Indi, 2500 euro për kthimin e vajzave në djem!

asus_dj

Antarë
mjek1.jpg

Vajzat në Indi, që në moshën njëvjeçare, dorëzohen nga prindërit në spitale specifike për t’u ndryshuar seksin, pasi ata dëshirojnë djem. Kirurgët në qytetin Indore raportohet se kanë “konvertuar” në djem qindra vajza të vogla brenda një viti, duke i dendur ato pas operacioneve me hormone.
Një raport në gazetën prestigjioze “Hindustan Times” tregon se ka “të dhëna shokuese dhe të paprecedente për ndryshimin e seksit nga vajza në djem në klinikat e mirënjohura konservatore të Indorës, për fëmijët nga mosha një deri në pesë vjeç. Procesi i ‘prodhimit’ të një fëmije mashkull prej një femre njihet si genitoplastikë.
Në shoqërinë indiane i vihet shumë rëndësi lindjes së fëmijëve djem, të cilët shihen si trashëgimtarë, ndërsa vajzat konsiderohen si barrë e kushtueshme derisa të martohen. Testet për dallimin e seksit të fëmijës gjatë shtatzënisë janë ilegale, një masë e marrë nga qeveria për të parandaluar abortet, në rastet kur fetuset janë femra.
Operacioni kryhet për një kosto të ulët, prej rreth 2300 eurosh. Prindërit kanë vendosur t’i kryejnë operacionet e ndërrimit të seksit, edhe pse mjekët i kanë paralajmëruar se një mashkull “i konvertuar” do të ishte jopjellor. Procedura ka të bëjë me “ndërtimin” e një kokëshpulla nga mjekët, duke përdorur inde nga organet femërore, ku fëmija më pas ushqehet me ilaçe hormonale. PUBLIALB.com
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Indi, 2500 euro për kthimin e vajzave në djem!

Leo gjysmat i ve une beje hapin e madh prije edhe hidhja qenit....
 
Pe: Indi, vajzat kthehen në djem për 2500 euro

Huh ncnccncncncnnc njeriu eshte qenie e poshter.... femija eshte dhurate nga zoti
qoft mashkull qoft femer.... e pse mos te prishet bota me kto pislliqe qe bejm....

Ska ngel gje tjeter vec te themi Na ruaj o Zot nga kto Flliqesira.
 
Pe: Indi, vajzat kthehen në djem për 2500 euro

Kafshet si kane te pakten kto lloj mendimesh e ideshe ne kok sic kane njerezit ncncc
 
Back
Top