Ikën Shaba, Vllaznia prezanton administratorin Gjyrezi

cent

...Lontano
ثshtë zyrtarizuar dje lëvizja qe paralajmëruar prej një muaji më parë. Vendin e Kujtim Shabës e ka zënë që dje Fatos Gjyrezi, i cili është prezantuar larg shtypit

34t3kmu.jpg

Fjalët e përhapura para rreth një muaji nga vetë administrata e bashkisë janë bërë dje realitet. Kujtim Shaba nuk do të jetë më administratori i klubit të futbollit “Vllaznia”. Siç pritej, në vend të tij është emëruar Fatos Gjyrezi. Ky i fundit është prezantuar paraditen e djeshme, por larg mediave, larg njerëzve. Si për të thënë se ka ardhur në këtë detyrë më shumë për të punuar sesa për të folur.

Në fakt, prezantimi duhej të ishte ndryshe, sepse klubi nuk ka publikuar qoftë edhe një foto të administratorit të ri, Fatos Gjyrezit. Ky person ka mbajtur vite më parë edhe postin e nënkryetarit të Bashkisë Shkodër, por edhe të prefektit të Gjirokastrës, ndërsa dje ka zënë vendin e Kujtim Shabës në krye të klubit shkodran.

Prezantimi i administratorit të ri të Vllaznisë përpara punonjësve të klubit është bërë nga kryetari i bordit mbikëqyrës të shoqërisë aksionare “Vllaznia”, njëkohësisht edhe nënkryetar i Bashkisë Shkodër, Ritvan Troshani.

Siç bën të ditur vetë klubi përmes faqes së tij zyrtare, z.Troshani ka vlerësuar së pari punën dhe kontributin e ish-administratorit Shaba dhe ka bërë të ditur se shumë shpejt ai do të emërohet në një funksion tjetër. Më pas ka thënë se emërimi i Gjyrezit në krye të klubit shkodran është bërë me qëllim përmirësimin e mëtejshëm juridik, ekonomik dhe menaxherial të klubit.

Për Gjyrezin tashmë nis një përvojë e re dhe natyrisht një sfidë më vete, pasi për herë të parë në jetën e tij do t’i duhet të drejtojë një klub futbolli. Megjithatë, ai nuk është dukur aspak i trembur nga kjo gjë, por ka premtuar se do të bëjë më të mirën për ta ngritur sa më lart emrin e Vllaznisë. Administratori i ri, që në takimin e parë me stafin e tij, nuk ka ngurruar të japë edhe ndonjë ide të parë për atë që mund të ndryshojë në drejtimin e klubit.

Në këtë mënyrë, klubi shkodran ka një drejtues të ri, pasi i ka dhënë fund administrimit disamujor të Kujtim Shabës, i anatemuar jo pak në media apo në opinionin sportiv për mënyrën e drejtimit të punës. Shpesh ai ka marrë kritika të pamerituara. Megjithatë, tashmë është tjetër histori në krye të klubit shkodran dhe për Fatos Gjyrezin është një sfidë, që duhet fituar.
Kujtim Shaba, edhe në kohën, kur president ishte Valter Fushaj, ka qenë thuajse njeriu kryesor në klub. Me ndryshimin e drejtimit të klubit dhe kalimit të tij 100% në duart e bashkisë, drejtuesit e këtij institucioni i kanë besuar sërish atij këtë post.

Për një vit Kujtim Shaba ka mbajtur postin e administratorit, ka marrë akuza më shumë se kushdo tjetër, ndoshta shumë herë edhe padrejtësisht. اdo gjë negative i faturohej atij dhe për të gjitha këto arsye është vendosur zëvendësimi i tij. Në fakt, vetë Shaba prej kohësh ishte ftohur me drejtuesit e klubit dhe thuhet se e ka kërkuar vetë dorëheqjen. Largimi i djeshëm nga ky post nuk dihet, nëse është dorëheqje e tij apo shkarkim.

Ai nuk ka pasur dëshirë të flasë, por vetëm ka thënë se tashmë do të marrë lejen e zakonshme. Përflitet për një kalim të tij në krye të akademisë së klubit apo edhe në krye të klubit shumësportësh, megjithatë edhe për disa ditë e ardhmja e Shabës do te mbetet enigmë. Ajo që ia vlen tashmë të thuhet është se ndryshimi në krye të klubit “Vllaznia” ka ardhur dhe me Fatos Gjyrezin nis një cikël i ri drejtimi.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top