IgNobel për zbulimet më të “cmendura”

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
Zbulimet më të cmendura të vitit? Tashmë nderohen me një cmim “binjak” me Nobelin suedez që quhet IgNobel.
Bëhet fjalë për një version të “cmendur” por të vërtetë për zbulimet e “cmendura” të kryera nga universitetet e botës në harkun e një viti.

Ky cmim të jepet nga "Journal of Improbable Research". Keshtu, cmimin IgNobel Management e ka marrë një grup kërkuesish nga Universiteti i Katanias për punën rreth nderimit rastësor dhe jo meritokratik të mirënjohjes. Nga kjo lloj lotarie derivon një shoqëri e cila nuk falimention por përmirëson rezultatet cdo dite.

Cmimin e Inxhinierisë e ka marrë një grup kërkuesish nga Londra dhe Kalifornia që kanë studiuar një mjet për të mbledhur mukozën e balenave duke përdorur një mini-helikopter me telekomandë. Objektivi i kësaj shpikjeje është studimi i sëmundjeve në rrugët e frymëmarrjes tek balenat. IgNobel për Mjekësinë e ka fituar një studim holandez, sipas të cilit, kush vuan nga astma, duhet të bëjë një udhëtim në malet ruse.

Ekonomia ka shkuar për menaxherët e Goldman Sachs, AIG, Lehman Brothers, Bear Stearns, Merrill Lynch dhe Magnetar, të cilët kanë gjetur dhe promovuar rrugët të reja për investimin e parave.
 
Back
Top