ShkodranNe
Dwell in possibility
Shiko fotografinë 1728213
Mjekët në Londër thonë se e kanë shëruar një foshnjë nga një sëmundje e rrezikshme për jetë e cila ishte duke ia shkatërruar mëlçinë.
Ata implantuan qelizat të cilat vepruan si një mëlçi e përkohshme,duke i lejuar organit të dëmtuar të shërohet.
Ekipi në Spitalin e King’s College në jug të Londrës thonë se kjo teknikë po përdoret për herë të parë.
Tetë muajshi Iyaad Syed tani duket i shëndoshë tërësisht – por gjashtë muaj më parë ai ishte afër vdekjes. Një virus kishte dëmtuar mëlçinë e tij duke ja humbur funksionin dita ditës.
Në vend se ta vendosnin në listën e pritjes për një transplantim, mjekët injektuan qelizat e mëlçisë të dhëna nga donatorët në barkun e tij.
Këto qeliza eliminuan helmet dhe prodhuan proteina të domosdoshme për jetën e foshnjës – duke vepruar si një mëlçi e përkohshme.
Këto qeliza u mbuluan me disa substanca kimike të përfituara nga algat që i mbrojtën ato nga sistemi imun i foshnjës.Profesori Anil Dhawan, ekspert i mëlçisë në Spitalin e King’s College, tha se tërë stafi i spitalit është i entuziazmuar:
“Ky është trajtimi i parë i këtij lloji për shërimin e fëmijëve me insuficiencë (pamjaftueshmëri) akute të mëlçisë. Para disa muajve kur e vizitove këtë fëmijë, ai ishte aq i sëmurë duke e përkrahur për mbijetesë me aparate të hemodializës dhe të frymëmarrjes.
“Ne mendojmë se ja ofruam një shans tjetër për jetë tash pas gjashtë muajve kur mëlçia e tij është mrekullisht duke ju kthyer funksionit normal.”//telegrafi//

Redaktimi i fundit: