka thënë Rasyid, drejtor i arsimit në Prabumulih të ishullit Sumatra. Testet do të ndikonin në regjistrimin e vajzave në shkollë të mesme në Indonezinë me shumicë myslimane, ku gjimnazistet janë 16-19 vjeçare.

“Ne do të përpiqemi ta përfshijmë këtë plan në buxhetin tonë për vitin 2014”, ka thënë drejtori i arsimit, duke shtuar se propozimi i tij duhet fillimisht të aprovohet nga prefekti i qytetit dhe nga parlamenti lokal. “Ne do t’i bëjmë këto teste çdo vjet”, ka thënë Rasyid. Por, ai ka pranuar se mund të cenohen të drejtat e njeriut nëse femrat obligohen t’i nënshtrohen testeve të virgjërisë.

Propozimi i tij ka shkaktuar një zemëratë të menjëhershme në vend, teksa ministri indonezian i Arsimit, Mohammad Nuh, i ka prirë korit të kritikave kundër tij: “Nëse dëshirojmë t’i mbrojmë fëmijët nga ndikimet negative, ekzistojnë mënyra të tjera. Ky nuk është një propozim i zgjuar”.

“Testi i virgjërisë përbën një formë të dhunës ****uale kundër femrave”, ka shtuar Masruchah, zëvendësshef i Komisionit kombëtar kundër dhunës ndaj femrave, i cili, si shumë indonezianë, ka vetëm një emër. “Ai është degradues dhe diskriminues për femrat”, ka vlerësuar Masruchah.

Në kryeqytetin Xhakarta, Aris Merdeka Sirait nga Komisioni kombëtar për mbrojtjen e fëmijëve, ka thënë se plani i Rasyidit është “i menduar vetëm për të bërë bujë”. “Humbja e virgjërisë nuk vjen vetëm nga aktivitetet ****uale. Ajo mund të shkaktohet edhe nga sportet, nga problemet shëndetësore dhe nga shumë faktorë të tjerë”, ka thënë Sirat. “Ne e kundërshtojmë këtë plan”.

Sidoqoftë, propozimi duket i pagjasë për t’u miratuar, pasi zëvendësprefekti i qytetit, Ardiansyah Fikri, ka thënë se autoritetet lokale nuk e përkrahin atë. Por, ai ka bërë të ditur se po planifikohen programe të edukimit fetar dhe moral që njerëzit të dekurajohen për të mos e shprehur publikisht dashurinë në qytet. “Moraliteti i djemve dhe vajzave të reja ka dalë nga kontrolli”, ka shtuar ai.

Në vitin 2010, ligjbërësit në provincën Jambi të Sumatrës gjithashtu kanë propozuar që vajzat adoleshente të detyrohen t’i nënshtrohen testeve të virgjërisë për t’u regjistruar në shkollë të mesme, por plani ishte hedhur poshtë pas kundërshtimeve nga qeveria qendrore e Indonezisë.

Indonezia, një vend i më shumë se 240 milionë banorëve, po përballet me vështirësi për të balancuar modernizimin e shpejtë të vendit me vlerat tradicionale dhe kryesisht myslimane.

Marr nga Kuriozitete&Enigma Nga FaceBook
 
Titulli: Indonezi, test virgjërie për regjistrim në shkollë..!!

I magjino nese do behesh ktu tek ne testi per shkoll te lart do ishin mbyll gjith shkollat e larta loool Pa permend gjimnazet..
 
Titulli: Indonezi, test virgjërie për regjistrim në shkollë..!!

Shkelje e te drejtave te njeriut :)
 
Titulli: Indonezi, test virgjërie për regjistrim në shkollë..!!

Hmmm, i bie qe shumica mos te shkoj ne shkolle,
s'me duket e drejt qe ata qe kane patur mardhenie
mos te hyjn ne shkolle, c'jane keto budalliqe!

Ren, nuk eshte vetem ne Shqiperi qe kryejn mardhenie
por ne cdo vend, eshte rritur numeri i adoleshenteve.
 
Kur flas per vendin tim te tjerat si llogaris :D Se noraml qe ke dhe te tjerat qe jan me keq se ne :D
 
Titulli: Indonezi, test virgjërie për regjistrim në shkollë..!!

Nuk kuptoj se c'lidhje ka virgjeria me shkollimin :habit:
Te ndodhesha aty, me ket mentalitet qe kam, kurre nuk do pranoja ti benin testin vajzes time... nuk do ta coja fare ne shkolle dhe do ti jepja un leksione.
Un jam e para qe kurre sdo te pranoja ta boja ( pavarsisht se e kam humbur von) por motivet jan te miat dhe thashethemet nuk i kam mohuar asnjeher sepse burri i jetes time, duhet tme dashuroj per cfare jam... per karakterin dhe personalitetin tim e jo per 1 cip te pavlere.
 
Titulli: Indonezi, test virgjërie për regjistrim në shkollë..!!

Paskan me ngel me shume se gjysma ;)
 
Titulli: Indonezi, test virgjërie për regjistrim në shkollë..!!

Ne Shqiperi kete testin duhet ber nga veshet :P
 
Titulli: Indonezi, test virgjërie për regjistrim në shkollë..!!

Ju paska dal pune gjinekologeve te Indonezise! Po honoraret ju paguhen? Dikur ne shkolle vleresohej truri (pjesa lart) por meq dynjaja eshte kthyer mbrapsht tani vlerehohen meskembet.

