Indi, foshnja 3 muajshe nxjerr flak nga trupi

Arfenilla

Themelues i Forumit
India gjendet në një situatë të pazakontë pasi një foshnje tre muajshe nxjerr flakë nga trupi. Vogëlushi Rahul, i lindur në Tamil Nadu dy muaj më parë arrin që të prodhojë flakë nga trupi.

Mjekë dhe ekspertë të fenomeneve mbinjerëzore ende nuk kanë një shpjegim se si ndodh kjo, por po përpiqen që të gjejnë një shpjegim.

foshnja_2_muajshe.jpg

Siç shkruan "The Times of India", djali ka marrë flakë vetvetiu katër herë gjatë dy muajve. Herën e parë që nëna e fëmijës, Rajeshwari, konstatoi flakët në trupin e tij ishte nëntë ditë pas lindjes. Ajo e shtroi djalin në spital dhe gjithçka duket se iu rikthye normalitetit, por disa ditë më vonë, Rahul mori sërish flakë.

Pas rastit të tretë e të katërt, prindërit e foshnjës vendosën ta çonin djalin në Kilpauk Medical College për analizime më të thella, por ende nuk kanë arritur të marrin një përgjigje.

Mjekët dyshojnë se flakët në trupin e djalit mund të ndizen për shkak të emetimit të një lloj gazi nga lëkura e tij, natyra e të cilit nuk është zbuluar ende. /albeu.com/
 
Titulli: Indi, foshnja 3 muajshe nxjerr flak nga trupi

Ka ndonje video ose foto
 
Titulli: Indi, foshnja 3 muajshe nxjerr flak nga trupi

Foton e shikoj po flaket nuk duken
 
Titulli: Indi, foshnja 3 muajshe nxjerr flak nga trupi

Hmmm, cudi, kush e di cndodh e me femijen, e nqs vertet ndizet vete, apo eshte i djegur.
 
Titulli: Indi, foshnja 3 muajshe nxjerr flak nga trupi

Tani besoj se te thuash nxjer flake eshte e tepert ndoshta temperatura e trupit eshte tej mase e lart!

Gjithsesi habitem sesi keto cudira ndodhin vetem ne Indi..
 
Eh ne Indi, vendi i kontrasteve, prandaj dhe vendi i tere mundesive, e semundjeve.....
 
Back
Top