I vetmi vend në Europë/ Suedezët vijojnë jetën normalisht, kafenetë dhe restorantet plot

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
I vetmi vend në Europë/ Suedezët vijojnë jetën normalisht, kafenetë dhe restorantet plot

1585598967585.png
Në krahasim me gjithë Europën, Suedia ende jeton normalisht sot. Shkollat fillore dhe kopshtet e fëmijëve vazhdojnë të punojnë, shumica e punonjësve shkojnë në punë ose punojnë nga shtëpia.
Të gjitha dyqanet janë të hapura, ashtu si transporti publik dhe shumica e aktiviteteve të hotelierisë dhe shërbimeve të tjera.
Të premten, megjithatë, kryeministri Stefan Löfven njoftoi se tubimet publike me më shumë se 50 pjesëmarrës nuk lejoheshin më, por kjo nuk vlente për tubimet e njerëzve në qendrat tregtare, transportin publik ose vendet e punës.
Deri në mbrëmjen e së shtunës, numri i të infektuarve ishte 3700 dhe të vdekur 110 dhe kjo ishte relativisht e lartë, por akoma jo afër situatës në Itali, ku numri i të vdekurve ka shkuar mbi 10,000. Koronavirusi arriti në Itali në të njëjtën ditë në fund të janarit, kur arriti edhe në Suedi.
©Copyright Gazeta SHQIP
 
Jane marre masa edhe atje, por suedezet dinin qe me pare te ruanin distancat e higjienën..
 
nuk shpeton kush nga kjo gje. kush me vone e kush me shpejt.
 
Nuk besoj se do ket vend ne bote qe sdo preket nga ky virus . Dhe nese jan marr marat paraprake ... do dali nje menyre e miefillte qe te preken te gjith
 
Parashikimet suedeze per virusin corona, jane;

12 % ne bote do e kalojne pa e vene re fare

27 % do e vene re dhe do ndihen keq por nuk do e pranojne se jane te prekur

6 % do vdesin (nuk do jem nder ta)

42 % do sherohen edhe pse te prekur rende

13 % do ngelin me trauma, nuk do dalin kurre nga karantina
 
Parashikimet suedeze per virusin corona, jane;

12 % ne bote do e kalojne pa e vene re fare

27 % do e vene re dhe do ndihen keq por nuk do e pranojne se jane te prekur

6 % do vdesin (nuk do jem nder ta)

42 % do sherohen edhe pse te prekur rende

13 % do ngelin me trauma, nuk do dalin kurre nga karantina

T'shohim..
Ne lufte ushtaret gjithmone numrohen nfund.
 
mund te jete drejtuar specifikisht vetem disa vendeve .. prandaj te tjeret kan me shume imunitet
 
Nje kuriozitet per vendet skandinave...

Finlanda n'karantine 17 te vdekur deri tani...
Norvegjia n'karantine 36...
Danimarka n'karantine 90...

Suedia (vazhdon jeten normalisht) 180 te vdekur...

Kur te mbaroje kjo suedia del e humbur per nga numri vdekjeve, por fiton nga krahu tjeter sepse do jete me e forte ekonomikisht ?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top