Ilir Meta: Ju rrëfej takimin me Tom Doshin dhe akuzat për vrasje

cent

...Lontano
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta hodhi dritë mbi akuzat që i ka bërë ish-deputeti i PS-së Tom Doshi dhe sqaroi takimet që ka bërë me të që nga shtatori 2014, kur i tha se kishin dashur që ta vrisnin. I ftuar në studion e emisionit “Opinion” Meta tha se historinë e kishte mësuar nga një njeri i afërt me të dy. Ai tregoi edhe takimin me Doshin ku ka mësuar detajet e atentatit ndaj tij, por, sipas Metës, ai nuk e kishte akuzuar publikisht.

Zoti Meta, një tutor i Edi Ramës. Pra, Kryetari i Kuvendit është tutor i Kryeministrit, një person që ka porositur vrasjen e dy deputetëve. A mund të më thoni si jeni përfshirë ju në historinë e vrasjes, ose asaj që ka deklaruar zoti Doshi, pra porositjes së vrasjes së deputetëve Tom Doshi dhe Mhill Fufi?

Mirëmbrëma! Ju me të drejtë e filluat duke bërë një përshkrim mjaft rrëqethës të asaj që ka ndodhur.

Besoj se është rrëqethëse të përfshihen krerët më të lartë të shtetit në një tentativë vrasjeje.

Patjetër. Unë kam vetëm një pyetje, nëse më lejoni, nëse jo nuk ka problem.

Patjetër, megjithëse pyetjet këtu i bëj unë.

Nëse ju më ndaloni të bëj një pyetje, unë ju respektoj. Mund ta bëni me shumë kënaqësi!

Kur është bërë kjo deklarata e zotit Doshi, në çfarë momenti?

Deklarata e zotit Doshi është bërë në momentin e daljes nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së.

Pra, në momentin e përjashtimit nga grupi parlamentar, apo jo?

Në ato momente që po kryhej përjashtimi.

Ishte kryer përjashtimi.

Po. Por ishte paralajmëruar katër ditë më parë nga zoti Doshi: “Unë kam deklarata që do të tronditin maxhorancën”.

Për drejtoreshat e Tatimeve dhe të Doganave.

Pretendimet e para ishin për to, por ditën e enjte ai bëri një deklaratë, ku tha: “Kur unë të flas, do të lëkunden themelet e maxhorancës”. Nuk ka problem, pyetjen e bëra thjesht për të saktësuar kohën.

Pra, ju po e lidhni deklaratën e Tom Doshit me momentin e largimit të tij?

Patjetër.

Por rezulton që ai jua ka thënë sy më sy, zoti Meta, faktin që kishte një informacion se ju ishit të përfshirë në vrasjen e tij.

I bëra këto dy pyetje për një arsye, pra për të bërë të qartë se kemi të bëjmë me deklarata të karakterit politik, të bëra në momentin kur një deputet përjashtohet nga PS-ja, pasi disa ditë më parë kishte bërë disa deklarata të tjera, për histori drejtoreshash dhe ministrash, dhe pas një shantazhi që i ka bërë PS-së dhe Kryeministrit të vendit. Për sa i përket historisë së gjashtë muajve, unë më duket se e kam bërë të qartë në prononcimin e parë që kam dhënë pas këtyre deklaratave, ku kam thënë se i vetmi person në dijeninë time që më rezulton se ka bllokuar hetimin e këtyre akuzave është vetë deputeti Doshi dhe besoj se procesi do ta verifikojë këtë gjë.

“Nuk më ka thirrur askush për të deponuar”, ka thënë deputeti Doshi në intervistën që ka dhënë ditën e enjte në “Top Story”. I është bërë një kërkesë vetëm Durim Bamit, pra vrasësit të supozuar, ndërsa mua thotë ai, askush nuk më ka kërkuar...

Nuk kam ndër mend të merrem me komentet e deklaratave të deputetit, ai tashmë është një deputet i opozitës dhe mua nuk më takon të deklaroj deklaratat e një deputeti të opozitës. Unë mund t’ju them atë që di unë.

Deputet në opozitë.

Nuk ka rëndësi i opozitës, apo në opozitë. Një opozitë është.

Ka qëndrim opozitar dhe ka opozitë zyrtare.

ثshtë deputeti më i shquar aktualisht i opozitës.

اfarë do të thotë “deputeti më i shquar i opozitës”?

ثshtë pika e referencës kryesore të Doktorit dhe kuptohet që është më i shquari. A mund ta vazhdojmë?

A ka ardhur Tom Doshi dhe ju ka kërkuar, zoti Meta, që t’i sqaroni pozicionin tuaj në lidhje me një tentativë vrasjeje në drejtim të tij?

A mund t’ju sqaroj?

