Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Iftari në Shtëpinë e Bardhë

Javën e kaluar, në Shtëpinë e Bardhë, kryetari amerikan George Bush ka organizuar iftar për ambasadorët e vendeve islame të akredituar në Washington dhe përfaqësues të rëndësishëm të muslimanëve amerikan, si Keith Ellison.

Këtë vit për herë të parë në mesin e të ftuarve ishin përfaqësuesit e qeverisë së Arabisë Saudite dhe Kuvajtit.

- Ezani paralajmëroi ndërprerjen e agjërimit, në fillim për të pranishmit janë shërbyer hurme, lëngje dhe ujë. Më pas në Shtëpinë e Bardhë është falur namazi i akshamit, e pastaj është shërbyer ushqimi.

Organizime të tilla tashmë janë bërë tradicionale në Shtëpinë e Bardhë, sepse kryetari Bush bashkë me bashkëshorten e tij ka tetë vite që organizon iftare, duke nderuar muslimanët për kontributin e tyre në SHBA dhe në botë, siç thotë ai .

- Gjatë Ramazanit ne kujtojmë historinë e gjatë dhe t ë jashtëzakonshme të islamit. Islami me shekuj ishte burim i studimit dhe kulturës. Dijetarët dhe mendimtarët musliman kanë lëvizur kufijtë e diturisë dhe arsyes njerëzore. Njerëzit e të gjitha besimeve kishin dobi nga përparimi i muslimanëve në fushën e filozofisë, poezisë matematikës, medicinës etj. Në fillim të shekullit të ri, muslimanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë po atë traditë të zbulimeve, tha Bushi.

- Një ndër forcat kryesore të vendit tonë është llojllojshmëria fetare. Amerikanët praktikojnë besime të ndryshme. Të gjithë ne besojmë në të drejtën e çdo besimtari që ritet e tij t'i kryej lirshëm. Jemi kundër çdo fanatizmi çfarëdo lloji çoftë ai. Edhe gjatë tetë viteve të fundit administrata ime është krenare që kishte mundësi të bashkëpunoj me muslimanët amerikan në avancimin e drejtësisë dhe tolerancës fetare", tha presidenti Bush.

Presidenti veçoi disa nga të pranishmit, përfshirë këtu ata të cilët punojnë në programin kozmik amerikan, si dhe ata të cilët arritën rezultate të rëndësishme në fushën e mbrojtjes dhe teknologjisë.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back