Indonezi, një foshnje lind me peshë 8,7 kilogramë

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P

Xhakarta - Një nënë indoneziane ka lindur një foshnjë me peshë 8,7 kilogramë, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Foshnja lindi dy ditë më parë me operacion cezarian në spitalin publik të Kisaranit, qytet në veri të ishullit Sumatra.

"Pesha e këtij të sapolinduri e bëri operacionin jashtëzakonisht të vështirë. Foshnja, 62 centimetra i gjatë, është me të vërtetë i jashtëzakonshëm. Ai qan më me fort se të tjerët dhe ka gjithmonë uri ", komentoi doktori që ndoqi lindjen e tij.

Nëna e quajtur Ani, 41 vjeçe, nuk ishte vizituar asnjëherë tek mjeku gjatë shtatzënisë dhe vuan nga diabeti, gjë që e rrit rrezikun për lindje të foshnjave më të mëdhenj se normalja.

Foshnja, të cilit nuk i është vënë ende emri, mendohet të jetë më i madhi që ka lindur ndonjëherë në Indonezi. Sipas spitalit, ai që vjen para tij ka lindur në vitin 2007 me një peshë prej 6,9 kilogramë.
*start*
 
Mashalla sa qenka....
Ishalla ska ndonje problem :)
 
Back
Top