Po.

Së pari, mua nuk më ka ardhur fare Tom Doshi për këtë çështje, sepse nuk kishte asnjë arsye pse të më vinte, por unë kam marrë vesh rastësisht nga një person i njohur i imi, që ishte edhe i njohuri i zotërisë në fjalë, se bëhej fjalë për një tentativë vrasjeje.

Cili ishte ky person?

Kjo nuk ka rëndësi, këto janë në dëshminë e dhënë në prokurori. Nuk do të marrim nëpër gojë persona, të cilët të paktën deri tani nuk janë marrë nëpër gojë. Ata që janë marrë edhe mund t’i marrim me lejen tuaj dhe me mirëkuptimin e tyre. Mua nuk më pëlqen të marr nëpër gojë njerëz...

Lejen time për të marrë nëpër gojë kë të doni e keni me pash.

Jo, jo, por unë personalisht nuk ia lejoj vetes. Ai person më ka thënë që është ky shqetësimi, sepse kanë dashur të vrasin Tomën. اfarë është kjo histori? Ka qenë edhe një histori kështu! Më vjen keq që po përmend emra, ka qenë një gjë e bërë nga Berisha, kunati i Sali Berishës... Agim Rama, Agron Kuliqi, prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, një Toni, e ku di unë tjetër, dhe këta kanë përmendur edhe emrin tënd si alibi, që gjoja për këtë çështje kemi edhe përkrahjen e zotit Meta, pasi personi që do të kryente aktin ka thënë “po sikur të na kapin” e ku di unë.

Jam habitur me këtë gjë dhe menjëherë kam marrë në telefon Tomën, i cili e ka pasur telefonin të mbyllur atë ditë. Më pas kam marrë Mark Frrokun, meqë këta rrinin herë pas here bashkë, dhe e kam pyetur se ku është Toma. Më ka thënë se është aty dhe i kam kërkuar të ma kalojë pak në telefon. E kam pyetur se çfarë qe kjo histori dhe më është përgjigjur: “Lëre, lëre, se kam shpëtuar mirë! Kur të takohemi, do të të tregoj”.

Kur ka ndodhur kjo?

Kjo ka ndodhur pasi ka filluar parlamenti. Duhet të ketë qenë mesi i shtatorit. Nuk e mbaj mend në mënyrë më të saktë. Historia që më ka treguar mua, sepse tani tregon një histori tjetër – me sa duket kemi disa video, video me xhup, me veshje verore, sipas stinëve, jo vetëm sezonale...Një herë për herë një herë, kemi vetëm një video të administruar nga prokuroria. Ka pasur një video që atëherë.

E keni parë?

Jo. Nuk kam pasur interes asnjëherë për ta parë, sepse më ka treguar kaq shumë Spartaku, sa më ka lodhur... Sigurisht, ishte diçka e rëndë: si mund të bëhej kjo gjë? Nuk e besova kur më thanë se ishin përfshirë këta persona. Aq më tepër Agim Rama, për të cilin kam dëgjuar fjalë shumë të mira, pavarësisht se nuk kam ndonjë njohje të drejtpërdrejtë. M’u duk diçka shumë e çuditshme. Ai po ma përshkruante me disa detaje, të cilat ishin të ngulitura...

Ju bënë të dyshonit?

Më bënë të mendoj se si mund të kishte ndodhur vërtet kjo gjë. Kishte marrë makinën e blinduar, kishte shumë njerëz që e ruanin rreth e qark dhe dukej i tensionuar. Historia ishte kjo: ky personi, që ishte penduar, që nuk e di se si e kishte gjetur, i cili kishte marrë një këst etj., por e kishte kthyer mendjen rrugës, i kishte treguar se si kishte vajtur nëpërmjet këtij Tonit, i cili rrinte te lokali i përmendur, te Blloku... Më fal! Historinë që më ka treguar mua, ua ka treguar edhe shumë personave të tjerë zyrtarë...

Në lokalin ku kishte vajtur personi që do të kryente vrasjen, Toni, që ishte si porositës, i kishte bërë bisedën atij, duke i thënë se çfarë do të bënin, me një çmim kaq apo aq, 200 apo 300, nuk e mbaj mend. 500 mijë, thanë për kokën e Tom Doshit, 100 mijë për kokën e Mhill Fufit. Kjo 500 e 100 ka dalë vonë, sepse me sa di unë ishte nga 200-300, janë pak për një deputet, kështu që kërkonte 500... Sipas historisë që tregonte Toma në atë kohë, ua ka treguar edhe të tjerëve, personi kishte vajtur në një tavolinë tjetër, kishte folur me personin që quhej Agim Rama, gjithmonë sipas variantit të Tomës. Agron Kuliqi dhe Eugen Beci, ose ishin në tavolinë, ose ishin ngjitur, e kishin aprovuar që të rritet çmimi, nga 200-300 të shkojë në 500. Kështu fillon kjo histori, që shumë shpejt u kuptua se kishte mjaft probleme, por edhe trillime.

