“I vumë fëmijët në krevatin tonë, që nëse vdesim, të vdesim bashkë”

“I vumë fëmijët në krevatin tonë, që nëse vdesim, të vdesim bashkë”, kongresmenia palestineze “shpërthen” në lot​

Shiko fotografinë 1919494
lg.php


Luftë e madhe me viktima, të plagosur dhe shumë dëme të tjera materiale është duke u zhvilluar mes Izraelit dhe Palestinës. SHBA me në krye presidentin Joe Biden ka mbajtur qendrim pro Izraelit, mirëpo duke bërë thirrje për qetësim të situatës.

Ndërkohë disa anëtarë demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve kanë folur kundër mbështetjes ushtarake të Shteteve të Bashkuara për Izraelin dhe kanë bërë thirrje për mbrojtjen e të drejtave të Palestinezëve.

Rashida Tlaib shpërtheu në lot dhe kritikoi Presidentin Joe Biden dhe zyrtarët e tjerë të lartë për deklaratat ku do të ofronin mbështetjen izraelitëve.

“Nëse lexoni deklaratat nga Presidenti Joe Biden, Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe liderëve e të dy palëve, vështirë se do të shihni se palestinezët ekzistojnë, për të mos thënë fare”, tha Tlaib, e cila është e vetmja palestineze në Kongresin Amerikan.

“Nuk ka pasur asnjë njohje të sulmit ndaj familjeve palestineze që u rrëmbyen nga shtëpitë e tyre. Asnjë përmendje për fëmijët e vrarë. Asnjë qëndrim për ngacmimin nga policia izraelite kundër adhurueve të gjunjëzuar të cilët po luteshin dhe ishin duke festuar ditën më të shenjtë, në një nga vendet më të shenjta.

Pa përmendur që Al-Aqsa u rrethua nga dhuna, gazi lotsjellës, tymi ndërsa njerëzit ishin duke u lutur”, shtoi ajo Tlaib në një fjalim emocionues.

/Hapur
 
Dritheruese :/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top