Iluzionisti izraelit 66 ore ne akull

Ketrushe

Pianistia
Iluzionisti izraelit 66 ore ne akull


Iluzionisti izraelit, Hezi Dayan ka thyer rekordin e magjistarit David Blaine, duke kaluar 66 orë brenda një kubi të akullt që peshonte 8 tonë, bën të ditur Sky News. Dayan (29-vjeçar) i ka kaluar gati tri ditë brenda kubit të tejdukshëm të akullit, i punuar special për këtë rast, e që ishte i vendosur në sheshin e Tel Avivit. Ai ishte kishte veshur vetëm xhinse dhe një bluzë. Në natën e ndërrimit të moteve, mu në mesnatë, ndihmësit e tij e kanë prerë akullin dhe e kanë nxjerrë nga aty Dayanin e dërmuar, i cili më pas është dërguar në spital. Tash për tash nuk dihet se në çfarë gjendjeje shëndetësore ndodhet ai. David Blaine në një kub të ngjashëm kishte kaluar 63 orë në sheshin e New Yorkut Times Square, në vitin 2000.
 
Back
Top