Si u kuptua?

U kuptua, ndërsa janë dhënë disa sqarime...

Ka një version që ka dhënë zoti Doshi ditën e enjte.

Ka dhënë disa versione. Unë po ju vë këtë version dhe ju më thoni nëse qëndron apo nuk qëndron.

"Vrasja prej meje, një ndër 100 variantet e Tomës"

Pra, zoti Doshi jua ka thënë sy më sy, zoti Meta, që ju keni porositur Tonin për ta vrarë.

Ky është një nga 100 variantet që tregon zoti Tomë.

Nuk është i vërtetë?

Ka spekulime të mëdha. ثshtë e vërtetë se ditën që jemi takuar, së pari nuk kemi pasur kohë për të ndenjur katër orë, sepse kemi pasur edhe punë të tjera, së dyti, unë vërtet u shqetësova, kur po më tregonte se këto ngjarje po ndodhnin te një lokal afër shtëpisë sime, një lokal me emrin “Vivas”.

Që supozohet të jetë e survejuar nga Garda, përmes pamjeve filmike, oficerëve të saj...

Patjetër... Unë nuk e kisha idenë se cili ishte ky lokal. Kjo ishte e vetmja arsye se përse thirra Monikën. Thjesht, për të verifikuar se cili ishte ky lokal. Së dyti, për të verifikuar personat që rrinin aty.

E njihnit këtë person?

Cilin?

Tonin.

Absolutisht jo.

As ju, as persona shumë të afërt me ju, nuk kanë njohje me këtë person?

Absolutisht jo... E vërteta është që Monika ka ardhur aty. I kemi treguar historinë unë dhe Toma...historinë që më tregoi dhe mua. Shqetësimi ka qenë se çfarë është ky lokal, ku është, kush hyn te ky lokal, si hyn, ka kamera apo jo, pra për të bërë disa verifikime të karakterit shoqëror dhe asgjë tjetër. Asnjë herë Tom Doshi nuk më ka thënë që këtë gjë e ke organizuar ti, përkundrazi.

Nuk të ka thënë që këtë gjë e ke organizuar ti..

Këtë gjë e bënte Berisha dhe e bënte për të destabilizuar vendin. Tom Doshi thotë se ia thashë këtë gjë Metës për ta qetësuar, pra për ta rrejtur në një farë kuptimi. Tani për të na qetësuar thotë se po e bën Meta, ndërkohë nesër mund të thotë se do ta bëjë Lul Basha.

Ai thotë se ju jeni shfaqur i shqetësuar gjatë momentit që ju ka akuzuar, ose ka lënë të kuptohet se keni dorë në...

Së pari i vetmi shqetësim imi ka qenë kur kam mësuar se duan të vrasin Tomën, duan të vrasin një shok të maxhorancës dhe deputet. Së dyti kam mësuar se duan të vrasin edhe deputetin e opozitës dhe patjetër që merr përmasa akoma më të mëdha. Ky ka qenë i vetmi shqetësim imi dhe përpjekja për ta zbardhur këtë gjë, të cilën e ka penguar deri tani Toma.

Zoti Meta, nëse ju doni të zbardhnit këtë gjë dhe kërkoni që si kryetar i Kuvendit, si një nga dy krerët e maxhorancës, përse nuk ju drejtuat organeve kompetente? Përse nuk vutë në dijeni prokurorin që ishte kryesori, Policinë e Shtetit, po e mbyllët si të jetë një aferë gati -gati në dukje mafioze. Katër vetë që mblidhen, krerë të rëndësishëm politikë, pa lajmëruar Presidentin, pa e vënë në mbrojtje deputetin...

Mos e dramatizo më shumë sesa duhet. Gjithë kjo histori është e krijuar për...Ju lutem, unë kam të drejtën time të shprehem, ata që na dëgjojnë kanë të drejtën të na gjykojnë. Kjo është histori e krijuar për qëllime politike, mbas një akti politik që ka kryer Partia Socialiste pas përjashtimit të zotit Doshi.

Në të cilin keni dorë apo jo, ju zoti Meta.

Në cilin?

Në përjashtimin e zotit Doshi nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste.

Absolutisht, sepse unë nuk jam pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Ne kemi një marrëveshje me Partinë Socialiste. Se cilin përjashton Partia Socialiste, kjo është e drejta e saj.

A keni diktuar ju te zoti Rama për të marrë ketë vendim përjashtimi?