Hajde, hajde per cunat edhe dihej se kan nje tru meskembeve po keto gocat ci gjeti? ;)
 
Titulli: Indonezi, test virgjërie për regjistrim në shkollë..!!

Paskan komentu disa ketu qe ka me mbet gjysma apo ashtu e keshtu ! tashi atje shqiperi nuk eshte qe prinderit kan harru me i eduku femijet e tyre dhe ju kan dhan liri te madhe si kur "europa" po thojne ! qe femra 12-13 vjeq ndoshta i numeron 10 ish te dashur qe ka pas ! apo edhe me mosh me te madhe !... pastaj ka nje arsyje pse po behet kjo gje atje ! qe mos te kete prostitucion dhe mos te kete maredhanje ****uale jasht martesore . dhe me duket nje gje e arsyshme dhe e mire.
 
Pe: Indonezi, test virgjërie për regjistrim në shkollë..!!

Nese do ta beshin dhe ne shqiperi kete testin e virgjerise do deshtonte. Sepse sdo gjeshin asnje te cvirgjerume neper shkollat tona.
 
Titulli: Indonezi, test virgjërie për regjistrim në shkollë..!!

kush sdo me e vazhdu shkollen mjafto te boj **** dhe e zgjidhi , kjo e ktij squhet ide por idiotsi .
 
Titulli: Indonezi, test virgjërie për regjistrim në shkollë..!!

Nqs kjo gje do behej me vertete (gje qe dyshoj) do ishte shkelje teper e madhe e te drejave te njeriut. Virgjeria ka rendesine e saj por jo deri ne ate grade sa te nderhyje edhe tek shkollimi i njerezve.
 
Titulli: Indonezi, test virgjërie për regjistrim në shkollë..!!

Metoda e vjeter Qepja! keto lajme me kenaqin,pres ndonje ligj per meshkujt:lool:
 
Titulli: Indonezi, test virgjërie për regjistrim në shkollë..!!

I magjino nese do behesh ktu tek ne testi per shkoll te lart do ishin mbyll gjith shkollat e larta loool Pa permend gjimnazet..

Ne 9-vjecare gjysmat nuk hyjne lol leje me te mesmen ti thu e larta :P
 
Titulli: Indonezi, test virgjërie për regjistrim në shkollë..!!

epo te besh test pa filluar mire shkolla :p
 
Titulli: Indonezi, test virgjërie për regjistrim në shkollë..!!

Masa te rrepta pasken vendu:pasqyr:
 
Titulli: Indonezi, test virgjërie për regjistrim në shkollë..!!

po e kalove ti , te more e kam edhe une :)

Kemi ndryshim ne dy e dashur,qe kur meshkujt dallohen nese jan te virgjer apo jo ?!
 
Titulli: Indonezi, test virgjërie për regjistrim në shkollë..!!

Kemi ndryshim ne dy e dashur,qe kur meshkujt dallohen nese jan te virgjer apo jo ?!

ah paskemi ndryshim, dhe kjo do te thote qe ne femrat u dashkemi te abuzohemi/njollosemi nga ju meshkujt ne k'te menyre per ta treguar dicka kaq personale ?

Me ju fut testim tubash edhe ju dalloheni :D
 
Titulli: Indonezi, test virgjërie për regjistrim në shkollë..!!

Ligje "provinciale" ma..
Ne disa pjese te rruzullit toksore eshte me mire te jeshe "KAFSH" se sa "FEMER".
 
Titulli: Indonezi, test virgjërie për regjistrim në shkollë..!!

o prish dynjaja edhe naj dite edhe vrasjes kan me i thon dukuri normale paria e forumit i kem te zgjut neve keta lum ai qe ju paguan buken
 
Titulli: Indonezi, test virgjërie për regjistrim në shkollë..!!

haha... po ky mendim paska dhene i shkreti, thash se ishte bere ligj :P...

Ligj shume i gabuar nqs vendoset mendoj,
e dyta, nqs e bejne per te ruajtur vlerat duhet te gjejne metoda funksjonale jo me saksjone pa lidhje e qe shkaktojne deme me te medha,
e treta, nqs nje vend do psh te zbatoje ligje fetare ate duhet ta bej plotesisht jo pjeserish, apo se ju tek dikujt.. Me aq sa kam lexuar une, As nje kohe te profetit s'eshte ndaluar dikush nga marrja e diturise pse nuk eshte i virgjer..c'jane kto gjera aman...

dhe me pelqeu ky paragraf :

Aris Merdeka Sirait nga Komisioni kombëtar për mbrojtjen e fëmijëve, ka thënë se plani i Rasyidit është “i menduar vetëm për të bërë bujë”. “Humbja e virgjërisë nuk vjen vetëm nga aktivitetet ****uale. Ajo mund të shkaktohet edhe nga sportet, nga problemet shëndetësore dhe nga shumë faktorë të tjerë”, ka thënë Sirat. “Ne e kundërshtojmë këtë plan”.
 
Titulli: Indonezi, test virgjërie për regjistrim në shkollë..!!

“Moraliteti i djemve dhe vajzave të reja ka dalë nga kontrolli”, ka shtuar ai- edhe do ua sjelle ky duke ia pare te gjithave :P lol

Soul po ia ben edhe ti si njera...kam frike se sjam e virgjer sepse kam kapercyer kete gjene lol
ginnastica-cavallo-maniglie.jpg
(pa doreza)
 
Attachments

  • ginnastica-cavallo-maniglie.jpg
    ginnastica-cavallo-maniglie.jpg
    81.9 KB · Shikime: 0
Back
Top