Nuk kisha asnjë arsye pse të diktoja, sepse unë nuk kisha asnjë shqetësim nga zoti Doshi, absolutisht.

Cili do të ishte shkaku, sipas jush, që Tom Doshi do ta përfshinte emrin tuaj në këtë histori?

Nuk e di fare këtë gjë. Le ta sqarojë me drejtësinë. Unë nuk kam asnjë problem, asnjë shqetësim.

Cilat kanë qenë raportet tuaja me zotin Doshi? Ju jeni dukur i afërt me të. Unë ju kam parë shpeshherë në Hotel Sheraton, në restorantin “ Il gusto”, duke drekuar.

Unë kam qenë në raporte mjaft korrekte.

Ka qenë miku juaj?

Edhe mik mund të them, pavarësisht se unë e rezervoj këtë fjalë, nuk e popullarizoj kaq shumë.

Përse një mik, po e quajmë pak edhe ndoshta më lehtë sesa në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, do të kthehet befas në një armik dhe t’ju japë juve një mesazh, sipas të cilit...

ثshtë interesi i tij politik. Kështu mendon se bëhet i besueshëm dhe i përdorshëm nga Berisha dhe po bëhet.

/Shekulli
 
Titulli: Ilir Meta: Ju rrëfej takimin me Tom Doshin dhe akuzat për vrasje

Sado i urryer te jete ky , ka minimalen e alfabetit, di te te artikuloj dhe te argumentoj...Jo si ai alpini qe nuk tha asgje pervec emrave te personave qe dashur pa dashur na u futen ne shtepi...
 
Titulli: Ilir Meta: Ju rrëfej takimin me Tom Doshin dhe akuzat për vrasje

Tani andej nga anet e mija thuhet nje fjale: Po te thane disa veta mbahu se je dehur edhe duhet te mbahesh :druprapanice:

Tani them te drejten ky Meta, aq shume eshte abuzuar apo ka abuzuar, se sikur ta perdore tere ate fjalorin e tij analfabetik per te na thene se : Lumi rrjedh poshte, une sdo e besoja pa u ngre e per t'pa :vriveten:
 
Titulli: Ilir Meta: Ju rrëfej takimin me Tom Doshin dhe akuzat për vrasje

"50 shades of Meta" :)
 
Titulli: Ilir Meta: Ju rrëfej takimin me Tom Doshin dhe akuzat për vrasje

sikur ishin te Tomes ato 50 shades :p
 
Titulli: Ilir Meta: Ju rrëfej takimin me Tom Doshin dhe akuzat për vrasje

Tani andej nga anet e mija thuhet nje fjale: Po te thane disa veta mbahu se je dehur edhe duhet te mbahesh :druprapanice:

Tani them te drejten ky Meta, aq shume eshte abuzuar apo ka abuzuar, se sikur ta perdore tere ate fjalorin e tij analfabetik per te na thene se : Lumi rrjedh poshte, une sdo e besoja pa u ngre e per t'pa :vriveten:

jo as une si besoj hic Metes....por te pakten e degjon dhe perpiqesh te kuptosh...kurse me Tomen situata ishte si kjome poshte

timthumb.php
 
Titulli: Ilir Meta: Ju rrëfej takimin me Tom Doshin dhe akuzat për vrasje

jo as une si besoj hic Metes....por te pakten e degjon dhe perpiqesh te kuptosh...kurse me Tomen situata ishte si kjome poshte

Me thene te drejten, megjithese ka kohe qe nuk degjoje nga politikberja shqipe, kam krijuar nje lloj pershtypje se ky Meta detyrimisht pelqehet :gjuhe: dhe kete jo nga dashuria qe kane per te se sa nga nevoja :tv: Pra luanim ne njefar loje kendej ne e i thoshim shul-u-vek :posta:Ene ky Meta, rri kshu te burimi :romeoxhuli: dhe ke e merr etja i nep uje :titanik:
 
Titulli: Ilir Meta: Ju rrëfej takimin me Tom Doshin dhe akuzat për vrasje

Une do doja opinionin e Hajdutit ketu :D
 
Titulli: Ilir Meta: Ju rrëfej takimin me Tom Doshin dhe akuzat për vrasje

O Bella mendimin e hajdutit se di por di mendimin e Salul Berashes :p
Sa ishte me PD ne qeveri Ilir Meta ishte i paster , i kulluar si uji i Valbones, sapo iku prej tyre u be pis dhe u njollos lol
 
Titulli: Ilir Meta: Ju rrëfej takimin me Tom Doshin dhe akuzat për vrasje

\mendimin e hajdutit do e shihni ne daten 12.....ku asnje nuk mban pergjegjesi per asgje....

ishalla po na e bojne pushim ate dite se pale ca ndodh me kto tritolat qe jane bo si fishekzjarre
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top